Mesila Doda: Nuk do ketë ikje të Ramës, por përmbysje

30 Maj 2020, 09:19Politika TEMA

E pranishme në studion e “Provokacija” këtë të premte me Mustafa Nanon ishte edhe sekretarja e Përgjithshme e PDIU, Mesila Doda.

Gjatë bisedës në studio është folur për rolin që Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka në vend, për shembjen e Teatrit Kombëtar, për politikë si dhe për Reformën Zgjedhore dhe pritshmëritë që vijnë nga ky proces.

duke folur për çështjen e Teatrit Kombëtar, Doda u shpreh se ka qenë e pranishme një natë para se godina të shembej ndërsa shtoi se ishte aty edhe të nesërmen.

Mesila Doda u shpreh: “Kam qenë atë natë përpara se të shembej. Kemi qenë dhe të nesërmen, kemi qenë shumë aktivë, dhe unë dhe Idrizi. Në fakt partitë politikë prodhojnë politike, por kësaj radhe të gjithë e hoqën atë egoizimin politik. 

Është hera e parë që politikanët e ndrydhën egoizmin e tyre dhe u vunë në shërbim të një kauze. Asnjë qenie njerëzore nuk mundet të ndërtojë një optikë… Unë di që ne kemi një trashëgim shpirtërore në atë vend. Kam parë shfaqje të jashtëzakonshme aty. Kishte nevoje për një teatër të ri, por nuk ishte nevoja që të shkatërrohej një histori, një trashëgimi shpirtërore.”

Doda shton gjithashtu se me shembjen e teatrit, Ramës i ra edhe fasada që kishte me ndërkombëtarët, ndërsa thekson se nuk do ketë ikje të kryeministrit, por do të ketë përmbysje:

Ky shërbeu si një akt vetëvrasjeje për kryeministrin. Me një inat dhe tërbim që u soll me një pjesë të kulturës, në fakt ishte rënia e fasadës së demokracisë.. Për mënyrën sesi u tërbua për dicka që duhet ta bënte me patjetër, sesi shkeli disa ligje.. nuk ka ndodhur ndonjëherë që shteti që të ishte kaq i çoroditur. Dukej si një akt lufte me një ndërtese. 

Pas kësaj ka ndodhur rënia e fasadës edhe në opinionin ndërkombëtar. Por ka pasur edhe një rënie të jashtëzakonshme në mbështetësit e tij këtu brenda. Rënie si kësaj here nuk pasur kurrë. Do shikosh që nuk do ketë ikje të Ramës do ketë përmbysje… Do ketë një revoltë që kthehet me votë. Njerëzit nuk të falin dot arrogancën dhe vjedhjen në të njëjtën kohë.” 

11 komente në “Mesila Doda: Nuk do ketë ikje të Ramës, por përmbysje”

  1. Mari says:

    Ke lene njeri pa i bere gojore ti se Po i mere me radhe Po fi nuk eshte i joti Po I ketyr qe te ftoje ty ne emisjone tv ? ti je nje shtaze njerzore po pa shpirt njerzimi te kujtohet 21 janari kure dole dhe the ato protestuea duheshin varur tek kangjullat dhe mire bene qe I vrane kurs tani na dole dashnore e protestave prandaj ti je nje funderin

  2. Pedro i ri says:

    Avash, Avash Avash ,Avashhhhhh zonja Palma

  3. Agimi says:

    Do të ketë një fitore spetakolare të Edit ndaj sharlatanëve, vulgarëve dhe të paditurve

  4. Milan says:

    Do ja rruash Rames o bjonde dhe skuptohet mire akoma per cfar permbysje behet fjal kur ju injorantet jeni ne minorance absolute

  5. gjergji says:

    Jo vetem qe nuk do ket permbysje te Rames,por perkundrazi ai eshte Akoma me I forte me I besushem,me puntor,me inteligjent padyshim faktet e rezultatet e punes tij e perfercojne mendimin tim.Perball nje ish opozite llapaqene,sharlatane e krejtesisht e paafte e ku nje opozite te pashkollur (vetem shkollim tek kristali) “ferra I duket Brahim”(proverbe e urte shkodrane) me gjithe te metat e tija jo te vogla ai mbetet njeriu me I pershtateshem e natyrisht me I afti kryeminister I 30 viteve te fundit me gjithe vendosjen jo te shkopijeve por te super trave nen rrotat e karroces qe ai drejton.Zonjushe po te kujtoj menaxhimin e vendit mbas termetit(do mbetet historikisht ne analet e shtetit shqiptar “shou” televiziv itij per te ndihmuar Shqiperin ne lufte per eliminimin e pasojave termetit drejtuar bashkombesve kudo ne bore e shteve te fuqishme Europiane.Njekohesisht menaxhimin e situates korona virusit C-19.Rrezultatet tashma dihen.Zojushe Mesila: vertet ti mendon se Shqiperia mund te drejtohet nga “vagabondat politik) anadollak(mashtrues te gjitha formave) e krejtesisht te paafte e te gateshem ta “Ndezin” Shqiperin per interesa krejtesisht personale e familjare si Berisha,Meta apo dr.Mona?

  6. xx says:

    Ti je nje shtrige si ato te perrallave Asnje nuk i kupton ;;ndjenjat ” e tua per Teatri sepse aty u be teatri i politikes dhe kete mos u perpiq ta mbulosh se kane dale zbuluar te gjithe Ashtu sic mblidhen bletet rreth mjaltit ashtu u mblodhet ju partite si mizat mbi m……..Keta jeni ju dhe ti e para.Prandaj mos merr mundimin te na mbushesh mendjen.Gjeti Nano ke te ftoje ne emision.Ti di vetem te tregosh thonjte si macet e egra.

  7. shqip says:

    Do ti bej copy këtij komenti të Dodes. Dhe një ditë pas zgjedhjeve të 2021 do e publikoj pike e presje. Ndërkohë partia e Idrizit, e Nardit, Shehut apo Dules, do i jetë tharë vula nga mospërdorimi. Ah se më shkau. Këta do garojnë, ops, do futen në listat e PD.

  8. Lush berbali says:

    Pasha zotin ,moj ti Mirditore ,mes teje,Idrizit Dules,Ndokes,Bashes ,Monikes,Ilirit,Pethrit Vathilit une zgjedh Ramen deri sa te vdes.
    Mes 1000 te zezave te Rames ,ju jeni e zeza e 999 mijte.
    Perjashtim bej per Agron Duken qe eshte tjeter nivel e deri diku per Dash Shehin.
    Ju jeni funderrina .Nuk ngjallin shprese funderrinat,as bythelepiresit.
    Une jam i sigurte se kryetari yt hidhet ne prehrin e Rames ,sa t’i afrojne Rama kocken e rradhes.
    Kocken e pelqen Basha ,jo me ju te tjeret qe nuk figuroni askund ne harten e votuesve.
    Ti po munde,rrezo Demin.
    Te del boll.
    Mos e rrezo Ramen.
    Se ai ben surpriza…si ne France ne plazh psh.Aty pastaj ju ndryshon mendimi.
    Kaq vlen morali i politikes shqiptare.

  9. Stape Pashi says:

    Megjithse femer( ne fakt kam dyshim per kete status sepse me duket si travestite ) do ti shikonte shume mire specifikimi- KOQE.

  10. Tarzani says:

    Do ja ruani Rames te gjithe.Me vjen keq qe perfaqeson Camet nje qe qelbesire e tille se jam Cam vete .

  11. Jari says:

    Po u afrove tek toka e teatrit tek palmat do varesh,apo ska palma fare, ha ha ha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje