Lulzim Basha: Kam gjetur ilaçin për Ramavirusin

30 Maj 2020, 11:58Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron nga Durrësi se pas dy muajve izolimi shqiptarët e kanë kuptuar që rreziku më i madh në vend është Ramavirusi.

Pas takimeve të zhvilluara sot në zonën e Kënetës, në Durrës, Basha thekson se Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për banorët, të cilët janë goditur rëndë dhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

Pas dy muajve të mbyllur për shkak të koronavirusit të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se rreziku më i madh për shëndetin dhe ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI.

Në zonën e kënetës në Durrës takova qindra qytetarë të rrënuar nga pandemis ekonomike e qeverisë. Si kudo në Shqipëri, edhe këtu RAMAVIRUSI ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, duke shtuar hallet për këta banorë të goditur rëndë edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

RAMAVIRUSI është pandemia që torturon tash 7 vjet shqiptarët.

Asnjë popull nuk ka paguar rritje taksash këto 7 vite si shqiptarët. Asnjë popull nuk ka paguar rritje të faturave të energjisë, rritje të çmimit të karburantit si shqiptarët. Kur erdhi dita që njerëzit kishin më shumë nevojë për përkrahje nga buxheti, Edi Rama i braktisi.

Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës. Për ti hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.

Që ekonomia të rimëkëmbet pas shkatërrimit nga RAMAVIRUSI, që të ulet papunësia dhe shqiptarët të jetojnë në normalitet duhet urgjentisht një qeveri që mendon e kujdeset për njerëzit. Unë dhe Partia Demokratike kemi vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t’i shërbyer qytetarëve.

Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për RAMAVIRUSIN dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet.

9 komente në “Lulzim Basha: Kam gjetur ilaçin për Ramavirusin”

  1. Vlora says:

    Ilaci per Virusin eshte ikja jote nga politika o qelbesir .hajdut dhe kriminel je

  2. Hysni says:

    Ore po si s’gjeti një “argument” tjetër por çekani në një gozhdë: oligarkët?! Varfëri e madhe mendore.

  3. Milan says:

    Ti je nje zog gomari mor i shkret

  4. ida says:

    Sa i varfer je mo Lul!

  5. Jurgen98 says:

    Cope idioti i papergjeshem,do mare ne qafe militantet budallenj qe i shkojne mbrapa.

  6. tekniku says:

    Dick head.Ky plehre shkaterroi partine e pare opozitare dhe nuk po pjerdh as plakun Mere.Do te behesh kryeminister honofirik nje jave para se te bashkohesh me te shumtit.

  7. xhoxhi says:

    Mirë luli që është gomar po ata që i shkojnë mbrapa përse shkojnë?Lë të fitojë kush të dojë edhe Marksi të ngrihet nga vari Shqipëria do humbë edhe si komb.Çfarë prodhon Shqipëria?Presh edhe qepë.Tjetër pa më thoni çfarë prodhon?Të gjitha vijnë nga jashtë,shqiptarët bredhin nëpër botë disa duke punuar disa duke vjedhur disa duke shitur drogë etj etj dhe Shqipëria pret e përcjell këta zarbanikë…Shqiptarët mesi nxjerrin muajin Rama ndërton stadiume,rrugë,trotuare,lulishe aeroposte etj etj të cilat duhen por kur niveli i jetës është zero?Nuk e di se si jetojnë në Shqipëri kur çmimet janë pothuajse si në europë nganjëherë dhe më të larta dhe rrogat e pensionet janë për tokë.Në botë politikanët kanë frikë te dalin nga dera ndërsa në Shqipëri shkojnë si në dasëm.Prandaj enveri na mori shpirtin por të paktën kishim një punë,sot na marin shpirtin dhe na lënë pa punë duke paguar vetëm taksa..

  8. lule moj lule vetem per politike nuk je says:

    O budalla duhet nje vite per te VAJTUR ne zgjedhje nuk fillohet fushata tani eshte e demshme per ty jo per Ramen

  9. cop idioti .

    kuhedi kush e pallon tani nga te huajt
    thoj mos me qen noj Afrikan
    se na flliqi pd prostituta me licens hollandese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje