Ka nisur takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, i cili u shty me 2 orë.
Të parët që janë futur në ambientet e Pallatit të kongreseve kanë qenë Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili të shoqëruar nga njëri-tjetri.
Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë.
Ndërkohë, sipas burimeve, deri në minutat e fundit ambasadorët kryesore kanë qenë në kontakt me të dyja palët.
Fryma është më pozitive, por ende nuk ka një marrëveshje.
Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.
Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.
Pa u shkarku “Allendeja albanese” President dhe pa dal perpara SPAK e BKH Ilir Meta , kurre nuk ka per te patur “tym te bardhe” , dhe Presidenti i ri te zgjidhet nga Populli !