Bota ka humbur rreth 12 milionë hektarë pyje në vitin 2019

3 Qershor 2020, 09:21Bota TEMA

Vitin e kaluar në të gjithë botën janë shkatërruar pothuajse 12 milionë hektarë pyje.

Hulumtuesit e Universtitetit të Merilendit në SHBA kryen një studim duke përdorur një algoritëm dhe të dhënat e satelitit global.

Studimi tregoi se në vitin 2019 u shkatërrua një sipërfaqe pyjore prej rreth 12 milionë hektarësh.

Shkencëtarët theksuan se kjo nënkupton shkatërrimin e një sipërfaqeje në madhësinë e një fushe futbolli çdo gjashtë sekonda.

Sipas studimit, shkalla e shkatërrimit ka qenë më e lartë në Bolivi, ku pemët u shkatërruan për shkak të zjarreve, shumica të shkaktuar për të hapur sipërfaqe bujqësore.

Ndërkohë, humbje të mëdha të pyjeve janë regjistruar edhe në Brazil dhe në Australi, ku pemët u dëmtuan nga zjarret për shkak të ndryshimit klimatik.

1 komente në “Bota ka humbur rreth 12 milionë hektarë pyje në vitin 2019”

  1. titi says:

    Ky eshte lajm qe duhet te na shqetesoje te gjitheve, edhe ketu ne Shqiperi, dhe jo pallavrat e reformes zgjedhore qe eshte loje e nje grushti hajdutesh.
    Por nje shoqeri meriton pikerisht ata politikane qe duron mbi kurriz, sepse ne fund te fundit ata jane pasqyra jone besnike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje