Deputetja Rudina Hajdari, përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik të reformës zgjedhore, një orë para takimit që nis më 17:00 ka bërë thirrje kolegëve që në këto pak orë që kanë mbetur nga afati i zgjedhores të vijojnë mbledhjen pa pushim deri në arritjen e një konsensusi mes palëve duke zgjidhur 4 çështjet kryesore atë të sistemit zgjedhor, teknologjisë në zgjedhje, administrata zgjedhore dhe kolegjin zgjedhor.
Hajdari shprehet se kjo reformë zgjedhore duhet të bëhet për të pasqyruar interesat e shqiptarëve dhe jo më të partive politike siç ka bërë në këto 30 vite.
“Duke qenë se na ndajnë vetëm 24 orë nga mbarimi i afatit që kemi vendosur për të përfunduar reformën zgjedhore dhe ende jemi larg një kompromisi, i ftoj sot publikisht anëtarët e Këshillit Politik që të mos e mbyllim mbledhjen derisa të arrijmë kompromisin për këto çështje:
Sistemin Zgjedhor;
Teknologjinë e përdorur në zgjedhje për identifikimin e votuesve;
Administrimin e zgjedhjeve dhe administratën zgjedhore;
Kolegjin Zgjedhor.
Nëse nga sot e deri nesër, punojmë pa pushim, duke patur parasysh jo interesat e ngushta të partive por interesat më të mira të shqiptarëve, ne mund t’ia dalim të prodhojmë një reformë e cila t’i rezistojë kohës dhe të prodhojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqiptarët, qartazi, sot duan të kenë më shumë pushtet në përzgjedhjen e deputetëve nëpërmjet listave të hapura.
Shqiptarët janë të lodhur nga historia 30 vjeçare e zgjedhjeve që vidhen, blihen apo shkatërrohen nga keqpërdorimi i administratës shtetërore apo përfshirja e krimit të organizuar. Unë mbetem e vendosur për t’i zgjidhur këto çështje, ndaj i ftoj edhe kolegët të më bashkohen në këtë vendosmëri dhe të mos dalim nga takimi pa arritur një rezultat”, shkruan Hajdari.
Ik moj bibe se me vjen per te vjelle kur jep mendje ti e bija e nje ish kafshe qe je aty ku je sepse PDja bente lista.
Mjere ky popull cfare shikon. Te gjithe e urrejme Enverin edhe sot a kesaj dite por deputetet e tij ishin njerezit me te respektuar ne popull. Diktatura u mbante doren ulur apo ngritur sic thoshte sovrani (e njejta gje edhe sot) por ama ata ishin njerez qe ishte kenaqesi ti njihje kurse ju sot jeni plerat e kombit. Pthuuuu!!!