Soreca: Reforma Zgjedhore me rekomandimet e OSBE/ODIHR është kusht i domosdoshëm për integrimin në BE. Duhet të bëhet tani

1 Qershor 2020, 11:26Politika TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar pas mos arritjes së një marrëveshjeje mes partive politike për Reformën Zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në integrimin Evropian.

Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të arrihet tani për të nisur negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur.”- shkruan Soreca në Twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje