Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e re, prodhoi zemërimin e opozitës dhe një ortek lajmesh të rreme, thotë kryeministri shqiptar, Edi Rama për gazetën e njohur franceze ”Le Monde”.
“Budallallëku dhe mençuria janë kaq të lehta për t’u kapur, po aq sa sëmundjet infektive”, ka shkruar William Shakespeare.“Pra, zgjidhini miqtë tuaj me kujdes”, shtoi ai.
Dikush mund të pyesë veten se çfarë do të mendonte Shakespeare, virtuozi i madh i teatrit për këtë fenomen të mjerueshëm, që ne e quajmë sot dezinformim dhe epideminë e së pavërtetave.
Gjithashtu, është zhgënjyese të konstatosh se deri në çfarë pike gënjeshtrat dhe të vërtetat e cunguara përhapen në botën tonë në ditët e sotme, ku kërkohet që në fillim e vërteta të zvarritet në baltë, para se të shfaqet dhe më pas të fitojë, ndërsa faktet duhet të bëjnë shumë rrugë të gjatë nëpër shkretëtirë, para se të mbërrijnë në një port të sigurt.
Në maj të vitit 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës urdhëroi njëzëri shkatërrimin e ndërtesës së ish-Teatrit Kombëtar në Tiranë, pas deklaratave të përsëritura për një kohë të gjatë nga agjencia kombëtare shqiptare, përgjegjëse për inspektimin e ndërtesës, sipas së cilës kjo ndërtesë nuk ishte më e sigurtë dhe më pas duhej të evakuohej dhe prishej, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të një teatri të ri kombëtar në të njëjtin vend.
Një kompleks i ndërtuar në 1939-n
Ndërsa tashmë kishte filluar puna e prishjes, disa parti politike shpejt organizuan një demonstrim, i cili për fat të keq u përshkallëzua, duke çuar në shtrimin në spital të dy oficerëve të policisë. Asnjë nga protestuesit nuk u plagos. Kritikët e projektit të ri, në të vërtetë mjaft të pakët në numër, na akuzuan për fshirjen e një elementi jetik të trashëgimisë kombëtare dhe historisë kulturore.
Ky është edhe një ilustrim i përsosur që tregon se si informacioni i cunguar në mënyrë të pashmangshme shndërrohet në një gënjeshtër të madhe, duke i shtuar kësaj fatkeqësinë e botës, siç e thotë aq mirë Albert Camus.
Sipas ekspertëve të trashëgimisë, të cilët janë shprehur me kalimin e kohës sa herë që ky argument kthehet në rendin e ditës, nuk kishte absolutisht asgjë jetike për këtë strukturë të shkatërruar, të ndërtuar në 1939-n si një vend argëtimi për forcat pushtuese italiane që jetonin në Tiranë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Një projekt i ri i paraqitur në 2018
I ndërtuar me tallash të parafabrikuar dhe ashkla druri, misioni i tij ishte i përkohshëm.
E vërteta të detyron: Ndërtesa e Teatrit Kombëtar asnjëherë nuk është klasifikuar si një monument i mbrojtur.
Me gjithë këtë histori të zymtë, opozita politike shqiptare ka arritur të ndërtojë një legjendë sipas së cilës kjo ndërtesë e rrënuar, e projektuar dobët dhe pa unitet estetik ishte zemra dhe shpirti i kulturës shqiptare.
Për ironi, disa prej tyre, kur ishin në qeveri, kërkonin madje të ndërtonin një teatër të ri diku tjetër dhe ta shembnin për të ndërtuar një qendër tregtare në vendin e tij. Duke marrë këtë informacion pa verifikuar faktet, shumë burime të medieve përdorën fjalë shumë të ashpra për këtë prishje si një ilustrim të tendencave autoritare, madje përdorën si krahasim edhe Hitlerin.
E gjitha kjo, pa verifikuar faktet dhe pa përmendur fare procesin e saktë të konsultimit publik me qytetarët që u zhvillua në lidhje me këtë teatër dhe që zgjati dy vjet e gjysmë.
Planet për teatrin e ri u zbuluan për herë të parë në një takim në 2018, i transmetuar edhe në televizion, me pjesëmarrjen e artistëve dhe të gjithë palëve të interesuara, si edhe të autorit të projektit të ri, arkitektit danez me famë botërore, Bjarke Ingels.
Një projekt i ri i aprovuar nga një shumicë e madhe
Pasuan 12 konsulta publike të ndjekura nga zyrtarët e bashkisë së qytetit. U zhvilluan gjithashtu dhjetëra diskutime gjithëpërfshirëse me institucione, aktorë të veçantë, krijues, prodhues, arkitektë, ekspertë të trashëgimisë kombëtare dhe akademikë.
Gjatë këtyre dy viteve, një shumicë shumë e qartë e aktorëve shprehën marrëveshjen e tyre për projektin e një teatri të ri kombëtar: 101 artistë nga 103 anëtarët e Teatrit Kombëtar deklaruan mbështetjen e tyre përmes një peticioni, ku kërkuan ndërtimin e një ndërtese të re.
Ndërsa këtë vit ne festojmë 100-vjetorin e shpalljes së Tiranës si kryeqytet të Shqipërisë, projekti i ri do të japë një kontribut pozitiv në peizazhin urbanistik të Tiranës, një qytet që ne e kemi modernizuar me sukses duke ruajtur, rivendosur dhe forcuar trashëgiminë arkitekturore, historike dhe kulturore të pamohueshme.
Rinovimi arkitekturor i Tiranës
Këto përpjekje madje janë shpërblyer përgjatë viteve me çmime të shumta ndërkombëtare, ku i fundit ishte çmimi prestigjioz europian i Barcelonës për sheshin qendror të Tiranës si hapësira më e mirë publike e ndërtuar në Europë në 2017-n.
Duhet shtuar se, ndërkohë, ne sapo kemi mbaruar punimet e rinovimit total të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, prej 12 000 metrash katrore si dhe një teatër të ri multifunksional në qendër të qytetit, të pajisur me dy salla me 450 dhe 150 vende, pasi rikuperuan një zonë të vjetër industriale, të braktisur për 25 vjet.
Sidoqoftë, për fat të keq, unë pres që një pakicë e parëndësishme, por aktive, të vazhdojë të shpërndajë broshurat dhe deklaratat e rreme për një ndërtesë historike që nuk ka qenë asnjëherë.
Ver Llapa ne variantin e demagogut!
Ver Llapa eshte me i zgjuar se ty o Zikar ?
Zigur-leri llafet se faktet flasin vete. Ketu nuk eshte puna se a duhej ruajtur ajo germadhe apo duhej prishur, pasi prishja ishte gjeja me llogjike, por problem eshte se kete project nuk duhet ta bente Rama.
Mos laj mut me shurr tani Edi
Tina-boll folet gomarlleqe.
Po juve artistet e rreme hani na nje mut tani.
Problemet e Shqiperise jane te tjera gjona, nuk eshte problemi i krye spordhjakun te deshtuar qe nuk vjen dot ne pushtet.
Kjo eshte e verteta dhe ata qe e kundershtojne ne shumice jane militante te perdorur nga P.D dhe nje pjese se nuk duan dendesim te ndertimeve ne ate zone.Do te behet me e mira si me punimet e tjera qe sot te bejne krenar si T.O.B,Sheshi,Stadiumi,Pazari etj
Kurse ata qe shkruajne si ti jane militante te shkundur te PS. E keqja e shoqerise shqiptare mbeteni ju militantet prandaj vendi eshte katandisur ne pike te hallit.
E paske ngrene sufllaqen ti, po te pakten mos i jep sufllaqe dhe femijes tend se dhe ai do i japi sufllaqe femijes se vet kur te rritet. Legena, mbroni shkaterrimin!
Qente le te lehin,karvani te shkoje perpara.Rrofte Shqiperia,poshte tradhetaret dhe mohuesit e kombit te tyre.
Saktë!
Saktë! Mbetën gomarët pa stallë.
Kur flet Nastradin RamaZoni per genjeshta, mbylle halen o bajge se cudite dynjane pallkarino
Ky do bente punera te medha … shendetesin falas , 300 mije vende pune. Ky nuk beri dot nje fabrike eshte kryeminister pa rendiment . Okej vitin tjeter do perfundoj edhe 2km lungomare ne Vlore dhe pazarin e Librazhdit. Po ne Serbi Vucic vetem nga Gjermania solli 400 firma ne Maqedoni me dhjetera firma te huaja ne Shqiperi ne 7 vjet asnje fabrike vetem beton per kulla. ky lugati do shkaterronte korrupsioni duke luftuar sistemin e korrupsionit … mban akoma ne parti Dakon qe Amerika i ka ndaluar hyrjen.
mos u merzite se me punen qe po bene rama shumica do ta votoje prape
fatkeqsia te pd eshte se ka grumbulluar gjithe plehun e stalles njerez pa vizion njerez qe djegin thyejne njerez qe djegin shkolla nuk duan teatro jeni kaq pak sa njerzit po tallen me ju ( mos me mere per socialiste se nuk jam )
E ka thene Ekrem bej Vlora. Kur i pyet shqiptaret per nje pune, llafi i pare i tyre eshte Jo, nuk behet. Po kur e nis ate pune, te gjithe te vine nga mbrapa.
Zoti Rama , jeni nje kriminel I lindur. Mos harro,………….rrofte mbreti, poshte mbreti,………edhe Ducja, edhe Hitleri, edhe Gadafi , edhe Napoleoni edhe Sadam Huseini,…… e plot te tjere ne histori,…………edhe Ju I nderuar dishepull I madhestise aty e keni fundin tuaj ,ne mos me te lehte ,…..por ne memorien kombetare e moret cmimin me te madh ,………….KRIMINEL I KOMBIT SHQIPTAR,……………shumefishoi ato fotot me miqte e tu te medhenj Erdogan, Merkel , ate Serb , se shpejti uroj qe te keshe foto me ate Kimin e Korese se veriut,, me ate te Kines,……….se keshtu na mbrekullon me hijen e MADHESTISE se LIDERIT TONE KOMBETAR Edvin Rama,……………kaloja Saliut duke na inaguruar nje cope rruge nga dy tre here me foto nje here nga fillimi , dhe here tjeter nga fundi , e plot e plot te tjera ,……………….RROFTE MBRETI ,…..POSHTE MBRETI,………..
Kur je i vogel si luli vocerr nuk i di kuptimin atyre qe flet dhe shkruane ndaje lulit i falet .
Zogu mund te jesh kundershtare i rames dhe sipatizante i birishes por kur shkruan fute llogjiken mos beje kare a gjozin ne faqet e gazetes si mund te etiketosh kryeministrin e vendit ne kriminele nuk ka rendesi kushe eshte ne ate poste nese ke problem me koken shko te mjeku mer médicament dhe do te qehtesojne
E dini pse preferohen kerpudhat per te ngrene? Sepse ato jane parazite, nuk kane klorofile ( dmth te perpunojne lenden organike nepermjet rrezeve te diellit dhe ujit e lendeve minerale), e ate e marrin te gateshme mbi bimet dhe pemet qe e prodhojne. Ne Shqiperi, nuk e di preferohen apo jo, por me sa shikoj, keto kerpudha jane ne bulevard, jane kudo qe punohet dhe si parazite qe jane neser do ushqejne bimet dhe pemet duke u kthyer ne humus. Por prefernca e tyre eshte nga Ilir Meta, Sali Berisha sepse kane infektuar totalisht ca spurdhjaker femra e meshkuj qe ne kapitalizmin demokratik, jetohet pa punuar, ne kurriz te te tjereve, njesoj si kerpudha saprofite. Dhe tani eshte kthyer ne metode pune: s’ka rendesi shkolla dhe profesinoni, se profesioni kerpudhes eshte ideali. Duhet fshese e hekurt, por prokuroret dhe gjykatesit jane akoma te vdekur dhe nuk e di kur e marrin sherbimin per te ruajtur ate popull, ndoshta edhe ata po punojne si kerpudhat dhe po eshte ashtu, duhet pastruar pylli fare me herbicid ne koke, baçe, shtepi dhe zyre.
Po ty cfare te ka kapur ,pabesia apo tradhetia ndaj shqiptareve ,qe dergove nje ushtarin tend ne procesin penal dhe civil ,qe te afermit e viktimave kishin hapur ne Itali, rreth masakrimit ne mes te detit,ne Kanalin e Otrantos, te 120 shqiptareve ,qe largoheshin nga vendi i tyre, per shkak te shperthimit te luftes civile,dhe ku mua ne kete masaker, me masakruan gruan me tre femije te vegjel.Tani qe te mos zgjatem shume, a ka mundesi te besh nje prononcim per cfare ndodhi ne perfundim te procesit, a ka mundesi te kete ndodhur ne bote, qe nje shtet te pranoje avokate ne nje proces gjyqesore,person te pa autorizuar nga personat qe kane hapur procesin.Kete e ke bere ti,kur dergove ushtarin tend Agaci ne Itali,dhe ku me 9 maj 2014,dita kur do te jepej vendimi perfundimtare,pa presencen e te afermeve te viktimave,pa presencen e mediave,fallsifikohet ne gjykaten e Kasacionit Itali, vendimi perfundimtare i procesit, ku edhe grabitet edhe demshperblimi i te afermeve te viktimave.Tani nuk do te zgjatem me,por po e mbyll me faktin tjeter trondites qe ti je i pa bese, tradhetare, dhe nuk punon per shqiptaret.Te kam derguar disa here Email ne zyren tende ne kryeministri per ndihme,nuk po themi fare se si perfundoje procesi .A ke degjuar ti ndonjehere ne ndonje cep te planetit te kete ndodhur qe, kur perfundon nje proces gjyqesore,personat qe e kane hapur ate, te mos paisen me letrat e fundit,ku ne rasti tone ,nuk na paisin me vendimin perfundimtare te procesit ,dhe certifikatat mortore.Kjo ka ndodhur me shqiptare .Ti e di qe, fundja e ke per detyre, duhej ti dergoje note autoriteteve italiane per kete problem,pasi ata kane masakruar familje shqiptare,gra e femije,ne ujerat shqiptare dhe ato nderkombetare,por ti nuk e ben sepse, ne qofte se te afermit e viktimave marin letrat perfundimtare te procesit,drejtimi i tyre, eshte drejt gjykatave nderkombetare,dhe atje do te jete teper e rende per ty, pasi do te dalin faktet e pastra rreth fallsifikimit te procesit,grabitjes se demshperblimit,po edhe ushtari juaj ,do te meret i pandehur per cfare ka firmosur,sepse eshte i pa autorizuar nga te afermit e viktimave te beje rolin e avokatit ne kete proces ,dhe ku me mbrapa,ai do te vere gishtin te ty, se kush i tha te beje per te gjitha ato qe thame me siper.Bej nje prononcim te lutem rreth ketije komenti, zoti Rama, mohoje akuzat,edhe sepse Masakra e Otrantos,eshte nje nga masakrat me te temershme qe kane pesuar shqiptaret ne historine e tyre,por edhe sepse ky krim, eshte nje krim i paster kunder njerezimit.
Nuk gjej fjalë.
Tmerr,më rrënqethe.
E DUAM SHQIPERINE SI EURO-AMERIKA DEMOKRATIKE …..
APO SI DOPOLAVORE SALIKEKRATIKE?
– To be or not to be… Kjo eshte ceshtja!
– Nga Alban Dega, Nju Jork
“ Beteja donkishiteske” e “Bandes se Gangstereve”se SaLike Floririt dhe per gjoja mbrojtjen e Teatrit eshte sebepi, maska.
– E duam Shqiperise si Amerika demokratike!
– E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
Ishin aspiratat dhe kushtrimi i rinise, popullit e kombit me properendimor e proamerikan ne Bote.
Ato ishin anakronike… ishin aspirata dhe enderrat e kokepalareve te MonaLikeFloririt.
SaLikja kembengul dhe lufton per dicka tjeter shume me le perparuar qe e bene realitet per 15 vjetet e sundimit te tyre:
E duam Shqiperine nevojtore masive!
E duam Shqiperine Dopolavore !
Qellimi i vertete i kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” eshte mbrojtja e pasurive pa fund dhe miliardave te vjedhura shqiptareve nga ata dhe i “ Blloqeve” e “ Qyteteve te Ndaluara” te tyre ne Gjirin e Lalezit, Farkes, Kunes, Bregut, Vslbones..
Lufta e cmendur e tyre me mullinjte e eres eshte lufta per koken.
Teatri eshte jo vetem maska dhe sebepi por edhe koburja e tyre per pushtet e sundim.
Eshte lufta me e eger, sic e ka quajtur Darvini, eshte lufta per ekzistence!
Teatri eshte maska!
Teatri eshte sebepi!
E verteta eshte lufta per kokat dhe miliardat e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise nga kjo “Bande Gangsteresh” e Mafia krejt jashte kontrollit “
To be or not to be !
Dje o vdekje o liri !
Sot- Ligj e Drejtesi
Kjo eshte ceshtja!
Ndaj vellezer e motra mos u genjeni nga kenget e Sirenave dhe mos u trembni nga skemitjet e hienave !
From: Alban Dega
Date: May 14, 2020 at 2:11:30 PM EDT
Ky ben punera te medha zptni.Atje ishte nje karakatine e ndertuar per qef te tyre nga italianet dhe me materiale te dobeta.Fakti qe komuniteti teatror qe eshte aty dhe ne fakt eshte me i petzgjedhuri i Shqiperise lerkpn prishjen e te vjetrit dhe ndertimin e te rkut eshte gjeja me emire .Pd nuk ka perkrahur asnje veper ne Torane ano do vetem gjume .Vijoni punen se nuk e degjon sjhumica me PD.
Vidh Edi…Linda eshte grua e shtrenjte, Zahos nuk ja ke mbaru pajen akoma, Gregu rrezikon te beje ndonje dite pune po svodhe ti. Vidh,qente te lehin ,hajdutet perpara.
Botoje zoti Mero komentin botoje ,fundja ne drejtesi po kerkojme,ate drejtesi qe na japin konventat nderkombetare te te drejtave te njeriut,qe kane firmosur te gjitha shtetet e botes,pasi edhe krimi ndaj 120 shqiptareve ne Kanalin e Otrantos, eshte nje krim i paster kunder njertezimit.Sado qe ti te ndihmosh zotin Rama per pjesen e tije qe eshte, bashkepunimi me autoritet italiane ne,fallsifikimin e procesit ,grabitjen e demshperblimit ,dhe mos paisjen e te afermeve te viktimave me vendimin perfundimtare te procesit dhe certifikatat mortore,nuk do te jete pergjithmone ,pasi shume afer me shprese, do te startoje procesi ne gjykatat nderkombetare.Me cudit zoti Mero,si ka mundesi per nje ngjarje te tille kur te kerkojne ndihme vetem per ndonje koment dhe ti nuk e jep,behet me shume se e pa besueshme,pasi kjo ndihme do te jepej nga cdo shtyp qe eshte prezent ne cdo cep te planetit.Megjithate ne fund do te thoshja qe ,mos dhenia e ndihmes nga ana e gazetes tuaj, tregon paster qe Shqiperia dhe shqiptaret edhe ne rastin e kesaj masakre, ndodhen ne nje kurth te gjate nga nje mafie e temershme qe, i ka mberthyer keq shqiptaret prej fyti dhe nuk i leshon prej nje kohe te gjate.
Bravo o gjigand i kombit tone…vazhdo punen le te kehi Zigur Qarri fhe gjithe kazani Ne duam teater t ri dinjotoz ku te luajme teater me kushte njerezore jo me skena plot minj. Me respekt nje aktor i ri.
Edhe taulanterit edhe lulet e vocer do rriten e do tju vije turp nje dite , qe te shkretet aq’ shume jane perdorur nga ata qe dine vetem te shkaterrojne e te kene alergji nga ndertimet e zhvillimi. Po thoni nje dhe vetem nje gje te mire qe beri Luli ne kater vjet si kryetar e bashkise se Tiranes?. Mbushi vetem nje grope pas pallatit te kultures. Po bejeni nje here te vetme pyetjen: ku i coi lulashi taksat e kater vjeteve?!. Po shikoni o njerez me sy dhe jo me tru te shpelare, se si eshte qindisur parku I liqenit, shikoni stadiumin nder me te miret ne rajon, shikoni rruget e Tiranes , bulevardin e ri, sheshin Skenderbej, pazarin e ri, sheshet e ndertuara ne gjithe blloqet e banimit, unazen e re d skane te numuruara objdktet e tjera. Si teatri Turbina restaurimi i teatrit te Operas e shume e shume te tjera dhe kerkoni lulashin tju vije ne pushtet. Qofshi ju, qe jeni me ato mendime qe keni se vec ne te mire te ketij kombi nuk jane, kujt i sherbejne, ju e dini.
Qytetaret Shqiptare i dine te gjithe keto argumente, ato qendrojne. Ata qe politizojne çdo gje perhapin genjeshtra qe per opinionin e huaj duhet te qartesohen.
Zoti Mero, po bej edhe nje tjeter koment shume shkurt,pasi sot jam pushim ,kur nuk boton komentet rreth Masakres se Otrantos,mos mendo se ka mare pjese vetem Rama ne fallsifikimin e procesit ndaj 120 shqiptareve te masakruar,Rama i vuri vulen,por para tije, do te akuzohen edhe para ardhesit , per te njejten gje ,por ne procesin nderkombetare, do te akuzohen edhe te tjere ,te asahtuquajtur shtetare shqiptare, qe kane bashkepunuar se bashku me italianet, ne realizimin e ketije krimi kunder njerezimit ,jane te gjithe emrat ne dosjen hetimore,avokati jone mori gjithe informacionin ne dosjen hetimore ,nga prokurori i pare qe me vone u shkarkua,pasi kerkoje menjehere arrestimin e tyre,si ata italian, dhe ata shqiptare,prandaj zoti Mero, duhet ti ndihmosh shqiptaret,sepse duhet qe ti te mesosh ose mund te dish nje gje, nuk mund te kryhet nje vrasje e ketyre permasave pa nje bashkepunim,dhe me e rende akoma, nuk mund te fallsifikohet nje proces gjyqesore si ne kete rast ,pa nje bashkepunim me shqiptaret ,po e riperserise edhe njehere,jane te gjitha faktet ne dosjen hetimore, te pastra me ze dhe me figure,emrat e te gjitheve,italian dhe shqiptare ,ne dosjen hetimore.
Posi mer “GABOJA” i Shqiperise ,te gjitha informacionet qe nuk dalin nga Surreli jane te gabuara.
Vetem Kryerilindasi eshte e verteta ,drita dhe jeta.
Po kur gjen nje Popull bagetish qe i japin voten kur del ne fushate duke thene “me jepni tepsine se pastaj do ta shikoni “, mire e ka ai dhe shpura e tij.
Koha per tu zgjuar.
Po c’pune ke me popullin ti more trape ju do
diktoni njerzve per ke te votojne o komunist i qelbur
nje milione popull nuk jane dele o trape shko ne koren e veriut se ne kosove te iku shanci se e hoqen bibinin e serbise
RROFSHE MORE KRYEMINISTER ,SE NA JE BERE EDHE ARKITEKTE TANI.NUKE TE MJAFTON KRYEMINISTER ,KRYETAR I PS,,PO KESHTU EDHE NE PE KRYETARI I PARLAMENTAREVE TE MAJTE EUROPIAN,MBULON TE GJITHA MINISTRITE NE ATE VENDE.KA DY GJERA :
E PARA OSE JE NJERI I ZGJUAR SHUME , GJE QE UNE NUKE E BESOJE ,SEPSE NUKE KA NJERI QE TE MOSE GABOJE.
E DYTA OSE DO TE TREGOSHE VETEN SE SA PUSHTET KE ,DHE KJO DUKET QARTE NE ARROGANCEN TENDE KURE FLETE.
PO TANI QE MORE TEPSINE ME GJITHE KAPAK ,C’FARE RRENE TJETER DO JU TREGOSHE PER TE MARRE CIFTEN E TE DALESH PER GJAHE.
I GJITHE AI GJAKE QE AI POPULL DERDHI NGA KRIMINELET QE KE RRETHE VETES ,GJYNAHET DO TE BIEN MBI TY ,SEPSE ME VOTAT QE MORE MUNDE TE BEJE C’FARE TE DOJE . KISHE EDHE NJE PYETJE ;C’FARE JENI TIRONSE, GREKE ,APO VLONJAT ?AMBJENTI KU TI PUNON ESHTE MBUSHUR ME FUKSA E SERVILA QE MENDOJNE VETEM PER KARRIERE SI PUNA E JOTE. TE KAME VOTUAR ,PORE JAME SHUME I ZHGENJYER ME MINISTRAT E TU QE I KE ZGJEDHUR PER SFILATE .KETA I SHEHE TE GJITHE SHIKE ME KOSTUM BLU SI PEDE,LERE PASTAJ MINISTREN E SHENDETESIS ,DHE ATE BALLUKUN.
“Para se te fillohet me nje pune shqiptaret thone : nuk behet”. – Eqrem Bej Vlora. “Pastaj- vazhdon ai- te vijne nga pas”. Le te urojme se do te vijne edhe kesaj here.