REAGIMI/ Ardi Veliu kërkon falje, pasi justifikoi dhunën e policisë ndaj një 15-vjeçari: Ajo që thashë u deformua dhe keqkuptua

29 Maj 2020, 18:58Politika TEMA

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka kërkuar ndjesë lidhur me videon e publikuar prej tij ditën e sotme.

Në një reagim të gjatë në Facebook, kreu i policisë, ka sqaruar situatën e krijuar pas publikimit të videos.

Ai shkruan se është vënë personalisht në shënjestër dhe se i vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes dhe qasjes së tij ndaj saj.

“Jam i keqardhur që Policia e Shtetit bëhet rregullisht shënjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë. Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në goditjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i yni të bëjë një gabim dhe megjithëse ndëshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë goditja vijon ndaj Policisë së Shtetit. 

Sot unë jam vënë personalisht në shënjestër dhe më vjen keq për deformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.”­ – shkruan Veliu.

Më tej ai shkruan se fjala e tij është nxjerrë nga konteksti dhe se ka bërë një ilustrim të idesë se nuk mund të fajësohet vetëm punonjësi i policisë për ngjarjen duke shtuar se ai është pezulluar.

“Së pari, fjala ime nuk mund të nxirret nga konteksti, siç po bëhet.

Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë vetëm punonjësi i Policisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.

Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të.

Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.” – sqaron ai.

Në fund Veliu kërkon ndjesë  për keqkuptimin e komentit të tij.

“Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë ç’ka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim. 

Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona. 

Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time!” – mbyll reagimin e tij Veliu.

Drejtori i policisë publikoi ditën e sotme një video teksa raportonte në Komisionin e Sigurisë për dhunën e disa punonjësve policisë ndaj një 15-vjeçari te Parku i Liqenit.

Në pamjet video tregohej e ëma e 15-vjeçarit që mbante në duar një pistoletë por më pas doli që e gjithë skena ishte shkëputur nga një film ku ajo luante.

Publikimi i videos e komentet e Veliut sollën një reagim të ashpër në rrjetet sociale me qytetarë e politikanë që kërkuan dorëheqjen e tij.

22 komente në “REAGIMI/ Ardi Veliu kërkon falje, pasi justifikoi dhunën e policisë ndaj një 15-vjeçari: Ajo që thashë u deformua dhe keqkuptua”

  1. Bashkim says:

    Ai nuk duhet te qendroi as nje minut me ne krye te policise se shtetit , jo te japi dorheqen por duhet te shkarkuar ne ne moment nga kryministri
    Kjo tregon qe ne qeverisim nga amatoredhe rrugace .
    Vepro kryeminister

    1. Nuk e kane fajin ata says:

      O Bashkim,
      Mos u hidh kunder policies, sepse nuk vuajme nga veprimet e teperta te policise, por nga mungesa e tyre.
      Policia jone do inkurajim dhe edukim. Të gjithë ja vene fajin policise por askush nuk merret me ata qe shkeli ligjin. Ardi Veliu vetem tregoi se ajo e jema e atij djalit nuk ka goje te flasë fare, sepse ka deshtuar ne edukimin e femijëve te saj.
      E pra, po nuk e edukove ti fëmijën tend, dikush do ta edukojë, apo jo? Apo te pyesim ty perseri? We me momentin qe ke deshtuar si prind, rri urte dhe print pasojat. Ai femija 15 vjeç dhe u perball me policine. Po kur te behet 30 vjeç? Atehere ai o Bashkim do te ta heqë koken, dhe pastaj as nuk do kesh kohe të thuash “sa idiot Isha atehere”.

      1. Robt ku ti kesh ti qe justifikon drurin mbi nje femije te mitur says:

        E ema ka luajtur skene filmi me ate kobure, o nallban!

      2. Eugen says:

        Perse barazoni policine e shtetit me kete idjot. Askush nuk po thothe asnje fjale per policine por personin ne fjale qe drejton policine. Ai dhe askush nuk pergjitheson policine por vetem veten e tij. Eshte nje i punesuar qe duhet shkarkuar per shkelje ne detyre. Ndersa per femijen mos paragjykoni dhe nuk besoj se je ne gjendje te kuptosh se si do behet apo cfare do beje dikush pas 10-15 vjetesh.

      3. Eni says:

        Po flet per nje femije 15 vjet o torollak! C’pune ka drejtori i policise te merret me edukaten e mamase! Jo po te na thote ardi Veliu sa here duhet te bejme sekse apo sa here duhet te falemi. Kjo tjeregon pa pjekuri dhe padituri nga drejtori i policise. Ose me thjesht per tu kuptuar nga policet INJORANCE.

      4. Mali says:

        Cfare do lloj gjoje duhet te thoje kte sduhet te thoje ca thu mer nje 15 vjecari I falet se esht I papjekur dhe me sakt esht nen moshe ose minoren nuk ke te drejt ta gjush o njeri a e kupton kaq gjo ke te drejt ta neutralizosh po jo ta gjuash a I dini ligjet .ku ka justifikim per ate video o njerez Dritan Dajti vrau 4 vet se u trrem ca thoni mer a jeni njerez

    2. xyz says:

      Nëse tek çdo polic shohim fytyrën e Leshit, po tek Drejtori i Përgjithshëm?
      A dëgjon o Llesh të pjerdhsha në atë vesh!

  2. Besimi says:

    Largohu nga ai post o MUT.

  3. turi says:

    U’a çori maskat Kurves, dhe birit te Kurves.

    1. Lomy says:

      Po mer tur kurva, kelysh, nip e sternip kurvash, ashtu eshte…
      Ty ska kush te ta cjerre masken se s’ke maske po shurrtore

  4. Jim says:

    O Ardi Veliu Po Si ka mundesi qe informacionin nuk e merr te sakte per cfar del para nje komisioni parlamentar ose para mediave Ke gjithe ato struktura ne dispozicin Ju le shkas ketyre plehrave te pergojojne.

  5. kripa me karar says:

    bashkim; duhet te ta veme ty ne vend te atij, besoj. o kopaçe, por çfare shkruan. paske dhe nje emer international qe nuk te shkon ; ty te shkon Shkakrkim.

  6. USA says:

    Shkarkimi eshtë më e pakëta për atë!

  7. Mandravellua says:

    E hangri dhe ky sapunin per djath, si Salhiu me fshatin “Qivrym”…
    Kshtu eshte kur nuk mendohesh mire. AI GJIGANDI thoshte: “Mat 3 here e opri nje here”
    Po pse mer evlat ?, pse ? Mos u bej gaz i botes. Bej detyren dhe mos u merr me kto gjera.
    Pa c`ka po ke dhe probleme me komunikimin…. Me zor i lidh llafet ,,,,

  8. Besim says:

    Per gjith ju bura kurvash qe i turreni Bashkimit; Bashkimi nuk po sulmon Policine e Shtetit dhe policet e thjeshte, por ket Drejtor qe qenka nje MUT i madh dhe qe duhet te largohet. Kaq e thjeshte eshte.

  9. Andro says:

    Keta marrin Balilin me ML 2017 si boss dhe njerzve te tjeshte i mysin me gjoba!
    Ti je thjesht nje kurve mashkull bashke me pinokun e bashkise, moter qirin e libarzhdit dhe mbretit tend lakuriq!

    Po ju vjen fundiiiii

  10. Ministria e L(L)eshit says:

    O drejtor po ti si institucion je ligjzbatues o drejtor..
    Që do te thotë ligji, ligji dhe vetëm ligji janë baza e jote…
    Dhw këtu situata është shumë e thjeshtë.
    NQS zbaton ligjin (ke bërë punën).
    NQS nuk e zbaton atë jo vetëm nuk ke bërë punën por mund te jesh dhe vetë ne kundravajtje ligjore.
    Po e vërteta është se jeni shumë larg të konceptit të shtetit të mirëfilltë prandaj ti me Leshin doni te pergjoni pa urdhra qe neser te na thoni se de jure rrezoni prezumimin e pafajësisë.
    Të tipit e shikoni këtë ne e pergjuam se ky eshte kushëriri i filanit, apo se ne 1982 xhaxhait te ketij i kane hequr Latën e 3 te patentes ose halla e ketij ka qene me probleme me moralin ne linje me parardhesin tuaj qe donte me vu kamera kudo per me pas cdo gje ne kontroll si nje big Brotheri…
    Jeni shume larg te te berit shtet
    E kuptoni ju o zotëri cfare eshte ligji…!

  11. Pato says:

    O Ardi Veliu ti e shkarkove policin per nje pellemb ne krye te detyres pa u menduar dy here vetem sepse ca skutha facebukesh benin histerikun. Po te doje ta mbroje policin duhet te kishe dale qe ate dite e te thoje qe edhe polici ka familje dhe nuk mund ta shaj nje zoraxhi nga motra e robte. Por jo, e hoqet dhe e hodhet ne rruge dhe nuk i dhate asnje mundesi te shpjegohet. Tani qe te ra bytha vet keqe po kerkon falje.

    Kjo gafe qe ti bere eshte 100 here me keqe, te ikesh dhe me vrap biles.

  12. Kjo nuk duhet te jete policia e shtetit says:

    Si mund te guxosh te justifikosh dhunen ndaj nje te mituri duke u kapur tek konteksti i situates?! Po ku ka kontekts qe te justifikoje dhunen ndaj nje femije mor plere?! Ke tentuar me tej te justifikosh dhunen ndaj te miturit, duke u perpjekur te denigrosh te emen! Ke shfaqur ne Komisionin e Sigurise nje video te te emes se djalit me pistolete ne dore, duke u shprehur se: shihni nga c’familje vjen! Po si ke kujtuar se do genjeje me kete video Komisionin, kur video eshte shkeputur nga nje skene filmi artistik qe e ema e djalit ka luajtur?! Si mund te jesh kaq i pacipe mor pleh?! Turp, turp, e prape turp per armen e nderuar te policise qe te mban ty ne krye!!

  13. Toni says:

    Escobari pasi vrau 30 mije veta u vra si qen fantazoni sikur per nje moment djali I tij minoren , minoren, minoren (ka shume rendesi ta perseris) dhunohet nga patrulla policis dhe kryetari I tyre thote polici u denua por shifni cfar familje ka ,kjo ju siguroj qe nuk ndodh as ne kolumbi kjo eshte policia qe duam

  14. Nik says:

    Dorheqjen Vangjl! Aty ska keqkuptim, ka nivel zero.

  15. Tori says:

    O Pato ,po ti ku e degjove qe ai femija e ofendoi policin,apo futja kot !Pastaj eshte vetem nje femije.Sipas teje te gjithe ata komentues qe ofendojne Ramen duhet te rrihen e te denohen me burg ! Megjithse Materazi e ofendoj Zidanin u denua Zidani per xhestin qe beri..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje