Përdhunimi i 15-vjeçares, Shahini: Jam zemërthyer, faji dhe turpi u takojnë abuzuesve

3 Qershor 2020, 20:21Sociale TEMA

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas rastit të abuzimit të 15-vjeçares nga një 65-vjeçar.

“Jam zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur, të cilin nuk kemi arritur ta parandalojmë”, shkruan ajo.

Sipas ministres për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë marrë menjëherë masa. Përveç kësaj, edhe organet e drejtësisë sipas Shahinit kanë ndjekur penalisht secilin nga rastet e denoncuara.

“Pra, NUK ka “kulturë mosndëshkueshmërie” në Shqipëri ndaj rasteve të abuzimit seksual, siç ishin shprehur disa OJF. Kur rastet denoncohen, personat përgjegjës ndëshkohen menjëherë”.

Sipas Shahinit, në vendin tonë ka kulturë fshehje dhe mosraportimi të këtyre rasteve. Prandaj ajo thotë se ministria ka synim që ta ndryshojë këtë realitet në hapësirat ku do duhej që fëmijët të ishin më të sigurt.

“Shpesh viktimat nuk denoncojnë dhunën që kanë përjetuar, sepse ndihen me faj apo me turp për atë që u ka ndodhur. por, faji dhe turpi i takojnë abuzuesit”, shkruan ministrja.

Shahini thotë se abuzimi seksual dhe ngacmimet nuk zgjidhen vetëm me Kod Penal, por duhet të ndryshojë gjithë kultura dhe mënyra si shoqëria trajton gratë e vajzat. Madje, ministrja thotë se edhe mediat luajnë një rol të rëndësishëm.

“Do të dëshiroja shumë që media të raportonte në mënyrë të drejtë rastet e abuzimit seksual. Ajo që kam parë deri tani ka qenë një tmerr i vërtetë. Përshkrim detajesh identifikuese të viktimave dhe fajësim indirekt i viktimave. Tmerr! Por, është ky raportim, që është reflektim i kulturës së përgjithshme të trajtimit të kësaj teme të ndjeshme, që na bën të kuptojmë se sa shumë punë kemi për t’u shndërruar në një shoqëri më të mirë, për gratë, për grupet e brishta dhe për fëmijët tanë”, tha ministrja.

Në lidhje me përdhunimin e të miturës janë lënë në burg katër persona. Roja i shkollës, 65-vjeçari Abaz Dogu, i cili akuzohet se e ka abuzuar seksualisht 15-vjeçaren me publikimin e videove intime, 20-vjeçari Klajdi Poçi, si dhe dy të rinj të tjerë.

Ndërkohë këtë të mërkurë u pezullua nga detyra, Besnik Daci, drejtori i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, ku mësonte 15-vjeçarja e abuzuar në Babrru.

10 komente në “Përdhunimi i 15-vjeçares, Shahini: Jam zemërthyer, faji dhe turpi u takojnë abuzuesve”

  1. Tt says:

    Po drejtori policis pse jo akoma apo se ka mbaruar birren akoma ne nje shtet perendimor do kish ikur dhe ministri I arsimit

    1. Vladi says:

      Ai zagari roja duhet te marre denim KAPITAL.
      Kjo debilja ministre duhet shkarkuar se edhe pas gjithe kesaj katrahure nuk ka kuptuar nje mut. O eshte debile o eshte e dhjere!

  2. Albi Boston says:

    Faji dhe turpi eshte juaji, I gjithe politikaneve te korruptuar qe po perdhunojne kete popull prej 30 vjetesh. Te pa turp!
    Plehera! Ky popull do tjua tregoje vendin QELBANIKE DHE HAJDUTE TE NDYRE!

    1. Nick says:

      Kemi qeverine qe meritojme, nje popull qe nuk mbron dot femijet e tij po rri ben sehir dhe thashetheme!

  3. xyz says:

    Ty?
    Hiç moj bibë!

  4. adrian says:

    ti duhet te mbathesh breket e te ikesh andej nga ke ardh moj hale

  5. Ministrja artiste says:

    Ahh e shkreta ministre që është në autobus.
    Po drejtorat i ke partiak moj artiste.
    Drejtorët bëjnë punësimet në shkollat e tyre.
    Kush e morri këtë faqe muçmollën në punë (Abazin).
    Shiko se mos na del Rilindës dhe ai në ditët në vazhdim artiste…
    Se ku i gjeti Edi keto Artistet e Popullit
    Rilindje e pjerdhur.

  6. genti says:

    Miinstre ke shkuar ndonjëherë në kohën që shkojnë në shkollë nxënësit apo studentët?Vajzat po thuajse lakuriq me nga dy dhe tre celularë të lyera dhe të përlyera sikur shkojnë në bordella jo sikur shkojnë në shkollë.Të gjithë fajësoni përdhunuesin plakun 65 vjeçar!Dakort që ai është i pa cipë dhe kafshë nga ana morale,por vajza ska faj moj ministsr?Po prindërit skanë faj?Kur vonohej kjo vajzë nuk shqetësoheshin prindërit?T[ arijë një vajzë 15 vjeçare të shkojë me një roje kjë është çmëndurl.Ti zonja ministre shikon televizor?Lexon gazetat,shikon reklamat?Pa tjetër që i shikon.Pa më thuaj çfarë mëson një adolishent përcev sexit?Asgjë/I shikon mësueset që janë lakuriq dhe shkojnë në shkollë dhe nxënësit flasin vetm për trupin e tyre?Prandaj mos u prek fare kështu deshim të jetojmë dhe kështu do vahdojmë.Kkemi qënë të rinj kemi dashuruar por kishim frikë mos na shikonin të tjerët sot dalin sheshit..Jam mbi 70 vjet jam me shkollë të lartë pensionist dhe kam patur fatin të bëj shumë detyra nga inxhinjer i thjeshtë e deri drejtor dhe kam patur të bej me femra dhe kam patur jo një po me dhjetra raste që më kanë provokuar dhe po të isha i shthurur të gjitha do i provoja.Pra më shum[ faj kanë femrat dhe jo meshkujt.Shiko në rrugë një femër të veshur bukur askish nuk i vërshëllen ndërsa po të shkojë një femër lakuri të gjithë fishkëllejnë.Pse?Sepse siç thotë shqiptari është bythë lëvizur.Disiplina në shkolla deri në funt të gjimnazit duhet të jetë si në ushtri.Veshje jo si të duan por me uniformë të rregulli kështu edhe shkolla do ketë tjetër pamje.

  7. h says:

    Shko moj fshatare e mjerë bëni legjizlacion të mbrojë të miturit dhe gratë,
    mos dilni në gazeta me ftyra provinciale.

  8. Zylo says:

    Ja dhe bibs e rilindjes doli per te folur.Une shqipen nuk ja marr vesh.Bej doreheqje zonje mos e mbulo veten me skandale.Nese kryepalla e qeverise nuk te heq nga funksioni i ministres populli duhet te ngrihet se e keni kthyer ministrine vend sekseribdhe shkollat vend prostitucioni me xagare maniake qe nga mesues deri tek zanati fisnik rroje.Zoti pafte per ty ne koke tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje