PSG “blen“ Icardin, zbulohen detajet e marrëveshjes që pasuron Interin

30 Maj 2020, 09:38Sport TEMA

PSG duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Interin për të firmosur me sulmuesin Mauro Icardin. Francezët duket se kanë arritur të bindin zikaltërit me ofertën e tyre sipas asaj që informon gazetari i Sky Sport, Gianluca Di Marzio.

Kampionët e Francës duhet të paguanin 70 milionë euro sipas klauzolës së blerjes së sulmuesit argjentinas, por nuk ka ndodhur kështu. Drejtori Leonardo ka arritur një marrëveshje më të mirë.

Klubi i PSG do të derdhë në arkat e klubit 50 milionë euro + 7 milionë euro bonuse. 26-vjeçari ishte në mëdyshje për të ardhmen e tij në Paris, por duket se situata tani ka ndryshuar dhe do të qëndrojë me kryeqtetasit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje