Voltana Ademi e bën ndryshe, thyen urdhrin e Manastirliut: Kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen më 1 Qershor

30 Maj 2020, 22:38Politika TEMA

Kopshtet dhe çerdhet në qytetin e Shkodrës nuk do të hapen në datën 1 Qershor, siç ka urdhëruar Ministria e Shëndetësisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Bashkia e qytetit në një njoftim në rrjetet sociale.

Arsyeja është se Bashkia ka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve dhe furnizimi nuk kryehet më parë se data 4 qershor.

Ndaj të vegjëlit do u drejtohen kopshteve e çerdheve në darën 5 qershor.

Njoftimi i plotë:

Njoftohen prindërit dhe fëmijët se, në zbatim të Urdhrit nr. 333 datë 20.05.2020 të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi në kopshtet dhe çerdhet në qytet dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të vijojë me datën 5 qershor 2020.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodërka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj.

Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet.

2 komente në “Voltana Ademi e bën ndryshe, thyen urdhrin e Manastirliut: Kopshtet dhe çerdhet nuk do të hapen më 1 Qershor”

  1. Sd says:

    Kjo monster turko-sllave njeh vetem Beogradin dhe Podgoricen. Si gjithmonë keshtu ka qene ShkoderLucja kunder shqiptarizmes megjithë Tropojordhen Vicidoljane.

  2. arriff says:

    Prijani fondet kesaj LOQKES dhe pastaj te beje si e forte .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje