Basha takime në Durrës, reagon Manastirliu: Shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie. Po vë në rrezik jetën e qytetarëve për interesin e vet politik

30 Maj 2020, 12:55Politika TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë foto nga takimi i kryedemokratit Lulzim Basha me banorët në Durrës, duke u shprehur se është e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie.

“Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie”, shkruan ministrja në Facebook.

Mesazhi i plotë:

Si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale jam e tmerruar nga kjo shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie, në kushtet e hapjes, kur më shumë se kurrë njerëzit duhet të respektojnë rregullat e mbrojtjes nga COVID-19, sepse ekspozimi është i madh!

Si mund të jepet kjo shfaqje dhe cili lider në botën e sotme jep këtë shembull thjesht për interesin e vet politik?!

Zoti Basha mund t’i thotë të tëra ato që ka për të thënë, pa vënë në rrezik shëndetin e njerëzve në këtë formë ekstreme papërgjegjshmërie.

Numrat e rritur janë efekt i parashikuar i hapjes. Por kjo ngjeshje njerëzish për qëllimet e një njeriu mund t’i rrisë numrat përtej parashikimeve më negative dhe kostoja mund të bëhet marramendëse!

U bëj thirrje qytetarëve të mos bien pre e kësaj papërgjegjshmërie të pajustifikueshme dhe zotit Basha të mos i faturojë njerëzve e vendit, koston e papërballueshme të luftës së tij të dëshpëruar për pushtet!

(TemA)

4 komente në “Basha takime në Durrës, reagon Manastirliu: Shfaqje ekstreme papërgjegjshmërie. Po vë në rrezik jetën e qytetarëve për interesin e vet politik”

  1. Shkodrani says:

    Kur si kap virusi tan ca jan ken ne mering kyt rrce te flliqun Enveri ju ka shkydhy nanen ktyne meturinave te pd e lsi

  2. Dario says:

    PIRDH pirdh se LIROHESH

  3. Iliri says:

    nuk kuptoj pae shteti eshte kaq inferior ndaj ketij njeriu.Kush eshte ky qe nuk pyet as per shtet e as per ligj.Cfare cusie so ndodhe qe ta plasin brenda se keshru nuk ze mend ai idiot dhe genjeshtar

  4. Edi says:

    Po mire o njerez te shkrete ,po a rrezikohet vetja ,familja per Bashen ? Politiimi i epidemise nga ana e pd &co eshte nje gje qe revolton cdo njeri normal ne shqiperi ,poshtersi e madhe nga ana e tyre ,papergjegjshmeri dhe sjellje kriminale .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje