Që Basha i PD të jetë i besueshëm për “kryeministrin vetëm dy mandate”

29 Maj 2020, 08:19Politika TEMA

Nga Bashkim Kopliku*

Mbreme, dt. 28.05.2020, z. Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, sapo deklaroi publikisht se sapo të mbarojnë zgjedhjet e ardhshme, të cilat ai do t’i fitojë, do të përpiqet që të vendoset që kryeministri i Shqipërisë të mos mund të rrijë në post më tepër se dy mandate.

Unë mendoj se, që të jetë i besueshëm, z. Basha duhet të veprojë si vijon:

E para, të mbledhë konferencën e jashtëzakonshme të PD, dhe të ndryshojnë statutin e partisë, duke rivendosur rregullin statutor që PD e kishte deri 1993: kryetari i PD të mos lejohet të rrijë në post më shumë se dy mandate!

Të gjendet mënyra ligjore që të garantohet se këtë rregull statutor, PD nuk do ta ndryshojë menjëherë sa të vijë në pushtet, siç e bëri në vitin 1993. (Kujtesë: atëherë, statuti u pat ndryshuar, me propozim të z. Berisha, me votim të hapur, për t’i zgjatur qëndrimin në post z. Selami— vetëm 7-8 vetë patën pasur guximin të mos ngrinin dorën për miratim!!!).

E dyta, në programin elektoral të PD-së të përfshihet angazhimi se PD do të përpiqet të krijojnë shumicën e nevojshme në Kuvend, ose do të organizojë referendum, për të ndryshuar Kushtetutën, duke kërkuar që kryeministri të mos lejohet të rrijë në post më shumë se dy mandate.

Kjo është rruga demokratike, joautokratike, dhe ligjore, për të bërë të mundur që z. Basha të mund të jetë i besueshëm për sa deklaroi.

*Ish-zv-kryeministër në qeverisjen e PD

10 komente në “Që Basha i PD të jetë i besueshëm për “kryeministrin vetëm dy mandate””

  1. Hajmeli says:

    Bythelepirsi o perjetshem bashkim kopiliku.

  2. Trotski says:

    Llogje Kavaje.Lul-SumKapuçi e shkaterroi fare PD.Cfare ka Mbetur prej saj ? vetem e Shoqja dhe “Kunati” Super-Perfitues.

  3. H says:

    Problemi është nëse arrin të vijë një herë, se për dy herë duhet të jetojë sa profetët biblikë nga 300-400 vjet.

  4. gjergji says:

    Hajmel o zog gomari: do kisha dashur se vetem 5% e shqiptareve te kishte personalitetin,intelektin,mencurin e integritetin personal te Bashkim Koplikut,Shqiperia jo vetem do ishte krejtesisht e ndryshme,por do zhdukej mendesia e mentalitetin fshatarak e perseris injorant e fshatarak te theksuar Shqiptar ku hajdutlleku,rrena,mashtrimi,hakmarrja e vrasjet jane tiparet e sotme themelore shqiptare ne bote e Shqiperi.Mentaliteti shqiptar lidhet me at qe krimineli eshte “trim”(?),njeriu I ndershem eshte bythlepires(?) mashtruesi e rrencaku apo genjeshtari eshte kulmi I inteligjentit(!!!???) prandaj te qenunit shqiptar ne bote shihet me perbuzje e poshtrim.Kjo eshte e verteta e kjo duhet thene kudo bile me te madhe.

  5. Pavlin says:

    Me kete menyre e fryme pjesmarrje në komisionin e posaçem zgjedhor, Basha do te vije në pushtet kur ti bien bolet Dashit”.,

    Ne fakt do ishte e mira qe mandati i kryeministrit te kufizohet vetem ne nje mandat i njejti person.

  6. Popull dele says:

    NUK behet fjala per kontrollin e pasurive !
    Por behet fjale sa vite do qendrojne ne Pushtet .
    Ndersa Populli kothert e Bukes ,, TI zihej me Uje ne Tenxheren ..Ju befte mire ..Kotheren e keni te tepert..

  7. gjyshi says:

    Respekt per zotni dr.Bahri Koplikun,znj.Kadrien,ishin vertet demokrat.TI bashkim bolja ke korite prinderit tuaj intelektuale.TURP E MARRE E FAQJA E ZEZE MOR LEGEN QE SJELL FLAMURIN NGA FRYN ERA.VEC BURE NUK JE,PIS PO

  8. Roberto says:

    Luli mendon ta beje si ne Amerike qe jane vetem 2 mandate per presidentin. Ok. Ne 2021 fiton Rama 100% dhe rri dy kater vjecare te tjera?dhe kur te behen zgjedhjet ne 2028 a 2029 si i bie prap fiton PS me nje kryeminister te ri keshtu qe i bie qe Luli do haje mut deri nga 2035????.

  9. dritani says:

    E degjova edhe une intervisten e Bashes. Kur e pyeti Fevziu per cka kishte arritur ai ne ekzekutiv, mes tjerash permendi edhe se ai qe realizuesi i Rruges se Kombit. Prita qe Fevziu t’i nderhynte e ta pyeste se perse nuk doli para gjykates, por e shleu “akuzen” me procedure, me raporta etj., por gazetari nuk e pati ate kurajo. S’po permendi suksese te tjera te tij…me kryesorja vrasja e 4 protestuesve me duar ne xhepa me 21 janar kur qe minister i brendshem, apo ta pyeste per ate gazetarin Lela qe gervishtin gjurin te ish teatri…Fevzo trego integritet, se servil i se djathtes ke kohe qe aktron. Sa per shkodranin Kopliku, mos ta haje fare meraku se ky Basha as ka fituar e as do fitoje ndonje pale zgjedhje.

  10. @ says:

    Bashkim djali!
    Kur ti ishe ne kryesine e PD-se, Berisha ishte idhulli yt i gjithpushtetshem dhe i perjetshem. Tani e ke kthyer pllaken. Per kushtet e Shqiperise te gjitha postet e larta partiake dhe shteterore nuk duhet te kalojne me shume se nje mandat..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje