Shembulli nga Britania dhe VIP-at shqiptarë që s'pyesin për shtet

30 Maj 2020, 09:07Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Britania e Madhe ka qenë në karantinë, si shumë vende të tjera. Dhe karantina është respektuar nga pjesa më e madhe e shoqërisë.

Njerëzit kanë dalë jashtë vetëm për nevoja bazike, për të bërë pak gjimnastikë, për të nxjerrë shëtitje qenin, për të blerë ushqime e ilaçe, dhe një pjesë e vogël njerëzish për të punuar në rrethanat që punën nuk mund ta bënin nga shtëpia.

Shprehja “we’re all in this together” u bë mantra e britanikëve për javë të tëra. Kuptimi ishte:

“Jemi të gjithë në të njëjtën barkë. Po u përmbys barka, mbytemi të gjithë.”

Në këtë panoramë të përgjithshme ka ndodhur një ngjarje e veçantë.

Në pikun e karantinimit, Dominic Cummings, këshilltari kryesor i Boris Johnsonit ka lënë shtëpinë në Londër, ka marrë gruan e fëmijën e vet katër vjeçar dhe ka shkuar t’u bëjë një vizitë prindërve të tij në Durham, që është nja 350 km larg.

E ka bërë këtë në një kohë që gruaja e tij ishte infektuar me covidin 19. Atje është parë nga banorë të Durhamit, dhe është denoncuar.

Pas kësaj, ka plasur një debat, ku janë përfshirë të gjithë. Është debati kryesor në Britaninë e Madhe.

Ai e ka justifikimin: shkova se duhet të lija fëmijën tim te prindërit, gjë që përfshihet te nevojat bazike, por shumica e britanikëve nuk ia kanë pranuar këtë justifikim.

Britanikët që kanë shpikur magna carta-n e habeas corpus-in nuk mund ta pranojnë këtë situatë, në të cilën ka një rregull për të gjithë e një rregull tjetër për fare pak njerëz me pushtet.

Ata nuk mund ta tolerojnë një njeri me pushtet që thotë: bëni si them unë e mos bëni si bëj unë.

Ata nuk mund ta pranojnë principin orwellian se të gjithë kafshët janë të barabarta, por derrat janë më të barabartë se të tjerët. Dhe kanë ngritur zërin. Ata po thonë se “nëse e falim këtë, atëherë karantinim nuk ka më”.

Sepse siç bëri Cummings, do të bëjmë të gjithë. Pikë. Atje prindërve u kanë vdekur fëmijët, fëmijëve ju kanë vdekur prindërit, e kështu me radhë, dhe ata nuk janë lejuar të marrin pjesë në varrimin e tyre.

Përfytyroni tani që në këtë rrethanë, kur ty nuk të është lejuar t’i rrish babait apo nënës te shtrati i vdekjes, e t’i varrosësh ata, ti dëgjon e lexon se Domnic Cummings, këshilltari i kryeministrit, i ka dhënë të drejtë e leje vetes të shkojë të çmallet me prindërit.

Gazetarët janë ngritur kundër. Priftërinjtë janë ngritur kundër. Sportistët, mësuesit, studentët, janë ngritur kundër. Opozita është e tëra kundër. Edhe maxhoranca po bën të njëjtën gjë.

Doktorët e shkencëtarët që punojnë në Task Force-ën e kryeministrit për Covidin 19 janë shprehur publikisht e kanë thënë se kjo ngjarje, edhe në qoftë shpifje, e dëmton dhe e komprometon strategjinë për të luftuar koronavisurin.

Po kështu, rreth 50 deputetë, po i kërkojnë kryeministrit ta shkarkojë këshilltarin. Ata janë nën presionin e zgjedhësve të tyre, që u dërgojnë mesazhe e emaila, ku u thonë se kjo është një gjë e patolerueshme.

Me logjikën shqiptare duket si debat mbi një çikërrimë. Ne në këtë rast do thoshim:

“E mo se nuk është ndonjë gjë e madhe! Me këtë budallallëk do merremi ne?” Në fakt, gjatë karantinimit ka patur plot VIP-a që kanë lëvizur nëpër Shqipëri.

Me justifikimin se janë VIP-a. Se në Shqipëri një VIP vlen më tepër se sa një ligj. Një i ftuar në këtë studio më ka thënë gjatë bisedës para kamerave (dhe këtë nuk e sjell për të denoncuar vip-in në fjalë, por për të denoncuar një kulturë vip-ore, sepse të gjithë vip-at janë njësoj në Shqipëri, janë mbi ligjin), VIP-i në fjalë pra më ka thënë para kamerave se e kishte kaluar kohën duke ardhur rreth nëpër Shqipëri, dhe se policët, me ta parë, i thoshin: “Ah, ti je? Ok, vazhdo.”

Çfarë ndryshimi kolosal!

18 komente në “Shembulli nga Britania dhe VIP-at shqiptarë që s’pyesin për shtet”

  1. Dalan says:

    Anglezet kane kete gje, ia lene pergjegjesise tende. Psh gjate kohes se lockdownit ose qendrimit ne shtepi, ishe i lejuar vetem per pazare, por ndonje leje nuk paraqisje. Po qe se shkoje pa qellim neper rruge, edhe mund te te ndalonte policia. Pra duhet te kishe shkak te forte per te levizur. Edhe tani qe dalja eshte e lire, shtrohet nevoja vigjilences ndaj virusit, duke respektuar distancimin dhe mbajtjen e maskave ne ambjente te mbyllura. Supermarkete i kane ndare me pecikllaz transparent radhet e pagesave apo self services, makinat ku ti paguan vete. Ne hyrje te supermarketeve, duhet te dalin disa bleres, ne menyre qe te hyjne disa te tjere. Po keshtu neper banka.

  2. Mario says:

    O Muchi Po thuaja emrin vip qe e qyajne Artan dhe vip tjeter Flori Ilir te dy nga I njeti fshate Skrapare dhe ti skapali je Po je VPI me i rregullt

  3. bregdetari says:

    Ndyshimi qëndron te kultura e pandëshkueshmerisë te ne. Kjo është fatkeqësia, plaga shoqërore e ndasive që i bën të fortët ,pakicën,të ndjehen imun ndaj ligjit dhe sudimtar mbi shumicën.

  4. Stape Pashi says:

    I dashur Mustafa, para kater ditesh isha duke udhetuar me makine nga Durresi ne Tirane. Na ndali policia, sepse familjari im VIP e kishte shklur gazin tej normales. Polici qe na ndaloi u gjend ne siklet te madh. Kur pa se kush ishte drejtuesi tha:- Me fal 100 here po nuk kam si t’ja bej. Radari regjistrohet ne qender.
    Mbasi ikem po diskutonim me njeri tjetrin, pse te jete kjo situate? Ai qe eshte mbrojtesi i ligjit te ndjehet fajtor ndaj shkelesit VIP.

    1. Është e pranuar nga populli, nuk është vetëm nga sunduesit .Sepse sunduesit te na i marrin si të përjetëshëm , jo që duhet ndërrue çdo 4 vjet .Prandaj te të tjerët ata janë te gabueshëm edhe para 4 vjetëve ndërsa te ne te përjetshmit kur mund te gabojnë ? Kurr ! Servilizmi është bër moral te ne ,sepse nuk njihet shteti dhe koliktivi ,individi është gjithëshka (VIP_at) si reagimndaj ish sistemit dhe si mbetje e sistemit janë të dyja në kolaborim në kurriz të së drejtës së shtetit dhe kolektivit që e përfaqëson dhe mbronë shtetin.Në Perëndim koliktivi është ma i fuqishëm se në kohën e Xhaxhit.Mund ta ketë emrin më ndyshe po është kolektiv -publiku .Hajt jua pasha të mirën, ekeni shkatrrue çdo bazë te shtetit duke tentue me çrrënjos shtetin socialist,por shteti ështe shtet kudo .

  5. Genti says:

    Ke harruar nje gje Mustafa ketu doli kryeministri dhe e mbrojti .

  6. Vipat shqipetare jane ca injorante,mjerr ne me ta.

  7. Al says:

    Ne Austri u gjobit presidenti…ktu njerezit as duan tja dine kush ka funksion….kryeministri leviz pa eskort….me juve dhe lali Eri ka 40 vete verdalle ….sepse ktu si kane kusure njeriu…ke juve kane gjynahe shume.

  8. Labi says:

    Stape te siguroj qe ai qe ke qene ti nuk eshte VIP, ne Shqiperi nuk ka persona te tille,e kam dhe une nje komshie te tille qe e mban veten te tille,njerez te ardhur ne Tirane me pantallona te kombinatit e kepuce Gjirokastre kurr nuk behen te tille,VIP eshte fjale e madhe nuk mjnd te quhet i tille cdo njeri,se pastaj dhe Kujtim Gjuzi thot jam vip.

    1. Stape Pashi says:

      LABI, jam plotesisht dakort me ty. Ishte lapsus nga une. Familjari im nuk eshte VIP(ne shqip Person Shume I Rendesishem) eshte thjesht person publik.
      Veçse ka nje ndryshim nga ajo qe thua per komshijen tende Ky imi ka lindur ne Tirane, madje edhe babai I tij.

      1. qazim says:

        Ok me gjithshka shkruan por nuk lexova rastin e z.President qe ne kulmin e pandemise bridhte neper malet e Shqiperise. Do te ishte mire qe te shenjoje vipat por ne rradhe te pare rripat.

  9. siringa says:

    Dakort me moralin e shkrimit por, mos te habitemi shumë! Për momentin jemi larg po shume larg të qenit popull e shtet I krahasueshëm me Anglinë apo Gjermanine….

  10. mik says:

    Ajo çka thuhet ne artikull asht e drejte, por nuk asht i drejte krahasimi i kultures Britanike me kulturen tone.
    Magna karta ka hy ne fuqi para 800 vjetesh. Rrespektimi i saj nuk imponohet ma nepermjet ligjit, sepse njerzit nuk mund ti perceptojne te drejtat e tyre jasht korrnizes se saj. Ai ligj asht formu tashma ne psikiken e Britanikeve, ashtu siç ishin formu ligjet e Kanunit te Lek Dikagjinit ne Veri. Ku ka mbi 100 vjet qe Kanuni me ligj nuk funksjonon ma, dhe njerzit prap se prap e rrespektojne dhe epraktikojne ate. Kena shembuj plot per kete.
    Prandaj krahasimi i Britanikeve me ne asht i pa drejte. Na nuk mundena me mendu si Britaniket. Ajo asht evolucjon, e na nuk mundena me shkapercy evolucjonin me revolucjon. Asht diçka qe nuk bahet.
    Mustafa Nano e mban veten ( ndoshta edhe asht ) Anglofil, dhe duket se gjithmone ka prirje te krahasoje gjithçka me kulturen Angleze, megjithese asnjehere nuk ka tregu shenja te nje ‘ Gentleman -i ‘ .
    E vetmja gja qe na kena nevoje, asht zbatimi i ligjit. Nqs ja arrijme kesaj, kena arrit gjithçka.

  11. Timi says:

    Ky artikull eshte oer hajdutin president , per monika birrin, per lyl idiotin, per ata idiote qe vetequhen artista si cuni i zefit, per karafilat e Aleances se Teatrit dhe per gkithe pisat e tjere qe vetequhen vipa por jane plehra ne te vertete. Gjate karantines ne pane edhe nje here gaprazi kush eshte hajvan ne kete vend …pikerisht te korruptuarit, vjedhesit dhe shkaterruesit e shtetit ishin te paret qe shkelen ligjet. Partia babaleve dhe president hajduti me partine e tij.
    Respekt per shwiptaret e thjeshte qe ju binden ne ndergjegje e disipline masave te marra nga qeveria.

  12. perlat spahiu says:

    ja cdo te thote qe:nje qyp si ty te njohe vipat o llipat e kooperatives shqipatare.shoh qe perdor ne shkrime dhe thenie ne gjuhen latine ,mos gaboj
    mor mustafa turk me fame,qe ngele tere kohen ne lane.

  13. Avniu says:

    Per ligjin e Surrelit te shpallur ne FACEBOOK -e ka llafin Nano??

  14. Tepelena says:

    Clirohu nga bindjet adhuruese anglo -saksone M.Nano ju si cdo njeri tjeter i medias Shqiptare jeni te pa fuqishem nga komplekset e shqiptarit qe jeton ne Shqiperi dhe endrrat iluzive qe ushqeni ne komentet personale si ashtu qesharake dhe te pa bazuara. Anglia eshte nje shtet i cili rrjedh nga nje hic e deri ne nje perandori e cila sot ka fuqine ekonomike por kontraditat me te medhaja ne demokracine e sotshme. Anglezet jane nje popull menderisht i semure keto nuk jane paragjykime por fakte reale. Ne Spanje ne disa qytete anglezet jane te ndaluar edhe te vijne ne grupe. Ku vijne ne Evrope shkatojne skandale. Mos harroni tragjedine qe u be ne nje ndeshje ne Juventus-Angli ne 29 maj te 1985 ne Belgjike 39 te vdekur , 32 italian ,dhe 400 te plagosur nga huliganizmi kulture angleze. Sot Anglezet apo anglezet po te dehen ne rruge duhet te paguajne vete spitalin. Femrat angleze ne Angli dhe ne Evrope jane cveshur ne rruge lakuriq kjo eshte nje tablo e qarte e nje shteti multi-kulturor i degraduar nga kultura e saj dhe liria e saj e cmendur. Ne ditet e izolimit Anglia nuk ka respektuar asnje rregull distancimi vetem kurre u semur kryeministri i tyre mbasi doli nga spitali e forcoi pak rregullin e cfrenuar te Anglezve qe kerkojne jo dominimin ashtu si edhe Amerikanet qe bene protesta kundra izolimit cfare eshte kjo droge liria kurre mund te themi me qarte krisje cmendurie ne kulturen e dobet Angleze te dale nga nje kulture dikur dominante qe ndjek edhe sot te njejtin kurs kapitalist te eger por te pa mundur te arrijne kompromise me vete kulturen e cfrenuar egoiste si nje vend ku mendohet si vendi i Shekspirit si vendi i Universiteteve me te medhaja e prestigjioze ne bote dhe fakti shumica e Anglezve te huaj vendi i droges i alkolit ku cdo te premte te shtune trotuaret mbushen me te dehur qe rrezohen ne toke dhe gazetari delirant na tregon ne qe i njohim edhe me teori si edhe me fakte karakteret e ketyre debilave te cmendur qe nuk kane asgje te ngjashme me Italine e cila ka qene perandori perpara Anglezve i kane sunduar dikur menderisht dhe kane mbetur si te tille edhe sot nje vend qe e leshoi perandorine por i mbeti kultura klasike ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje