Pas largimit të kioskave dhe tezgave nga tregu elektrik, të cilat u sistemuan në një hapësirë më të përshtatshme, Bashkia e Tiranës nisi investimin më të madh në këto 30 vite në Njësinë 2. Dikur një nga zonat më të degraduara, shumë shpejt blloku që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi” do të transformohet tërësisht, ku krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse.
Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të punohet edhe gjatë verës, për të kapur afatet. “Ky është investimi më i madh në Njësisë 2; jemi te blloku “Taulantia”, një zonë e ngelur si ato zonat mes dy kufijve, njësisë 1 dhe 2. Më vjen mirë që kjo zonë po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Do të punojmë gjatë gjithë verës për t’u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik”, tha ai.
Veliaj shtoi se kishte ardhur koha që pas 30 vitesh tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë e kioska, duke zënë hapësirat publike, por të sistemohej në mënyrë të denjë. “Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”, tha ai.
Sipas tij, bashkia do të vijojë me investimet në mënyrë kapilare në të gjitha lagjet. “E kuptoj vitin ’91-’92, kur sapo kishte filluar kapitalizmi, ishte i nevojshëm qarkullimi i të mirave materiale dhe financave, por vjen një ditë kur duhet t’i hapim rrugë zhvillimit. Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet”, tha Veliaj.
Ai siguroi qytetarët e Tiranës se për sa kohë që kjo bashki është e fokusuar te modernizimi i qytetit, zhvillimi do të prekë çdo cep të sajin. “Siç nuk do lëmë mënjanë edhe veprat apo simbolet në qendër, si Teatri i ri, Piramida apo Parku “Rinia”, i cili hapet në 1 qershor – dua të ftoj të gjithë fëmijët dhe familjet e Tiranës të jenë pjesë e këtij aktiviteti – kështu do të vazhdojmë cep më cep”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për të liruar hapësirat publike të zaptuara, ndërsa theksoi gatishmërinë e Bashkisë së Tiranës për të sistemuar përmes programeve të ndryshme të strehimit, të gjithë ata që preken nga këto projekte. “I kërkoj qytetarëve bashkëpunim! Do bëjmë maksimumin për të akomoduar sa të mundemi nevojat e komunitetit, ama aty ku dikush është në mes të rrugës, do të duhet të hapë rrugë. Kemi mundësi që me bonuset e qirasë të ndihmojmë të gjithë ata që preken, por duhet ta pranojmë, herët a vonë, nëse ke ndërtuar në pronë publike dhe ke bllokuar rrugën për mijëra qytetarë, do të duhet që t’i hapësh rrugë vendit”, nënvizoi ai.
Ky bllok ka një sipërfaqe rreth 13 ha, në të cilën mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 katëshe dhe pallate 4-5 katëshe. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Gjithashtu pjese e projektit do jetë trajtimi i hapësirave publike si dhe ndërtimi i parkingjeve në brendësi të bllokut. Ndërkaq, zona e Tregut Elektrik është trajtuar si një zonë pedonale dhe me gjelbërim.
Akoma nuk e kan arrestuar këtë banditin?Këshilli i Turpit’, ata që firmosën për shembjen e Teatrit Kombëtar marrin disa pagesa në borde të ndryshme (Emrat).Gjatë fjalës së saj para protestuesve, aktivistja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Mirela Karabina lexoi emrat e anëtarëve të Këshillit Bashkiak Tiranë që votuan pro prishjes së Teatrit Kombëtar. Me një foto të tyre ku shkruhej “Këshilli i Turpit”, Karabina tregoi se sa punë bëjnë në shtet këta anëtarë të Këshillit.LISTA:Luan Bregasi, Shoqata ”Biznes Albania”, Anëtar Bordi i “AIDA” ku qeveria jep fondet e PPP-ve dhe në 2 borde të tjerë.Plarent Ndreca, Sekretar në Ministrinë e Brendshme, kryetar i tenderëve të Shqipërisë, anëtar në 4 borde shteti.Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak, Konsulent në BSH dhe anëtarë në 2 borde shteti.Vjollca Braho, Drejtore e Inspektoriatit Shëndetësor (ISHSH), anëtare në 5 borde shteti.Mira Rakacolli, Zv/ministre e Shëndetësisë, kryetare e komitetit të Ekspertëve të Luftës “Covid-19”, anëtare në 3 borde shteti dhe gruaja e drejtorit i të spitalit “Shefqet Ndroqi”-Tiranë.Joleza Koka, specialiste investimesh në Ministrinë e Shëndetësisë; dhe këshilltare në ISSH.Adrian Civici, Ish-Anëtar Bordi i BSH, ish president i UET, Dekan “Universiteti Mesdhetar”, konsulent i Ramës dhe anëtar në 2 borde shteti.Aldrin Dalipi, Kryetar i Këshillit të Qarkut-Tiranë, anëtarë në 3 borde shteti për pronat.Besfort Lamallari, Zv/ministër i Brendshëm dhe Prefekt i Shkodrës, anëtar në 2 borde shteti.Teuta Vodo, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.Romina Kuko, Zv/ministre e Brendshme dhe anëtare në 2 borde shteti.Julian Hodaj, Zv/ministër i Brendshëm dhe anëtar në 3 borde shteti.Albert Nikolla, Këshilltar i Kryeministrit dhe anëtar në 3 borde shteti.Bardhylka Kospiri, Zv/ministre e Shëndetësisë dhe anëtare në 2 borde shteti.Sonila Qato, ish-Drejtore e Rrugëve, këshilltare e Belinda Ballukut, anëtare në 2 borde shteti.Arta Dollani, Drejtore e Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe anëtare në 3 borde shteti.Ervin Mete, Kryetar i Mbikëqyrjes Financare, anëtar në 3 borde shteti.Klodiana Beshku, Këshilltare e Edi Ramës në Ministrisë e Jashtme, anëtare në 2 borde shteti.Oltion Rrumbullaku, Zv/ministër i Arsimit, anëtar në 2 borde shteti.Artur Sula, Dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, anëtar në 2 borde shteti.Dajna Sorensen, Zv/ministre e Financave dhe anëtare në 2 borde shteti.Eridian Salianji, Ish- Zv/ministër Drejtësie, Jurist i PS në KQZ, anëtar në 2 borde shteti.Ornela Çuçi, Zv/ministre e Mjedis-Turizmit, anëtare në 2 borde shteti.Frida Krifca, Drejtore e AZHBR (Fondet Bujqësore) dhe anëtare në 2 borde shteti.Ermira Gjeçi, Zv/ministre e Bujqësisë, anëtare në 2 borde shteti.Etjen Xhafaj, Zv/ministër i Jashtëm, anëtar në 3 borde shteti,Koli Bele, Jursit i PS, ish-Sekretar në 3 Ministri, anëtarë në 4 borde shteti.Redi Shtino, Zv/ministër Arsimi, anëtar në 2 borde shteti Blerina Doracaj, Ish-drejtore e Përgjithshme e Hipotekave, tani zyrtare në PS.Hantin Bonati, Zv/ministër i Energjisë, anëtar në 3 borde shteti.Enis Hoxha, Zv/drejtor i Hiptekave, anëtar në 2 borde shteti.Alketa Hila, N/drejtore e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, anëtare në 2 borde shteti.Egert Vargu, Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial.Maura Linadi, Koordinatore Kombëtare për votuesit për herë të parë, FRESSH.Sara Shameti, kordinatore e FRESSH, për lëvizjet stundentore, këshilltare e Arbi Maznikut.
Ky lali eri eshte me bythqiri nga te ter politikanet. Shum hajdutet dhe dinak i shenjtazuare