VIDEO: Shokët e mbajnë për krahu dhe e largojnë, ja përplasja me grushte e Grezdës me futbollistin e Rijekës

1 Qershor 2020, 18:10Sport TEMA

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Eros Grezda u bë protagonist i ngjarjeje të shëmtuar në fund të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Kroacisë mes Rijekas dhe Osijek që përfundoi me fitoren 3-2 me përmbysje të skuadrës vendase.

Shqiptari i Osijek i cili në atë takim u aktivizua për 62 minuta, në përfundim të sfidës u përplas fizikisht me sulmuesin e Rijekas Antonio Colak dhe e goditi me grusht në kokë kundërshtarin e tij.

Me grushtin që i dha rivalit të tij, Eros Grezda rrezikon të dënohet nga 2 deri në 6 ndeshje nga komisioni i Etikës në Federatën Kroate të Futbolli, por në rast se gjesti i tij cilësohet i rrezikshëm, shqiptari mund të pezullohet për 6 muaj nga futbolli.

Grezda tha se ishte ofenduar nga kundërshtari i tij.

2 komente në “VIDEO: Shokët e mbajnë për krahu dhe e largojnë, ja përplasja me grushte e Grezdës me futbollistin e Rijekës”

  1. dorian says:

    shqiptar hesapi
    ter jeten kokcepsh

  2. OkTaPoDi says:

    Mire ja ka bo tja kijshte thy dhembet fare..
    Se mesohet here tjeter kur te shaj shqipetaret, a do ket b** apo jo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje