Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve. Rama përgjegjësi për bllokimin e negociatave

30 Maj 2020, 13:51Politika TEMA

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se, refuzimi nga Rilindja i propozimit të opozitës së bashkuar, që sipas tij garanton votën e lirë, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plotë të të dyja palëve në administrimin zgjedhor, është fundi i Reformës Zgjedhore.

Përmes një postimi në facebook shkruan sVasili thotë se, ky refuzim ka synim të ligjërojë manipulimin e zgjedhjeve të Dibrës në 2016-ën, të zgjedhjeve të përgjithshme të 2017-ës, atyre të 2019-ës dhe ripërsëritjen e tyre edhe në të ardhmen.

Më tej Vasilis akuzon se është kryeministri Rama pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave.

“Asnjë lëshim rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve!

Refuzimi nga Rilindja i propozimit te Opozites se Bashkuar, i cili garanton votën e lire, eviton mbushjen e kutive të votimit si dhe barazi te plote te te dyja palëve në administrimin zgjedhor është fundi i reformës.

Ulja kritike e nivelit te garancive dhe synimi i kapjes e manipulimit te zgjedhjeve nga qeveria permes propozimit te Partise Socialiste rrezon te gjithe procesin e reformes dhe e ben praktikisht nul ate.

Ky refuzim ka synim te ligjeroje manipulimin e zgjedhjeve te Dibres ne 2016,te zgjedhjeve te pergjithshme te 2017 dhe te turpit te votimeve moniste te 2019 dhe riperseritjen e tyre edhe ne te ardhmen.

Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj kushte themelore per hapjen e negociatave te anetaresimit te Shqiperise ne BE.

Rilindja e ka penguar qellimisht Integrimin e Shqiperise ne BE. Pa zgjedhje te lira e te ndershme nuk ka hapje te negociatave.

Ka vetem nje pergjegjes per bllokimin e hapjes se negociatave ky eshte Edi Rama.”,- shkruan Vasili.

3 komente në “Vasili: Asnjë lëshim Rilindjes për vjedhjen e zgjedhjeve. Rama përgjegjësi për bllokimin e negociatave”

  1. Arturi says:

    Peço Shkollëshumi sa më të rregullta të bëhen zgjedhjet, aq më thellë do të fitoj Edi. Kjo është e vërteta, pallavrat e tua nuk i beson kush.

  2. nord.al says:

    Flet maestoja i vjedhjes se votave.

  3. hik mer karaputane ,

    se sdo me ju degju kush mutart qe qisni prej asaj goje
    po ju interesoka ktyne Negociatat dhe Integrimi shqiperiseqe
    qe shkaterrun kte vend ,si lan Theaar e buxhet pa vjeedh
    e lan te keqe e vjedhje pa i bo ,
    ot kakarisin maje glasave te Viles
    hik mer mut maci

    e vetma gjo qe dun bijt e kurve jéshte Pushteti me e shpartallu edhe njiher
    Shqipnine me i ndjek shqiptaret te gjithe jashte saj
    e kta te gezojne Miljonat vjedhme Shtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje