Ish presidenti i Republikës Bamir Topi i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, duke folur në lidhje me Reformën Zgjedhore, u shpreh se në fund nuk do kemi asgjë.
“Jemi sot në situatën kur pas zgjedhjeve ka akuza. Parlamenti është kthyer në institucionin më të dobët historikisht. Janë futur në kullë, në mungesë të transparencës. Politika sot merr në dorë në mënyrë monopoliste fatin e zgjedhjeve. Janë futur, do respektojnë datën 31 maj, që të jenë në rregull edhe me ndërkombëtarët e në fund nuk do kemi asgjë”, tha Topi.
Në lidhje me rolin e presidentit Ilir Meta, Topi u shpreh se kreu i shtetit po kryen detyrën institucionale që i takon.
“Presidenti Meta natyrisht ka thënë se reforma duhet të bëhet. Është munduar që të mbajë postin që ka, atë pozicion. Nga pikëpamja institucionale e lan veten në këtë pjesë. Përgjegjësinë e ka Këshilli Politik. Gjërat ama nuk po shkojnë mirë. Tashmë e tutje askush nuk duhet të ankohet më”, vlerësoi Topi.
Bamir Topi foli edhe për Partinë Demokratike, duke thënë se PD sot ka kryetar de jure Lulzim Bashën, ndërsa kryetari de facto është ish kryeministri Sali Berisha.
“Nuk merrem personalisht me zotin Basha, por nuk shoh opozitë për një premisë për të qenë në pushtet. Edhe tek Reforma Zgjedhore, opozita po kënaq orekset e maxhorancës. Opozita bëhet me maxhorancën, në kohën që ka vjedhje votash. Basha thotë se jemi për maxhoritar për lista të hapura, kurse nesër del Berisha e thotë nuk e ndryshojmë sistemin e përfundimisht PD nuk bën asgjë. PD nuk drejtohet nga kryetari de jure, por kryetari de facto. Këtu nuk ka alternativë. Demokracia ka nevojë për të rilindur”, përmbylli Topi.
Z.Topi
Je i ri .
Pse nuk e merr edhe nje here PD-ne ?
Apo nuk te therret njeri ?
Pse nuk te therrasin ?
Ju , per te ruajtur karriken tuaj presidenciale ( te dhuruar nga Sali Berisha), cfare nuk bete.
Tani shan te gjithe. Berishen, Edi Ramen, Bashen, Nishanin etj etj
Ktheju e na drejto, sepse na ka marre malli.
Harrove ti qe sa ishe kryetar i KLD, kishte cudira ?
Ka pas edhe presidente te tjere para teje, burra te mire, qe nuk flasin me mllef sic flet ti.
Je drejtues i nje partie, u fute ne zgjedhje, dhe e pe sa ke mbeshtetje.
President te beri Berisha. Me partine tende, jeni akoma shume larg per te fituar nje deputet te vetem.
Shijo financiarisht favoret qe te beri Sali Berisha, e mos pergojo politikane te tjere, ish kolege.
Pastaj ju jeni edhe specialist bujqesie, shikoni , mos keni sukses ne bisnes agro ushqimor.
Ky flet me heshtjen e tij????
Je vetem nje palaqo si te gjithe presidentet qe kane kap ate karrige duke perjashtuar Moisiun
Ti je nje lehen qe te nxori berisha nga pantallonat,i vure kazmen sistemit drejtesis dhe gjykates kushtetuse
O Bakeq o semundje e bute po pse I del krah metes. Te perdori berisha mire ty. Po kush eshte kryeministri me I mire per ty pse se thua. Semundje e bute ishe dhe ashtu mbete. Po si jeni kaq idite kaq legana skini fare moral.
Sa te jete maloku PD me keq do te shkoi….
MJERISHTE HUMBJA NE VOTA ESHTE SHUME PAK
PER KTA SHKERDHATAT ANTISHQIPTARE
KTA DUHEN QERUAR NGA TOKA SHQIPTARE