Shqiptarët “harrojnë” frikën nga koronavirusi, shqetësimi kryesor tani është ekonomia

26 Maj 2020, 18:22Ekonomia TEMA

Me zgjerimin e listës së bizneseve të lejuara për të ushtruar aktivitetin dhe me heqjen e “leje daljes” duket se shqiptarët pak nga pak po i kthehen normalitetit.

IDRA në vijim të anketave të realizuara përgjatë situatës së COVID-19, ka hedhur në platformën IDRApoll.com një anketë tjetër në lidhje me shqetësimin më të madh që shoqëron shqiptarët në këtë “jetë normale” të re.

998 panelistë të IDRApoll i janë përgjigjur pyetjes së ditës: “Pas masave lehtësuese të lëvizjes në lidhje me situatën COVID-19, a mund të na thoni se sa të shqetësuar jeni për: (i) shëndetin tuaj dhe (ii) situatën tuaj ekonomike?”

Nga përgjigjet e mbledhura vihet re se “frika për shëndetin” nga COVID-19 del në plan të dytë dhe shqetësimi përqendrohet tek situata ekonomike ku më shumë se gjysma e të anketuarëve (57 %) shprehen se janë “shumë të shqetësuar” ose “më së shumti të shqetësuar” për gjendjen e tyre ekonomike.

Ndërkohë që gjysma e të anketuarëve (50%) deklaron se është “më së shumti jo të shqetësuar” ose “aspak të shqetësuar” për shëndetin gjatë kësaj periudhe.

Analiza e të dhënave në bazë gjinie, grup-moshe apo arsimi duket se jep rezultate të ngjashme apo me diferenca të parëndësishme.

Të vetmen diferencë e bëjnë të anketuarit e kategorisë me të “me të ardhura të ulëta”, të cilët duken se janë më të “alarmuar” si për situatën shëndetësore ashtu edhe për atë ekonomike.

Rezultatet janë përfaqësuese për moshat 18-44 vjeç.

2 komente në “Shqiptarët “harrojnë” frikën nga koronavirusi, shqetësimi kryesor tani është ekonomia”

  1. Ky Gimi me tha mua 7% says:

    Ne e harrojme por virusi nuk na harron. Mashtrojme veten nqs mendojme se e kaluam te keqen.

  2. Bimi says:

    Normalisht ata qe kane jetuar disi jeten e kuptojne qe te jetosh ne mjerim eshte torture. Per ata qe jane shume te varfer kuptohet egzistenca eshte paresore. Idiotesia kolektive e mbylljes se globit do te vuhet shume me teper nga vendet e pazhvilluara. Dhe duke marre parasysh se pa imunitet tufe nuk ke shpetim nga ky virus dhe imuniteti pasi ke kaluar semundjen (e koronoviruseve sipas studimeve holndeze 10 vjecare) zhduket per 6 muaj virusi do kaloje disa here e ata qe nuk e perballojne do vdesin. Kjo eshte jeta. Vdekja eshte pjse e saj. Mirepo shkaterrimi ekonomik do jete shume i veshtire. Udheheqja shqiptare me gjysem intelektuale dhe shoqeria civile me persona si Ngjela apo klosi nuk po e kuptojne sa e thelle eshte kriza. Per 6 muaj do kuptohen efektet e marrezise kolektive. Nejse Shqiperia si e mbyllur si e hapur maximumi ndikon 25% ndikon ne mireqenjen e shqiptareve. Por idiotesia e te tjereve vendeve te zhvilluara eshte me permasa biblike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje