Karmina i dërgon mesazh ngushëllimit Hakiut të Vjenës, për gjobën 30 mijë euro

24 Maj 2020, 20:13Antena TEMA

Presidenti i Austrisë ka qëndruar dje në restoranin e Hakiut të Vjenës, pas orës 1 të mbrëmjes.

Policia ka konstatuar që në restorant ka njerëz pas orës 11:00, dhe ka ndërhyrë.

Presidenti është detyruar të kërkojë ndjesë dhe është larguar, ndërsa restoranti është dënuar me 30 mijë euro gjobë.

Pronari është Hakiu i Vjenës, siç i flet Karmina, një restorant ku ajo shkonte çdo fundjavë në Vjenë për pica.

Për këtë shkak, Zeni kishte ndërhyrë tek Jari dhe Hakiu është dekoruar me “Urdhërin e Skënderbeut” të klasit të parë.

Ngjarja e djeshme e trishtoi Karminën.

Ajo vendosi t’i shkruajë një mesazh mbështetës Hakiut:

“I dashur Haki.

Mësova lajmin për gjobitjen tuaj, pse në restorantin tuaj po qëndronte presidenti për darkë, pas orës 11:00.

Kjo është një ngjarje e pazakontë.

Ne në Lalëz rrimë me presidentin deri afër të gdhirit në restorant dhe nuk na thotë njeri gjë.

Sot Doktori u ka bërë thirrje shqiptarëve të ngrihen në këmbë e të thyejnë rregullat e pandemisë që ka vendosur qeveria.

Shpresoj të njëjtën gjë ta bëjë dhe populli i Vjenës.

Unë mezi po pres të hapet kufiri, e të vijë çdo fundjavë në Austri, siç kam bërë më parë, për të shijuar verën dhe picat e tua, afër Operas, ku kam parë dhe fotograuar artistët më të mëdhenj të botës.

Merlin Monro ka thënë, se “fuqia e njeriut duket kur tentojnë ta vënë nën vete”.

Edhe ti besoj do t’ia dalësh dhe do tregosh fuqinë tënde.

Por nuk duhet ta lësh me kaq.

Ti duhet të bëhesh promotor i luftës së popullit austriak kundër masave të qeverisë, që tenton të mbajë popullin austriak të izoluar.

Me siguri, presidentit ja ka bërë këtë puç kryeministri, siç ja bën Edi Rama, Ilir Metës rregullisht. Po ti mo su dorëzo.

Tregoju austriakëve se e ke merituar “Urdhërin e Skëndërbeut” dhe bëhu frymëzues i një lëvizje popullore austriake kundër diktaturës së Covid-19.

Mezi pres të të shoh.

Karmina!”

1 komente në “Karmina i dërgon mesazh ngushëllimit Hakiut të Vjenës, për gjobën 30 mijë euro”

  1. Prostituta Kombetare Sali says:

    Te duam Karmina, je shume e gjindshme dhe bujare!
    Xeni yne ishte me fat!
    Vetem nje te keqe ke ti Karmine, nuk je kushrina e Xenit, po na ngel djali ne dere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje