Thomas Strakosha do të vazhdojë ëndrrën e lënë në mes nga pandemia, për të kërkuar fitimin e titullit kampion të Serisë A me Lacion.
Një trofe që mungon prej vitesh te kryeqytetasit, por tanimë janë më afër se kurrë, pasi renditen vetëm 1 pikë larg Juventusit.
Në një lidhje direkte për “Fan Zone”, gardiani shqiptar ka folur edhe mbi akuzat e ngritura nga një ish-lojtari italian, i cili u shpreh se Strakosha është pozitiv me Koronavirus, por u kalua si të ishte dëmtuar nga ana e klubit.
Portieri i Lacios shprehet se çështja do të kalojë në gjyq dhe do të jetë avokati i tij që do të përmbyllë gjithçka.
Nga ana tjetër nuk mungon edhe dëshira e madhe për të fituar titullin kampion, ku premton edhe lyerjen e flokëve.
“Nuk flitet për shëndetin e tjetrit pa ditur asgjë. Avokati im do të merret me çështjen për ta zgjidhur.
Sa i përket kampionatit, ne po bëhemi gati për të fituar Serinë A dhe të realizojmë ëndrrën.
Do bëjmë të pamundurën, por se çfarë do të ndodhë, nuk e dimë. Nuk jemi arrogantë dhe e dimë qartë se Juventusi ka më tepër avantazhe nga lojtarët që ka.
Ajo që dua unë të shikoj është mami dhe babai pasi të dal kampion i Serisë A. Jam i sigurt se do të jenë më të lumtur se mua. Do t’i bëj flokët e verdha po ia dola (qesh).
Babi do ta shikojë ndonjë nga këto ndeshjet tani me helikopter”, e ka përfunduar me humor Strakosha.
Mos fluturo dhe ti si Lul Basha qe do behet kryeminister.