Ushtaraku shpëton dhjetëra persona, neutralizon atentatorin me një veprim si në filma

29 Maj 2020, 20:40Lifestyle TEMA

Shpeshherë kur shohim film aksioni amerikanë, mendojmë që disa skena mund të jenë të mundura vetëm në fantazinë e regjisorëve që kërkojnë të habisin publikun.

Por përditshmëria ndonjëherë e kalon edhe skenarin fiktiv, dhe këtë e tregon më së miri historia e oficerit të policisë ushtarake amerikane David Royer.

Royer ndodhej bashkë me të fejuarën në makinën e tij dhe po kalonte një urë pranë Fort Leavenworth, në Kansas, ku ndodhej edhe baza e tij ushtarake.

Gjithçka normale, deri kur një person i paidentifikuar ndalon përpara tij, dhe nxjerr nga makina një pistoletë dhe një pushkë gjysmëautomatike me të cilën fillon dhe godet personat e shumtë që ndodhen në urë.

Fillimisht godet një motoçiklist, edhe ai ushtarak, ndërkohë që të tjerë shpëtojnë mrekullisht nga plumbat e shumtë. Skena dramatike nuk zgjat shumë, dhe kjo për meritë të vendosmërisë të Royer.

Ushtaraku pasi i thotë të fejuarës të thërrasë policinë, vendosë të shtypë gazin duke goditur nga mbrapa qëlluesin, duke e neutralizuar atë dhe shpëtuar një numër të madh jetësh. Ende nuk dihen shkaqet e aktit të çmendur, ndërkohë që atentatori është në gjendje të rëndë.

“Nuk e gjykoj veten si hero, besoj se shumë të tjerë do të kishin vepruar si unë”, thotë Royer, i cili ka gjithsesi një eksperiencë 15-vjeçare në forcat e armatosura.

Ushtaraku-hero nuk pati asnjë lëndim, ndërkohë që makina e tij u shkatërrua pothuajse plotësisht. Por padyshim ishte një sakrificë që ia vlente të bëhej.

1 komente në “Ushtaraku shpëton dhjetëra persona, neutralizon atentatorin me një veprim si në filma”

  1. shabani says:

    Po ka guxim bota jo si shqiptaret legena nuk u hodhen nje molotov Metes ne presidence qe kerkon ta kthej Shqiperine ne vend kolkozesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje