Si u zbatua “ teoria e ngjarjeve” në Shqipëri për Covid -19

24 Maj 2020, 19:49Editorial TEMA

Nga Prof. Perlat Kapisyzi*

Dje doli nje artikull ne gazetën italiane Corriere della Sera”: “Pse Shqipëria kishte më pak viktima nga COVID-19”, duke evidentuar faktin se  ato vende ishin më modeste, sepse ato ishin më të vetëdijshme për brishtësinë e sistemeve të tyre shëndetësore. Duke dashur ne fillim te shpreh vleresimin e sinqertë per kete shkrim, do te doja te shtoja se Shqiperia dhe vendet e tjera te suksesshme per  perballimin e pandemisë nuk e arritën vetëm sepse ato ishin te vetëdijëshme për brishtesinë e sistemit të tyre ekonomik dhe shëndetësor, por në radhë të parë u përpoqën te zbatonin teorine e “ngjarjeve” të Ronald Ross, sipas te cilit, shkalla e përhapjes së infeksionit nuk është e varur vetëm nga virulenca, kontagioziteti e virusit, dhe imuniteti i komunitetit, por edhe nga përqasje politike, volumet e zhvendosjes se popullateve dhe reagimi i sistemit shëndetesor.

Në qershor të Vitit 1915, Lieut.-Colonel Sir Ronald Ross mbrojti teorinë e tij se ngjarjet paraprake janë shumë të rëndësishme në ngadalesimin dhe përfundimin e një pandemie.

Ross i ndante “ngjarjet”ne dy klasa: në klasen e parë, ku ngjarjet janë të pavarura nga numri i personave te infektuar dhe në klasën e dytë, ku ngjarjet janë të përcaktuara nga numri i të infektuarve.

Virulenca dhe kontagioziteti i virusit, sensibiliteti i komunitetit, janë ngjarje të paevitueshme. Perqasjet politike, zhvendosjet e volumeve te komunitetit dhe menyra se si reagon sistemi shendetësor, por edhe vet komuniteti, janë ngjarje të evitueshme.

Ross mbas shume vite studimesh, arriti ne perfundimin qe te zhdukesh malarien, jo domosdoshmerisht duhet vrarë mushkonja e fundit, por deri në nje numer të tillë poshtë të cilit malarja zhdukej, duke hedhur që atehere konceptin e numrit te riprodhimit te infeksionit R.

Si u zbatua “teoria e ngjarjeve” ne Shqiperi?

Duke u konsultuar me strategjite e vendeve të përparuara, reagimi politik i menjëhershëm dhe në mënyren e duhur, ishte një nga arsyet përse Shqipëria rradhitet në vendet me rezultate nga më të mirat ne luften kundër Covid -19

Distancimi social ekstensiv, sigurimi i plotë në kohë i paisjeve mbrojtëse personale, testeve diagnostike, gjurmimit te kontakteve, si dhe kombinimi perfekt i te gjitha strukturave shteterore dhe shëndetesore për zbatimin e distancimit social, ishin masat deçisive të zbatuara nga komuniteti, te kontrolluara nga shteti, të cilat influencuan ndjeshëm në prevalencen e infeksiozitetit prevalenc, që varion përafersisht nga 0.4%-0.5%.

Zhvendosja e shqiptarëve jashte dhe brenda shtetit për nje vit është e barabartë me zhvendosjen për nje muaj të komuniteteve në vendet perendimore, çka është një arsye tjetër që shpjegon se sa i rëndësishëm është volumi i zhvendosjeve të komuniteteve ne nje pandemi.

Nje moment tjeter shumë i rëndësishëm ishte dhe është reagimi i strukturave dhe personelit mjekësor. Ishte një reagìm i matur, por jo i vonuar, me energji dhe plot profesionalizem, duke bashkuar dhe harmonizuar se bashku të gjitha strukturat shëndetesore, nga mjeku i familjes, stafi i epidemiologëve, Instituti i Shëndetit Publik dhe duke perfunduar tek pneumologet dhe infeksionistet.

Rradhitja e Shqiperise në vendet me perqasjen nga me te mirat ndaj pandemise Covid 19, është padyshim edhe një merite e shoqërisë shqiptare, e cilia si rrallë ndonjëhere, duke u solidarizuar me komunitetin shëndetesor, zbatoi në mënyrë shembullore distancimin social ekstensiv, i cili ka qenë dhe është mënyra më efikase për ngadalësimin e përhapjes së infeksionit në kushtet e nje komuniteti pa imunitet.

Zbatimi i “ teorise se ngjarjeve”në pandemine e trembedhjetë Covid 19, është një përqasje thelbëore për të përballuar me sukses  cdo pandemi. Nënvleresimi ose harresa ndaj kësaj perqasje, ishte dhe do te jete me pasoja te renda njerëzore dhe ekonomike.

Moszbatimi i “ teorise se ngjarjeve” i kushtuan mijëra te vdekur “modeleve” qe nuk moren në konsideratë “teorine e ngjarjeve”. Kryeministri Konte nën presionin e democracise liberale u vonua për të marre masat e distancimit social ekstensiv, çka u pasua nga mijëra te vdekur.

Boris Johnson në mes te marsit i bente thirje popullit anglez qe te pergatitej te ndahej parakohe nga te dashurit e tyre dhe se do përballen me një nga sfidat më të mëdha që ka patur Anglia. Ndërkohe qe Johnson nuk mori në konsiderat distancimin social, as mbylljen e shkollave, duke u mbeshtetur në teorine e imunitetit te komunitetit (herd immunity).

Por realiteti i behur shpejt, i ndryshoj perqasjen e “coronaexit”, në perputhje me strategjine e ËHO.

Kjo pandemi na mesoj shume shpejt se sa e rendesishme eshte vonesa ne zbatimin e “teorise se ngjarjeve”. Vonesa në zbatimin e saj, shteteve me struktura shendetesore nga me te fuqishmet si Italia, Spanja Franca, Gjermania, Belgjika dhe USA, me volume te medha zhvendosjesh te komuniteteve, u pasua nga numra te frikshem infeksioziteti dhe mortaliteti, dhe nga një kolaps i strukturave shëndetësore.

Si kurrë ndonjehere, komunikimi profesional virtual dhe real shpertheu vrullshem, duke pasqyruar sa solidaritetin shkencor, teknik, aq edhe ate njerëzor.

Kjo pandemi tregoi se strategjite e suksesshme në kujdesin shëndetesor në kushte normale bëhen akoma me efikase në gjëndjen e pandemise.

Strategjia qe nje sherbim i sigurtë dhe cilesor ndaj pacientit mund te realizohet vetem nëpërmjet krijimit të kushteve të sigurta dhe cilësore ndaj personelit shëndetesor, ishte po aq e suksesshme edhe në pandemine Covid 19.

Riorganizimi i infrastruktures për parandalimin e perhapjes se infeksionit, paisja me mjetet mbrojtjese personale të personelit shëndetësor (mungesen e të cilave e kanë ndjere sistemet shendetesore shume me te fuqishme se sa i joni), shmangja e çdo mungese në medikamente, ekzaminime laboratorike dhe imazherike, kanë bërë që personeli shëndetesor të ofrojë shërbim të sigurt cilësor, bashkëkohor, edhe ne kushtet e pandemise.

Kjo “beteje” nuk mund te fitohej pa qendrueshmerine, kujdesin, vetmohimin dhe dhembshurinë të cilat ishin “armatimet e rënda” që  përdori personeli shendetesor i mbështetur si kurrë ndonjehere nga i gjithë komuniteti, me shpresën që kjo mbështetje inkurajuese të vazhdojë edhe mbas pandemise Covid 19. Personeli shëndetësor është ai që ka ofruar kujdes shendetesor, duke përballuar me sukses dhe  vazhdimisht pandemi edhe me parë.

Eshte monenti që personeli shëndetesor të ketë edhe një rivleresim të merituar, inkurajues, te vazhdueshem nga shteti.

*Pneumolog

20 komente në “Si u zbatua “ teoria e ngjarjeve” në Shqipëri për Covid -19”

  1. ??? says:

    Nderime , profesor .

  2. Na ruajt zoti says:

    Shkrim realist …

  3. Faleminderit DOKTOR ? says:

    Mirë mor profesor .Të kuptojmë ne, por s’të kupton ish doktor Berisha, që bën thirrje të derdhet kupa tani, ndërkohë që përkujdesja juaj dhe e qeverisë ka qenë shembullore.
    Shkruani ju, se edhe pse sjemi doktora, ne ju kuptojmë , nderrojmë dhe zbatojmë ato çfar ju na kërkoni .

  4. Lan XHABIJA says:

    Të lumtë Dr.Prof. Perlat KAPISYZI.
    Çdo gjë që keni shkruajtur, e keni të saktë, dhe kjo gjë, është si rrjedhojë e formimit tuaj profesional e shkencor dhe kulturor në përgjithësi, shoqëruar kjo, me një humanizëm të rrallë, si një i përbetuar i denjë i HIPOKRATIT.
    Në institucionin që drejton Dr.Prof. Perlat Kapisyzi, (Senatoriumi), ndihet dora e këtijë drejtuesi që nga çështjet më të imta e deri ato të komplikuarat. Aty ka një kompaktesi sherbimi, që vetëm në klinikat kanadeze e gjermane gjënden, ku prevalon korektesa, dashamirësia, dhe ngrohtësia që gjen pacienti nga personeli mjek e infermier.
    Nuk mungon asnjë medikament, jo sot, por historikisht qysh kur aty, drejton Dr.prof. Kapisyzi, dhe kjo, është arritur vetëm nga ndergjegjja e lartë etiko profesionale e këtijë burri, më karakter të fortë.
    Nuk ka ndodhur e nuk ndodh që aty, të njihet fjala rryshfet, për të marrë shërbimin mjekesor. Çdo gjë, shërbehet, në kohë e me cilësi.
    Këto që shkruaj, i kam provuar vetë, mbasi para disa viteve, kam qenë i shtruar me një problem pulmonar në atë spital. Pa asnji njohje e rekomandim. Duke filluar nga Urgjenca e deri tek shtrimi në Pavion.
    I gjithë personeli, korrekt, dhe kjo, është pasqyra më e mirë e punës së Dr.Prof.Perlat KAPISYZIT, të cilit, me këtë rast, i përcjell urimet më të mira, për festen e Bajramit.

  5. Jimi says:

    I meritoni falenderimet.

  6. Fisniku says:

    Patjeter qe shqiperia ka njerez shume profesioniste dhe me fat qe kishim nje “diktator” si Rama ne krye. Une do shtoja qe vendet e pasura nuk duan ta pranojne realiteti e hidhur qe qeverite e tyre si dhe sistemi i tyre shendetsore megjithe supremacine e tyre deshtuan.

    Se fundi edhe Suedia qe perdori teknike tjeter ka numrin me te larte te vdekjeve per popullsi ne Evrope dhe megjithese nuk duan ta pranojne deshtuan me qellimin e tyre te imunizimit natyral te popullsise.

  7. Www says:

    Nederim dhe respekt për të gjithë specialistët, që treguan se ishin të aftë në maksimum për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonëshme.
    Qeveria ua diti për nder, i vlerësoi, i dëgjoi dhe zbatoi strategjinë e hartuar prej tyre, duke i ndihmuar njëkohësisht, aq sa mund ta bënte.
    Shqiptarët u ndjenë të sigurt dhe për herë të parë panë se mes mjekëve ka dhe MJEKË.

  8. Mf says:

    Me ne fund argumente bindese.
    Ju falenderojme Dr. !
    Kur flet shkenca injoranca zbythet ! E thjeshte fare
    Konsideraten me te karte.
    Dr. Zhivago

  9. Entoni says:

    Edhe une si amator po ngre disa pyetje?

    1) Pse vendet e lindjes edhe Ballkani nuk u preken rend nga virusi Covid 19?
    – vaksinat tbc etc te cilat keto vende vazhdojne i mbajne ne protokoll trashgim i regjimeve komuniste

    2) pse ne Shqiperi nuk u manifestua forma ekspotenciale e pandemise?

    – ndoshta sepse piku i epidemise ishte ne muajt janar dhe shkurt. Skanerat e mushkurive ne QSUT edhe Senatoriumit e vertetojne.
    – a mund ta mohoni qe te dhenat jane te rreme. Ne fillim nuk benit testime tani nxirrni raste sipas oreksit per te vertetuar qe qeveria ka bere pune te mire.

    3) A eshte e vertet qe pikun e epidemise e kane perballuar mjeket e familjes?

    Pak e hidhur kjo per Rilindjen sepse i heq pike qeverise edhe Edi Rames. Por eshte e vertet kane qene mjeket e familjes te cilet ne muajet janar shkurt kane perballuar ate qe duhet te ishte e paraqitur me formen ekspotenciale te grafikut te nje pandemie.

    1. ben says:

      Entoni-nje miku im doktor epideolog nga me me experience ne Kanada, me spjegoi se vaksina TCB, qe kemi trasheguar nga komunizmi dhe qe edhe une deri dje besoja se ishte aresyeja se perse ne shqiptaret e kemi kaluar me mire se te tjeret, te pakten deri tani, nuk ka te beje fare me suksesin e shqiptareve ndaj Covid-19.
      Aresyet i spjegon shume mire doctor Kapisyzi ne kete shkrim.

  10. Gani says:

    A di ndonje nga keta komptentet komentus apo kta doktor, sa vdekje natural. Ka. Pas ne shqiperi apo ne itali a gjetke??
    Sa ishin te ftohur a sa me grip etj etj??
    Se si me magji, gripi u zhduk, dhe pse ka sezonin Der ne fund prill fillim Maji, I ftohti po ashtu mbaroi, vdekje naturale po ashtu Ska me, kanceri e sa e sa semundje te tjera vrasese ?
    A di ndonje nga kta specialistet tane te na shpjegojn si ka mundesi qe burri del me. Korona, gjithe familja jo dhe pse jetojn ne nje apt 60 m katror. Dhe pas 2 ditesh dhe burri del negativ??jo 1 Rast se dhe ndodh, po Jan me dhjetara raste qe di un. Dhe te flasesh per ndershmeri doktoresh ne shqiperi, ku per nje dhemball te prishur te vene Gjith gojen proteze.
    A harrova do, Dal ndonje komentus do thot Rama hoqi korrupsionin ne mjekesi.
    Poshte virusi, rrofte virusi.
    As Mos I besoni keta doktor, un Shpresoj te jem gabim po kshu si po ven punet, I rofte sebepi rames, ka me ju lon ne shpi Gjith vitin, ta Beni plazhin me govat ne ballkon.

  11. Julie says:

    Faleminderit Dr. Prof. Kapisyzi! Shkrim i shkelqyer qe mbulon ne menyre shkencore dhe objektive te gjithe faktoret influencues te kesaj pandemie dhe impaktin e tyre.
    Ky shkrim pasqyron, nivelin tuaj Te larte profesional dhe mendimin kritik qe ju karakterizon. Jemi me fat qe kemi mjek e drejtues te kalibrit tuaj !!!

  12. shoku says:

    Po kur na del nje koqe kandari si Sazan Guri ,apo nje fare Koxhaj,koxhaj na hiqen mbi doktore duke bere thirrje se covid-19 eshte mashtrim , si tia bejme ,o doktor ? E di, edi ! T’i varim teneqene ,ketyre dhe nje fare Erion Kristo….

  13. ppa says:

    Shume mire profesor.

  14. star says:

    PROFESOR PERLATI ESHTE NJERI DHE HUMANIST I MADH.SHIKONI SI ESHTE TANI SPITALI DHE KRAHASONI ME SI KA QENE ME PARE.

  15. Ana says:

    Plotesisht ne nje mendje me doktorin. Por cfare e ndihmoi situaten ishte edhe mos pasja e nje metroje ne Tirane. Aty ne nentoke, ku vlojne temperaturat e larta, aty pati perhapje masive te covidit midis udhetareve. Dicka tjeter qe na ndihmoi ishte edhe mungesa e emigranteve qe shtojne ne semundjet ngjitese.
    Imuniteti i tufes nuk funksionon, perkundrazi , izolimi dha rezultate. U provua ne Kine, ku qytetet vatra u izoluan, duke mundesuar qe virusi mos perhapej ne pjesen tjeter te vendit.

  16. taksapaguesi says:

    Ti qenke Gani nga mendja dhe nga emri. E kane thene e sterthene 1 milion here, virusi me shumicen e rasteve e kalon pa dhene asnje simptom ose simptoma te lehta. Mund ta kete pas gjithe familja e kalon pa dhene asnje simptom por nje anetare i familjes kalon me simptoma te renda apo nese ka semundje edhe humbet jeten. Amani o njerez se nuk rrotullohet bota rreth aparatmentit tuaj 60m katrore lat nam me keto teorite tuaja idiote.

  17. ... says:

    I gjithe shkrimi eshte nje cope kake e mbeshtjelle me leter me ngjyra qe te duket si karamele. Teorine e ngjarjeve vetem sa e ke permendur per te mashtruar se gjoja u mbeshtetet ne shkence per te egzagjeruar cdo mase deri ne absurd. Ju nuk keni perdorur asnje prej principeve te teorise se ngjarjeve, ose po deshe na spiego pak se si nepermjet teorise se ngjarjeve keni percaktuar fashat orare. Si pasardhes direkt i nje familje sherbetore e diktatures edhe ti o zoteri doktor leshi vzhdon punen e nisur nga paraardhesit e tu. Mut i jati, mut i biri, mut ay qe beri t’ane.

    1. Julie says:

      grow some balls and show your name !!!

      1. ... says:

        My balls are big and I have a dick, as big as you’d like. As for my name, I do not tell it, you may commit suicide, were you to know it.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje