Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej në zgjedhje më 13 tetor! Më pas ndryshoi qëndrim

25 Maj 2020, 23:25Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta ka mohuar në emisionin “Opinion” se po punon për krijimin e një partie të re pas përfundimit të mandatit të presidentit.

Po ashtu, ai foli dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën dhe se synonte zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Meta tha se për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor kishte diskutuar me opozitën, por sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha, kishte ndryshuar qëndrim.

Blendi Fevziu: Ju po punoni për krijimin e një partie të re..

Ilir Meta: Si do e krijoj këtë parti politike?

Blendi Fevziu: Siç krijove LSI.

Ilir Meta: Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti.

Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin.

Blendi Fevziu: Pse i shtytë zgjedhjet?

 Ilir Meta: I shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse.

Blendi Fevziu: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.

Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje.

Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.

2 komente në “Meta: Basha nuk u tregua korrekt, më dha fjalën që do futej në zgjedhje më 13 tetor! Më pas ndryshoi qëndrim”

  1. Mandravellua says:

    Domethene Likja i nxjerre dekretet duke u konsultuar me Bashen dhe Monen, jo me tryezen e partive apo me Komisionin e zgjedhjeve.
    Mire ta ka bere, bythqir. se nuk le para pa vjedhur ,e 3% elektorat.
    Po te te kishte mbetur 1 % burreri, duhet te jepje dorheqjen qe atehere.
    Fakti qe nuk te pordhi njeri ne dere tregon sa autoritet ke.
    As LSI nuk beri nje minimiting simbolik ate dite. Te dhjeu mu ne krevat dhe travstiti jot.

  2. hasani says:

    Po me ke do te votonte basha more mender president, me Ndard Ndoken, se qytetaret e tjere nuk merrnin pjese pasi votuan njehere. Ja cfare kurdis presidenti yne me ate debilin basha (po megjithe ate mire se ktheu mendje ne kohe).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje