Policia “ndërron” mendje: Të dielën s'do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve

30 Maj 2020, 14:02Sociale TEMA

Policia e Shtetit informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel.

Sqarim i Policisë së Shtetit Policia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. 

Policia do te perqendrohet vetem ne ndalimin e levizjes mes zonave, qe edhe neser do te jene zona te kuqe.“- thuhet në njoftimin e dytë të policisë.

Ndërkohë më herët policia bënte me dije se:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

1 komente në “Policia “ndërron” mendje: Të dielën s’do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve”

  1. Josif says:

    Mos e corientoni publikun edhe ju gazetare te Temes me shkrime te tilla kontradiktore.Kujt duhet ti besojne njerezit , policise apo ju gazetareve te paafte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje