Tryeza e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari: Sot prezantoj draftin për ligjin e referendumit. Sistemi danez perfekt, diskutojmë financimet dhe depolitizimin e komisioneve

26 Maj 2020, 10:19Politika TEMA

Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, njoftoi në emisionin “Dita jonë” sot se ajo do të prezantojë në tryezë një ligj për referendumin.

“Kemi shumë çështje për t’u diskutuar sot, si depolitizimi i administratës zgjedhore, Kolegji Zgjedhor, financimi i partive dhe financimi i fushatave.

Po ashtu, sot do të prezantoj diçka që ka të bëjë me ligjin e referendumit. Ka patur edhe më parë tentativa për ta sjellë ligjin e referendumit.

Është një draft që i jep mundësi qytetarëve që ta kenë më të lehtë të mbajnë referendum për çështjet me interes të lartë kombëtar”, tha Hajdari.

Kur u pyet në lidhje me sistemin danez, Hajdari theksoi: “Kemi avancuar përsa i përket temës së ndryshimit të sistemit.

Ndryshimi do të hapte dyert për njerëzit që e meritojnë vërtet që të hyjnë në Parlament. Sistemi danez nuk është sistem perfekt dhe nuk është ai që kisha propozuar dhe mbështetur.

Unë kam mbështetur ndryshimin e mënyrës proporcionale rajonale në kombëtare dhe listat e hapura. Një kombinim i tyre do të ishte më i miri për një vend të vogël si ne.

Sistemi danez e ruan fuqinë e kryetarit të partisë, por njerëzit që kanë dëshirë të votojnë përveç siglës së partisë, të votojnë dhe personin e caktuar brenda listës së propozuar nga kryetari i partisë. Ky sistem korrekton listat e kryetarëve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje