Dy fjalë, për ata që shkatërruan shtetin sa kishin pushtetin

31 Maj 2020, 19:11Politika TEMA

Nga Artur Ajazi 

“U bë deti kos, hajde marrim një lugë”. Kjo shprehje kaq popullore dhe filozofike u shkon për shtat sot, atyre që deri dje kishin “grada” shkencore, pushtetore, ushtarake dhe policore, dhe që shkatërruan nga themelet shtetin, përdhosën ligjet, dhe zhvatën milionat.

Ditët e fundit (të para mbylljes së zgjedhores) nuk dihet sepse nga SHQUP-i, kanë ardhur reagime skandaloze dhe kryekëput militanteske, nga ish-ministra, ish-pushtetarë, që deri dje mbanin “grada” të larta qeverisëse, që kanë nisur të flasin si “e ëma e Zeqos majë thanës”.

Dalin ish-ministrat e Shëndetsisë, që e shkatërruan sistemin mjeksor, spitalor, atë të shëndetit publik, që shkatërruan qendrat shëndetsore dhe poliklinikat e qyteteve, dalin ish-ministrat e Drejtësisë dhe ata të MPB, që kthyen në sistem korrupsionin në dikasteret e shtetit.

Dalin ish-ministrat e Arsimit që e kthyen 100 vjet mbrapa sistemin arsimor në Shqipëri, dalin gjeneralë dhe ish-funksionarë të ushtrisë dhe policisë, që i lanë policët, ushtarët dhe oficerët, pa uniforma, pa kambale dhe kapele, dhe japim “mendime dhe leksione” se si bëhet shteti, si zbatohet ligji, si mund të “dalim nga kriza” apo dhe si mund “të mundim COVID-19”.

Kontigjenti më i paaftë që ka patur ndonjëherë Shqipëria në qeverisje, nga 2005 deri 2013, që drejtoi në mënyrën më skandaloze vendin, që shumë prej tyre sot duhej të ishin në burg, dalin majë SHQUP-it, dhe japin “lajme me akuza dhe denoncime” për kryeministrin, ministrat, dhe deri për mjekët e spitaleve.

Një situatë, sa e turpshme aq edhe komike, tek shikon se si shqupistë dhe aleatë të tyre, që Prokuroria duhej ti kishte me kohë në ndjekje penale, kanë nisur të “flasin” dhe “zgjohen” nga gjumi letargjik. Këmbana e tyre, natyrisht është Lulzimi, që i kurdis si me program të koduar, dhe i mbush mëndjen se “erdhi koha, Rama do të bjerë, ndaj të nisim sulmet”. Po mirë, “a bie mali me gurë”, aq më tepër me gurë prej letre ?

Padyshim, një opozitë bëhet edhe më serioze, edhe më korrekte edhe më e besueshme dhe frymëzuese, kur ajo akuzon dhe denoncon me fakte atje ku është vendi, në Prokurori, dhe jo në rrjetet sociale.

Që “qytetari dixhital” po bën namin vitet e fundit në “sukseset” e ish-opozitaristëve, kjo as nuk diskutohet, por që të trajtohen si “realitete” ëndrrat dhe mashtrimet e kryetarit dhe ish-ministrave, dhe që lajmet e Doktorit të bëhen deklarata shtypi, kjo duhet parë ndryshe pastaj.

Ish-opozita e vetdjegjes së mandateve, ajo e braktisjes së çdo marrëdhënie dhe bashkëpunimi institucional me shumicën qeverisëse, ajo që ka humbur tanimë besimin edhe të faktorit ndërkombëtar, po mundohet të riciklohet përmes “xhaketave të vjetra”.

Por a mundet, që shqiptarët të besojnë si “lajme të vërteta” deklaratat e shtypit që mbushen nga informacionet e “qytetarit dixhital” apo më keq akoma, nga montazhierët e bodrumeve të SHQUP-it, që nuk janë paspak profesionistë ?

Padyshim përgjigjen më të mirë atyre ja kanë dhënë, dhe do t’ja japin sërish shqiptarët kur të vijë dita. Atyre që erdhën nga hiçi, u bënë “pushtetarë”, u “ diplomuan dhe graduan” në universitetet kioska, dhe sot parfumosen dhe kapardisen majë fuoristradave 100 mijë euroshe, u ka mbetur të mbajnë shpresë tek “firmëtarët” e peticioneve, dhe ndonjë këshillë rastësore, që vjen nga Presidenca.

16 komente në “Dy fjalë, për ata që shkatërruan shtetin sa kishin pushtetin”

  1. ⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    DO TË JAPIN LLOGARI , NJI PËR NJI !

  2. Asnje ferre ne kemb nuk u ka hyre dhe ase nuk u hyne.
    E gjith kjo gurgule qe u be per Drejtesin e re u be per popullin Fukara se per ket asgje nuk ka.
    Keta kane vjedhur me fadrom dhe te gjith i dikjen Amerikenet e BE, se populli i ka pare me syte e vet pore asgje si thuhet.
    Keta tallem ne ne ku kan krijuar edhe pallat per macjet !

  3. No justice no peace says:

    Jo, shqiptaret me dy pare mend ne koke dhe qe nuk u jane shitur partive te ndryshme per 5 leke nuk i besojne ketyre partive prandaj Jane per shembjen e ketij establishmenti te felliqur qe i ka vene gjurin ne fyt shqiptarve e po ju merr atyre frymen .

  4. Izvori says:

    O zoti Ajazi,kur te boton gazeta materile si tani,mundohu o bure te jesh me kembe ne token meme e jo shkruan si e jema a Zeqos ne maje te thanes.Edhe elbete e mund te jesh atje.Po pyeti o analist meqe te jep Merua ti zesh faqen e gazetes,psh Lulin: perse genjen pdistet ke tre vjet qe do ndryshojme kodin,qe do votojne emigrantet,qe duam drejtesi etj,etj.dhe sot i mashtron? Kete pyetje beja dhe Edvinit,nga se ka frike?ne votimin me lista te hapura,perse ke mashtuar me sejmenin Balla qe do votojne emigrantet? Po ta kishe filluar keshtu leksionin e paguar do te kishte vlere,e sa per ato qe shkruan,ja kane kaluar per mashtrime nja 10 here keta RILINDASIT NE KETO 7 VJET SA NUK MUND TEye IMAGJNOHET.Nuk eshte realiteti e verteta,per ne qe jetojme ketu dhe e ndjejme mbi shpine,poshterdine,varferine,hajnine e ketij pusht shteti.Njeriu nuk mund te jetoje zvaranik e ne eresire gjithe jeten,e ndoshta me pasuri te fitua me mashtrim

  5. Agim Rinushi says:

    Se mos e beri me mire Rama .Nese nga berisha pati mbetur ndonje therrime shtet,Rama e shkatrroi te gjithin duke fuqizuar oligarket.

    1. Hahaha . sa kom qesh says:

      cfar derdellit o kafshe pylli
      shpellari jot beri Tenderin e fundit diten e parafundit ne pushtet

      pasi vodhi banken Miljardat e sali berishes shkatrruan ate vend
      lene pasanej krimet ,e shkerdhates se shpelles ,
      buxhet e shtetit ,ushtria Gerdecit , etj etj
      ke kujton shtet ti qe la pas Shpellari jot ,

      ate qe shkaterroj industri e gjithcka cdo institut e gjithcka
      qe trashigoj shqiperia duke e shndru nee Kandahar ,
      berisha e la shtetin shqiptare me miljarda borxhe dhe nji shurrtore te madhe
      o hajvan antishqiptari ,
      ishte Rama qe e shndroj ne Shtet i dha fytyren e qytetarit o kafshet e shpelles
      qe nuk boheeni dot kurr qytetare te deenje te ktij vendi .

  6. Iliazi says:

    Te lumte dora e ke qare.
    Nderime

  7. On says:

    Me keq se sot ky shtet nuk ka qene kurre…prisni se ka akoma.

  8. Te lumte Artur. E ka kuptuar me kohe populli se cfare plehrash jane keta me ne krye lulin pale kur thone “opozita e bashkuar” . Po si ka mundesi qe nuk gjen nje njeri te sakte ne rradhet e tyre! Kane per te ngel duke lehur tere kohen te gjoret.

  9. rexha 10 says:

    DHE PASTAJE THONE SE E KA FAJIN PASQYRA QE NUKE DELE E BUKUR FYTYRA. ME VJENE KEQE VETEM PER PROFESORIN EDUARTE SELAMIN,QE KA HYRE SI DASHI NE KOPENE E UJQEVE. SA PER LULUSHIN ESHTE KARTA E DJEGUR NGA BIRISHA.

  10. Timi says:

    Bjeri kokes Artur demaskoi pisat. Be shqiptaret nuk i harrojnr c’ba jane punuar keta pisa.

  11. REZI says:

    E ke qarë, të lumtë pena!

  12. Po po po.. says:

    Shqiptaret jane rrace muti Turooo

  13. Ed says:

    BRAVO ARTURE VETEM TE VERTETEN KE THENE ATE QE 95% E SHQIPETARVR THONE SA HERE QE DEGJOJNE KETA PLEHRA. SHKRUAJ PRAP NXIRE ZERIN E TE VERTETES.

  14. Milan says:

    Ne litar shkerdhatat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje