Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka uruar fëmijët për festën e 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve.
Kjo festë përkon edhe me heqjen e masave ndaj COVID-19, ndaj edhe fëmijët do të kenë mundësi duke filluar nga dita e sotme të rikthehen në kopshte e çerdhe.
Pikërisht rikthimi në këto ambiente është vetë festa e sotme thotë Rama, ndërsa urimin e ka jo vetëm për fëmijët, por edhe për prindërit, gjyshet dhe gjyshërit.
“MIRËMËNGJES ! Sot festa e 1 qershorit është vetë rikthimi në kopsht dhe çerdhe. Gëzuar fëmijëve, prindërve, gjysheve e gjyshërve”, shkruan Rama, duke e shoqëruar edhe me një foto të fëmijëve në kopsht.
Ram leri femijet te gezojne ne stilin e tyre tani por merruni me reformen zgjedhore se e keni katranos
vullneti i juaj dhe frika se zbrisni nje nga nje nuk e beni reformen me lista te hapura,turp se u mbertheve ne nje dhome te erret ne 2008 me salih berishen dhe jemi ne kete gjendje
larg duart nga vota e lire
PSE NUKE I PYETE MORE KRYEMINISTER ,A KANE HENGER BUKE TE GJITHE ,APO KE ME SHUME PROBLEM FESTEN E TYRE.