Mbi 3 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

3 Qershor 2020, 12:12Bota TEMA

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 3 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 3.066.698 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (645.974), Brazili (253.570), Rusia (186.985), Gjermania (166.400), Italia (160.092), Turqia (129.921), Irani (123.077), India (100.303), Kili (86.173) dhe Kina (78.314).

COVID-19 i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 382.479 persona ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 6.452.391.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje