Dhjetëra aktivistë dhe mbështetës të teorive konspirative marshuan të martën në Tiranë kundër vaksinës së koronaviursit të ri COVID-19, të cilët e cilësuan si një mjet të elitave për të kontrolluar popullsinë.
Nga Nensi Bogdani
Një grup protestuesish parakaluan mesditën e së martës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, duke hedhur parulla kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19, vaksinë që sipas tyre është duke u përgatitur dhe ka si qëllim injektimin e disa mikroçipave kontrollues në trupat e popullatës.
“Kjo është një skemë ndërkombëtare në interes të pak familjeve në botë, të cilët dëshirojnë të ulin numrin e popullsisë në botë për ta kontrolluar më mirë dhe për të mikroçipuar popullsinë, nëpërmjet një vaksine me nanothërmija dhe nëpërmjet sistemit 5G – që duan të na fusin në trup nëpërmjet kësaj vaksinës”, u shpreh Alfred Cako, botues librash konspirativë dhe njëkohësisht njëri prej organizatorëve të protestës.
Cako theksoi se ka ardhur koha që të protestojmë “për lirinë tonë”. Ai e prezantoi parakalimin përgjatë bulevardit si një simbol të lirisë dhe rezistencë kundra skllavërimit të popullsisë.
Një nga teoritë konspirative që lidhet me koronvirusin e ri, pretendon se pandemia është një mbulesë për një plan për të implantuar mikrocipet që mund të gjurmohen dhe se bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates është pas këtij plani.
Ndërkohë teknologjia 5G fajësohet për përhapjen e shpejtë të COVID-19. Ata që e avancojnë këtë teori konspirative besojnë se kjo frekuencë degradon sistemin imunitar dhe se rreziqet po mbulohen nga forca të fuqishme në industrinë globale të telekomunikacionit.
Një tjetër protestuesve ,Ylli Kurti i tha BIRN se ka ardhur momenti që t’i çonin një mesazh – si mazhorancës ashtu edhe opozitës, që të bëhen të ndjeshëm në lidhje me çështjen e vaksinimit.
“Ky uragan i protestuesve do përhapet rrugëve të Shqipërisë, pasi bëhet fjalë për një çështje të jetëve tona, të familjeve, prindërve dhe fëmijëve tanë,” tha Kurti.
Sipas tij ka një plan ‘ogurzi’ i cili do të detyrojë shtetet dhe pushtetarët që të vaksinojnë me detyrim njerëzit në masë.
“Nëse ka njerëz që duan ta bëjnë me dëshirë atëherë në rregull, por ideja është mos të bëhet me detyrim,” shtoi Kurti.
Hasime Dukaj, një tjetër qytetare prezente në protestë, i tha BIRN se ajo ka dalë për të mbrojtur të ardhmen e të rinjve, shëndeti i të cilëve sipas saj po dëmtohet nga vaksinimi kundër COVID-19.
“Unë jam një gjyshe që mendoj se të rinjtë shqiptarë duhet t’i ruajmë që të jenë sa më të shëndetshëm dhe mos të lindin autikë. Po shoh që me kalimin e viteve po lindin gjithmonë e më shumë fëmijë autikë. Thuhet se kjo vjen nga vaksinat”, u shpreh Hasimja.
” Dhe një nga vaksinat më të rrezikshme është kjo kundër COVID-19, që na mbylli brenda dhe na falimentoi. Prandaj kemi dalë të protestojmë për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve tanë”, shtoi ajo.
Me 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë për përhapjen e koronavirusit të ri SARS-CoV-2. Deri me 2 qershor nga sëmundja e COVID-19 janë prekur gati 6.2 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ky koronavirus ka shkaktuar 376 mijë viktima.
Ndërkohë në Shqipëri, që nga shpërthimi i epidemisë me 8 mars, koronavirusi i ri SARS-CoV-2 ka prekur 1164 persona, nga të cilët 33 kanë humbur jetën, 891 janë shëruar dhe 240 raste janë aktive
Si pasojë e vdekshmërisë së lartë nga COVID-19 dhe numrit të të prekurve, shumica e vendeve kanë marrë masa drastike izolomi dhe distancimi social për të parandaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të sheshuar kurbën epidemisë.
Masat e distancimit social dhe mbyllja e kufijve e kanë çuar ekonominë botërore në recesion dhe kanë iniciuar një garë ndërkombëtare për zbulimin dhe testimin e një vaksine kundër COVID-19. Por kërkimet e shkencëtarëve janë shoqëruar me fuqizimin e teorive konspirative në rrjete sociale dhe media, si dhe të lëvizjes kundër vaksinimit.
Edhe pse ekspertët e shëndetësisë i konsiderojnë vaksinat si një nga arritjet më mëdha shkencore të shekullit të 20-të,jo të gjithë bien dakord dhe në vitet e fundit ka marrë formë një lëvizje kundër vaksinimit.
Kjo lëvizje është fuqizuar nga masat shtrënguese kundër COVID-19 dhe një numër teorish konsiprative janë përhapur në lidhje me një vaksinë të mundshme edhe pse ato nuk kanw asnjw bazw shkencore apo faktike.
“Ka një shkallë të lartë disinformimi në media në lidhje me vaksinën e COVID-19,” tha Viola Keta, kryeredaktore e shërbimit të verifikimit të fakteve, Faktoje.al.
“Mediat kombëtare e ndërkombëtare kanë folur për gjetjen e një vaksine, ndërkohë që ballafaqimet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë tregojnë se ky fakt nuk është i vërtetë dhe se nuk ekziston akoma asnjë vaksinë kundër COVID-19,” shtoi ajo.
E pyetur nga BIRN në lidhje me pretendimet dhe shqetësimet e protestuesve për vaksinimin e detyruar kundra COVID-19, doktoreshë Silvia Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, i hodhi ato poshtë si “marrëzi” dhe deklarata me një dozë të theksuar mungese serioziteti.
“Absolutisht jo! Nuk ka asgjë të vërtetë,” tha Bino. “ Unë e kam deklaruar dhe për mediat një muaj më parë, se Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë plan vaksinimi, pasi akoma nuk është gjetur një vaksinë kundër virusit, e jo më të kemi bërë plane,” përfundoi ajo,
Më duket se venë e shtohen budallenjtë në Tiranë ,ose ç’ do budalla që ikën nga rrethet gjen shokët në Tiranë.
E para ,akoma nuk ka dalë vaksina ,këta ” jo vaksinim”
E dyta ,po këta nuk marrin masat dhe infektimet shtohen do futen në karsntinë se do bëhet batërdia.
G5 ,po di ndonjë nga këta se ç’ është G 5-sa nuk do demostronin.Antenat lëshojnë reze që mund të digjesh si dielli po të rish poshtë brënda rezes 45 gradë.
O xhej en bi, a Thua te Jen kaq budallenj?
Po sipas teje spaska me as grip as ftohje as kancer e asgje nga 150 e kusur virus te tjera, Tani I quajn te gjitha covid??
Po pse ca pret te te thon e kemi vaksinen gati? Po ta thonin dhe kete ather bente mu qe ishte sajimi vec per vaksinim e kontroll.
Sa per dijenin tende e di pse spitalet ne Gjith boten shenojn cdo gje covid?
Ke degjuar sa buxhet marrin per cdo person?
Kan me interest te bejn ket loje sesa te kurojn njerezit me. Kancer apo te tjera. A Thua Jan kaq budallenjt gjys a europes qe ka hap shkolla me Kohe, apo kore e Taiwan si mbyllen asgje per asnje 1 dit.
A harrova un keta doktoret tane qe thonin Der dje puni raki se sju ndodh gje, Tani dolen virologet me te mire te botes.
E ke idene se ca mjeksie ka Korea apo Taiwan e japonia?
Sistemi amerikan, kanadez apo dhe europian duket si fshat ne krahasim me keto vende, dhe Ata pra asnje dit se kan mbyll vendin.
Vejn maska, po kjo esht kulure e Tyre ketu e 15 vjet me pare.
Te udhetojn ne Taiwan Para 13 vjetev, te Benin temperature scan ne aeroport qe ne ate Kohe.
Amazon ka nga 1000 veta qe. Punojn si sardele, ngjit byth me byth dhe asnje se. Ka. Mbyll, pse???
Apo Ska covid per keta?
Keto sjan konspiraci, keto Jan fakte qe I di dhe bufi.
Tani e morren vesh, qe. Po sna zuri covid, sdo vdesim me ne kushte naturale.
Do jetojm nga 1000 vjet
Cfare di bufi mer zar? Lexon internetin dhe I di te gjitha ti? Amazoni ka patur raste infektimi ne stafin e tyre (mbi 400 te dokumentuar) dhe nje pjese e stafit dolen nga kompania ne shenje revolte meqe s’kishin masa mbrojtese, madje nje nga menaxheret e medhenj te Amazonit iku nga puna per kete arsye, nuk donte te ishte pergjegjes per humbjen e jeteve te stafit se s’kishin mjete mbrojtese. Neper magazina nuk punojne bythe me bythe, jane procese zinxhir me konvejor e me robote qe zevendesojne njerezit. Ata qe jane bythe me bythe jane kompanite qe perpunojne mishin. Kompania Smithfield u mbyll, pothuajse gjithe stafi I semure. Tyson gjithashtu ka shkurtime ne staf. Etj.etj. Dole esnaf I vaksinimit ti, me dy muaj kurs internet.
Po mire burre me i zoti je ti se ato biznese qindra miliardeshe ne SHBA qe e kane cuar stafin te punoje nga shtepia? Nuk duan ata t’i kene delet ne vathe, t’ju vijne cdo mengjes para ores 9 e t’ju marrin shpirtin 8 ore ne pune? Suedia qe nuk mbylli gje ka raportin (jo numrin) me te larte te vdekjeve ne bote statistikisht (njerez qe infektohen/njerez qe vdesin nga COVID). Jane loqet si puna jote qe po na marrin ne qafe, mire maska qe s’mbani, por te cani dhe trapin si eksperte. Edhe qe te sqarohemi, punoj ne spital perdite dhe punet e spitaleve I di me mire se zotrote. Marrkan fonde per COVID thote zari, prandaj I regjistrojne te gjitha si COVID. Pu pu pu pu, c’na ka gjet, nga kane dale gjithe keta si lukuni qe ju marrte muti shalet. Ju erdhi dita, shyqyr qe u shpiken keto mediat sociale te thoni dhe ju karlleqet tuaja ne mejdan se s’ju vershellen njeri ndryshe. Ishalla mos u vaksinofshi kurre, ne mos COVID, ndonje budallallek tjeter do t’ju marre ne qafe.
Belo…
Ato që ke shkruar do qe një hartim i mirë për gjimnazin.
Nuk lexove komentet më poshtë ,po fillove replikën me mua.Hidhi një sy të shohësh se vetëm dy mendojnë si ty.
Po munde të marësh ndonjë iformacion nga Deputeti Alimadhi ,se edhe ai si ti fliste pa u infektuar,se kur u infektua i mbërdhiu bytha.
Vetëm një naiv mund të më bëjë krahasim me Taivanin.Normale është të më krahasohesh me Greqinë ,Turqinë ,Maqedoninë,Sërbinë .
Po munde shpjehoma pak se përse në një Qark të tërë në Gjirokastër , Sarandë ,Trpelen Përmet nuk kishte asnjë të infektuar dhe vetëm në Krujë me 20 000 banorë kishte sa Durrësi,Vlora e Fieri .
KETO GRA me shami do na hapin syte per shkence ??
Na mbyti injoranca!! Sa shume prodhojme.
Perse duhet kjo proteste? Ja kemi treguar botes me shekuj qe s’mbushim, nuk ka nevoje per nje deklarim publik me teper.
Niku! une mendoj se kjo proteste eshte e drejte dhe duhet mbeshtetur nga te gjithe.Me ane te COVID-19 po vjene nje ker cenim i madh per mbare popullisine e botes,ku diasa njerez te pasur duan te paksojne popullsine dhe ata ta manovrojne boten si te duan.Populli nuk di gje se ç’luhet pas shpines se tyre.Po vijne dite shume te veshtira qe duke injektuar ilaçe (qe nuk e dim se ç’fare jane) vetem qe njerzit te vdesin dhe bota te lehtesohet.Kame parasysh thenjen e drejtoreshse se bankes evropiane Kristina Lagar qe tha: te moshuarit te behen te ndergjegjshem te vdesin se eshte dobesuar ekonomia.Pra nuk dihet dhe nuk mund te shihen fijet e padukshem kundra popullit.Prandaj te dalim te gjithe ne proteste,t’i bashkohemi asaj,se eshte kercenim per jeten nga disa njerez te papergjegjshem ne boten e pasur.
Pupupup o Zot na mbyti injoranca pupupup..
Po pra na mbyti injoranca. .kështu ndodh kur nuk ke lexuar një libër gjatë gjithë jetës dhe papritmas vjen në kontakt me teknologjinë pra të jepet shansi nëpërmjet pc ta thuash edhe ti mendimin tënd botërisht ..normale. .
Per librat qe boton cako aspartamja e ke llafin?
Se me sa duket ti atehere kujton se u shpik libri dhe hop fill mbas tij doli pc…
e fitove sufllaqen per sot, ik te shefi tani
Veprim qe duhet mbeshtetur nga i gjithe populli shqiptare.Kush desheron dhe ta pranoje nje vaksine qe meshume nuk dim se nga na erdhi ky lloj gripi .
Besoj do “bashkohen” me protestuesit e Teatrit !? Qerimi
Nuk kam lexuar ndonje lajm qe vaksinimi do te jete i detyrueshem. Ai po synohet me shume per per mjeket dhe infermieret dhe ata qe kane probleme me shendetin. Pastaj kushdo mund ta beje, si cdo lloj vaksine tjeter. Vaksinen nuk po e shpik vetem Gates. Jane shume universitete qe po punojne paralelelisht ne Europe dhe me gjere. Ky Cako eshte nje njeri i semure. Ajo puna e tuneleve nen Europe qe po na shkaktojne termete, eshte me absurdia, nga te gjitha keto qe thote ky. Pesa te beje gati nje ambulance per kete te marrin. Provincial hesapi.
Tinana koncetrimi I budallallekut dhe e mentalitetit te importuar katundaresk e idiot.Dhurat e zhvillimit demografik katundaresk te Tiranes
bravo, e fitove sufllaqen per sot
Do Zoti keta plera ti zere corona dhe te shkojne ne ferr se keshtu pastrohet ky vend.
Po pse o te qifsha robt e shpise e cfare ke …po pse o robsh …pse … or derr fisqiri…po te ka dal Bill Gates me ze dhe figure ne video qe do bejme vaksine me qellim DEPOPULATION…ç’popullimin e botes…o te qifsha grun e kalamojt … o pidhrobsh… po ca do me kur bill Gates te thote vete qe do i bejme vaksinen femijeve dhe te cpopullojme boten…te qifsha robt
Ate me kapele te kuqe dhe bluze te kuqe, e pashe tek biribilonte tek emisioni “zone e lire” te premten. Dukej si njeri qe kishte njohuri , por i lajthitur fare, perseriste fjalet pa kuptim. Tani shqoeria do duroje dhe debilat si keta ato femrat qe ja kruajne njera tjetres, ate plakun qe do njomishte etj, pastaj do duroje Saliun, Moniken, Ilirin dhe do shpalle pavaresine e Lalezit. Ky eshte sistemi qe ndertojme; e kruajtem me fik deti. Por per mua keta lloj njerzish duhen rrasur ne burg; qofte edhe nje ligj te vetem plasini brenda se keta dikush i financon dhe per shtetin nuk eshte e veshtire ti gjeje.
Hhaa… me vrap TV me ato kalamaqet per intervista..
per c’fare? s’dihet…
vetem qe jane nja 20 veta qe protestojne per? vk..
Hhaaaa… rrini te qete o popull se ne s’prodhojme per 100 vjet ate vaksine e CONDIVID-19 pasi do dale me nje kosto shume te larte dhe flitet per vitin e ardhshem… prandaje rrini te qete se ne si popull vetem nje gje dime… ate per te mbushur gropat e haleve.
Po pate njerez qe kane bluza apo kapele te Trump eshte e sigurt qe jane psikopate.
po degjuat komente te tilla…ESHTE E SIGURTE QE T’VJEN ERA RILINDJE
Ky shqetsim I vaksinaes me mikrocipe mendihmene e rrjetit PG 5 tahme eshte nje shqetsim mbare boterore dhenuk I perket vec shqiperise..Mos I paragkoni keta njerez..
Nuk po i paragjykojme. Jemi te sigurte qe kane nje vide mangut si shoket e tyre neper bote.
Do Zoti perfundimisht zgjohen nga koma e rende qe kane rene dhe Shqiptaret…kesaj proteste duhet ti shtohet c’do qytetar apo shtetas qe ka nje tru te pa-shperlare akoma dhe dy sy qe shohin o jo qe jane ne balle vec per forme…Zt Cako te pergezojme per iniciativen dhe qofsh i bekuar familjarisht qe po ju hap syte njerezve qe jane k’thyer fatkeqesisht ne forme delesh dhe nuk shohin c’ka po ju ndodh para syve…JO VAKSINIMIT…JO 5G…JO LOCKDOWN
Mbi te gjitha Jo Ujit! Uji perbehet nga nje atom oksigjen dhe dy atome hidrogjen. Perzjerja e ketyre dy substancave eshte eksplozive. Ne qofte se ju keni qofte edhe nje mili-liter uje ne stomak, Sorrosi eshte ne gjendje t‘iu hedhe ne ere me telekomande zorren e holle edhe ate te trashe. Mos konsumoni uje, e kam seriozisht…
Ju qe I quanti Ata budallenj beni mire te informoheni, dhe ne burime informative alternative jo vetem ne ato zyrtare.
Do ju beja nje thirrje tu bashkoheshit atyre para se te jet teper von.
Kevin…
Pa na informo me ato alternativat e tjera jo zyrtare që t’ i bashkohemi dhe ne protestës.
Tregona për vaksinën që nuk ka dalë akoma dhe ne do na detyrojnë ta bëjmë.
Po nëse fillon të infektohen nga 20-30 veta në ditë a nuk duhet të kthehet vëndi në karantinë ?
Tregona se cilat janë reziqet e G5- ës ,se të mira ka me shumicë.
Po kush po ju detyron te vaksinoheni mo??? Ketu lepuri flr gjetke…pame shume me shari e shami koke…
Duke qenë se nuk prodhojmë asgjë të mençur,të paktën ta kompesojmë me idiotësira me sasi industriale.
Kështu të pakten të tregojmë se kemi industri.
Na mbytën budallenjtë.
Keto protesta jane per te mbushur boshllekun e 50 viteve te socializmit qe nuk te linte njeri te protestor. Pranda jepi shqiptar e protesto, vetem na thoni edhe sa doni te plotesoni planin e parealizuar per 50 vjet.
Komentuesit si puna e spates apo Alekos mendojne se ja vlen te harxhosh mikrocipin per ata qe edhe pa mikrocip dallohen nga1000 km larg qe nuk kane pike truri.
Proteste civile dhe paqesore kunder parandalimit, kurimit dhe zbulimit te shkakut.
ALFRED CAKO éshté NJERIU mé INTELIGJENT që ka SHQIPËRIA , por është edhe NJË SUPER PATRIOT dhe SUPER ATDHETAR . Kushdo që SHAN dhe MALLKON PROTESTËN e Sotme apo bën GAM GAM kundër të NDERUARIT ALFRED CAKO , është i VERBËR , MIOP , SHURDH ETJ ETJ ETJ ETJ !!!! ALFRED CAKO i NDERUAR NUK e ka KAUZË PERSONALE O NJERËZ BUDALLENJË dhe MILITANTË të PARTIVE Politike BANDA , por I NDERUARI ALFRED CAKO po mundohet me MISH dhe me SHPIRT për tju SHPËTUAR JETËN dhe për té KURSYER KOMBIN SHQIPTAR nga HARBUTËT , SHUSHUNJAT dhe ÇAKENJTË ALLA Bill Gate , George Soros , Rock Feler , Jeff Bezos ETJ ETJ ETJ ETJ ETJ GJAKPIRËS dhe GJAKPRISHUR , që RROJNË me GJAK FËMIJËSH !!!! RROFTË SHQIPËRIA dhe POPULLI SHQIPTAR !!! RROFTË ALFRED CAKO ATDHETAR ????????????????♥️♥️♥️♥️♥️♥️????????????????????
https://blogs.scientificamerican.com/observations/we-have-no-reason-to-believe-5g-is-safe/
Lexoje e pastaj per kthehet per ata qe duan sepse injoranti do mbetet injorant.
Kishte te drejt Enveri qe te jetoje ne Tirane duheshe pashaportizim.
Qe kishin mbetur vetem injorant dhe njerez te shitur/blere ne Shqiperi e dinim. Po joo keto skena nuk sjellin fare shprese per ate vend… pupupu!
Numri i paket i protestuseve tregon sa shume dele ka ky vend poshte njerzit djallezor qe duan te zkllaverojne njeriun e lire
Kanë marrë para nga shoqata në Europë, dhe për të thënë se i kemi përdorur diku, po bëjmë një protestë. Nuk të detyron njeri për vaksinë, por duke mos e marrë, ti bëhesh burim të infektosh të tjerët. Kaq e thjeshtë është.
Nje pyetje del kur shikon kete Alfred Cako dhe disa nga BIRN… KUSH I PAGUAN KETA??? Pra; kjo eshte me me vlere se sa shetitja e tyre dhe dalja ne Bulevardin Qendror te kreyeqytetit per tu bere akoma me te njohur neper Media, qe NESER te kerkojne te behen pjese e Politikes se “Larte”.
Pra; KUSH I PAGUAN KETA???
Se per BIRN dihet qe paguhet nga para te pista me linje Sllave, anti-shqiptare, qe te mos kete qetesi Shqiperia. Se per te rreshqiturin Alfred Cako, qe e fton shpesh Arian Cani tek “ZONE E LIRE” per tu tallur, e njohin mire ne Korce dhe me pas ne Tirane kush eshte ky dordolec “Konspiracionesh”, qe na ka bere dhe do Libra “Copy-Paste” per konspiracione Boterore. Nje hajvan me Dipllome Universiteti, qe po e “peshkon dhe perdor” mjafte “mire” nje biznesmen shume i afert me Opoziten e rruges.
https://blogs.scientificamerican.com/observations/we-have-no-reason-to-believe-5g-is-safe/