Ditën e djeshme një nga lojtarët e skuadrës së Bylisit doli pozitiv ndaj COVID-19 dhe e gjithë skuadra, trajneri dhe stafi iu nënshtruan testimit. Të gjithë rezultuan negativë.
Çështja mori rëndësi dyfish pasi lajmi doli 24 orë para ndeshjes së parë të rikthimit të Superligës.
Nëse më shumë futbollistë të skuadrës do rezultonin pozitivë, atëherë do të shtyhej ndeshja e sotme e Bylisit me Tiranën që do luhet në orën 17:00.