Pas operacioneve të NATO-s, amerikanët postojnë foton mahnitëse të natyrës shqiptare

3 Qershor 2020, 14:36Sociale TEMA
Pas operacioneve të NATO-s, amerikanët postojnë foton

Ambasadorja amerikane në NATO Kay Bailey Hutchison ka postuar në profilin e saj zyrtar një fotografi vërtetë interesante, për të reklamuar veprimtarinë e forcave amerikane në bashkëpunim me aleatët e NATO-s.

Fotografia tregon disa ushtarë të regjimentit të 352-të, i specializuar në operacione speciale, që nga mjeti i tyre sodisin peizazhin mahnitës shqiptar.

Forcat amerikane kanë përfunduar një seri misionesh stërvitore në bashkëpunim me ato shqiptare, për të zhvilluar bashkëpunimin dhe gatishmërinë mbrojtëse dhe parandaluese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje