Rama po krijon precedent të rrezikshëm

3 Qershor 2020, 09:31Politika TEMA

Nga Mustafa Nano

Para nja dy javësh isha i ftuar në programin Open të Top Channel-it në një debat mbi protestën në mbrojtje të ndërtesës së Teatrit Kombëtar dhe mbi përplasjen e protestuesve me policinë pas shembjes së ndërtesës. Dhe aty thashë përveç të tjerash, se midis pretendimeve të një protestuesi dhe pretendimeve të një polici jam i prirur të besoj këtë të fundit, dmth policin.

Abuzimi i policëve është një dukuri rutinore në çdo vend të botës. Dhe është e kuptueshme. Ata kanë monopolin e ushtrimit të dhunës. Kjo i bën të kenë tundimin të ushtrojne dhunë, pasi vetëm kështu u duket se i japin kuptim marrëdhënies monopolistike që kanë me dhunën. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ata janë më të mbrojtur se kushdo tjetër në këtë botë.

Askush nuk mund të ngrejë dorë mbi policët. Ne mund të shohim disa policë duke abuzuar qartazi kundër dikujt, por ne si qytetarë nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për të neutralizuar policët. Mund të ngrejmë zërin, por nuk mund të marrin shkopinjtë e gomës apo armët dhe t’u kthehemi policëve. Nuk na lejohet. Dhe nuk mund të jetë ndryshe. Përfytyroni disa qytetarë duke dhunuar disa policë me synimin për t’i penguar këta të fundit të kryejnë një abuzim. Nuk shkon, apo jo? Do ishte e rrezikshme. Kur ligjin e merr në mbrojtje qytetari, kjo është e rrezikshme. Ligjin duhet ta marrin në mbrojtje vetëm policët.

Përsëris: tre-katër policë që ushtrojnë dhunë nuk janë një gjë e çuditshme. E çuditshme është që të mos veprohet kundër tyre. E çuditshme është që drejtuesit e policisë të marrin në mbrojtje policët e dhunshëm. Siç ishte në këtë rastin me adoleshentin shqiptar, ku ndaj policëve që ushtruan dhunë, ndonëse u filmuan, nuk u morën masa.

Përkundrazi, u morën në mbrojtje. Ishte drejtori i përgjithshëm që i mori në mbrojtje. Dhe për ta përforcuar mbrojtjen e tyre bëri edhe një të pabërë. Na shfaqi një video ku dukej nëna e adoleshentit me një armë në dorë. Dhe e sfidoi opinionin publik duke e komentuar në mënyrën e vet atë video. “Shikoni se çfarë familje ka ai adoleshent, për të cilin ju ndjeni keqardhje e provoni empati!” Kryepolici i Republikës nuk paska mësuar një gjë minimale: “Askush nuk mund të penalizohet për shkak të biografisë familjare. Përgjegjësia është individuale. Çdo berr varet prej këmbëve të veta.”

Të nesërmen doli që nëna e adoleshentit nuk ishte një gangstere urbane. Ajo mbante në duar një armë, ngaqë ishte në një shesh xhirimi të një filmi. Por kjo nuk ka rëndësi. Kjo thjesht e bën edhe më qesharak kryepolicin. E rëndësishme është ajo e para. Kryepolici i Republikës sonë mendon se një adoleshent është fajtor, dhe mban përgjegjësi, dhe duhet poshtëruar, për prindërit që ka.

Çfarë Ardi Veliu ka bërë nuk tregon se ai është burrë i lig, apo se ai është i poshtër, apo ku di unë se çfarë. Jo, tregon që ai nuk është për atë punë. Nuk mund ta mbajë atë përgjegjësi të madhe publike. Sikur të isha në vend të tij, do të kisha dhënë dorëheqjen menjëherë. Do ta bëja këtë për të mos njollosur nderin e trupës se madhe policore, e për të bindur publikun se ajo që ndodhi ishte një ngjarje episodike, e jo një dukuri sistemike. Por ai nuk e ka dhënë. Ka kërkuar thjesht një ndjesë publike, që nuk u mor vesh se për çfarë ishte. Ndoshta i tha kryeministri të kërkonte ndjesë publikisht, ngaqë kështu mund ta përdorte për ta mbrojtur atë. Siç e përdori kur tha se midis kryepolicit që kërkon ndjesë e moralistëve të vendit, ai është me të parin.

Zoti Rama, nuk është pune moralistësh këtu. Çështja është tjetër. Mos na krijoni precedentë të rrezikshëm. Mos na vendosni stekën në vendin e gabuar, të cilën do ta mbajnë si pikë referimi pasardhësit tuaj siç ju kanë lënë juve si pikë referimi policë të tjerë të gabuar. Jepni shembullin tuja. Na tregoni se policia është e Republikës, dhe jo e juaja.

15 komente në “Rama po krijon precedent të rrezikshëm”

  1. Veloi vogel i Xhafes se madh says:

    Habitem se ti keta ANAL-iste, nuk e vrane mendjen kur u emerua ne kete detyre ky Ard Veliu.
    Si nuk pyeten Xhafen, si dhe pse ky Veli merr ne 4 vjet, 3 grada ne kundershtim me ligjin per policine e shtetit?
    Si nuk e pyeten Xhafen, pse e mbajti vakant vendin e Drejtorit te Pergjitheshem, deri ne gradimin jashte radhe, me nje palo konkurs te ketij Verlos, nderkohe qe ligji e thote qarte, zgjidhet ndermjet punonjesve te policise qe e kane graden X. Duke perzgjedhur Velon e sapo graduar Xhafa u tregoj te gjithe atyre qe tashme e kishin ate grade se, per te ishin te paafte apo te inkriminuar! Te gjithe pa perjashtim.
    E me e rendesishmja, qe nuk e pyten nje here kete Xhafen:
    Ky veliu qe do luftoje krimin e organizuar, a ka perpiluar qofte edhe nje dokument rutine procedurial penal!!!!

  2. dikush says:

    me ne fund dole nje here kunder dhe the ate qe duhet

  3. si e braktisi lopen dhe stanin ky bajga mer amon
    nuk arrij ta kuptoj !

  4. Ethem Lalaj says:

    GJUHA E M.NANOS NUK ESHTE ME “KOCKA”.AJO KTHEHET SIÇ E DO SALISERBI,LIKEFLORIRI.
    -90 % E SHQIPETAREVE KOBUREN E NENES ARTISTE E MOREN TE VERTET. EDHE A.VELIU PO ASHTU.
    -NANO NUK PO SHIKON SE RINIA TEK NE 80 %,ESHTE DEGJENERUARE.EDHE DREJTESIA 90 %, EDHE MEDJET 80 %,EDHE POLITIKA 99 %.DHE KA NGELUR POLICIA QE PO MERRET ME TE GJITHA.
    RAMA BERI MIRE QE MBROJTI K/POLICIN,PASI SAIMIR TAHIRIN E HODHI MISH PER QENTE.

  5. Z says:

    Por mire more Kurve-leshar! Nga i di ti te gjitha! Lubnjoa,Andi,Zheji jane te tille por edhe disa te tjere mercenare truthare! U bashkove edhe ti me keta!

  6. Sul Korriku says:

    Zoti Nano pajtohem ne shumicen e gjerave qe thoni por per mua mungon dicka qe te pakten duhet te permendet. Demonstrimi me “orgazem” i armeve ne nje shesh xhirimi por, ne nje kohe jo xhirimi, per mua eshte “fryme” per femijen qe rrit duke e kthyer ne kontigjent krimi ne 4-5 vitet e ardheshme.
    Mendo per rreth 100 nena te zakonshme qe ju njihni dhe pyet vehten në se e kane kete hobi. Ndoshta ne kete ndodhi kemi te bejme me kryepolicin e gabuar, policin e gabuar, nenen e gabuar dhe djalin e gabuar !

  7. @autori says:

    Ti besh thirrje Rames qe te korigjoje “steken” te cilen ai, me vullnetin e tij dhe cdo mjet te ligjshem apo te paligjshem qe ka perqendruar ne duart e veta, vazhdon ta ngreje e ta vendose atje ku nuk mund ta kaperceje askush dhe ku e drejton vetem psiko-deliri i tij, me qellimin e vetem per te perjetesuar sundimin, eshte njelloj sikunder disa thirrje apo “ankesa” per te permiresuar situaten, qe i beheshin Enver Hoxhes ne kohen e diktatures. Njelloj sikur te presesh ndryshime ne reformen zgjedhore nga ky (pseudo) Keshill Politik.. Trokit sa te duash ne deren e gabuar.. Nganjehere tregohesh i sinqerte o Muc Nano, por kaq naiv nuk me dukesh..

  8. Shenjestra says:

    Zoti Nano,the disa te verteta per kopetencat e policise,se ata jane dhe kane ligjin ne dore dhe ate zbatojne,por kur protesta agravon ne ate menyre qe, nuk duhet nga huliganet e paguar,ç’fare mund te beje policia nqse ajo nuk perdor forcen?.Populli ka pare me syt e tij raste shume te re\aaaaaaaaanda te bera nga njerez te papergjegjshem te pd-ke.Policia ka qendruar ne pozicionin e saj dhe me pas ka vepruar me mjetet e saj te ligjesheme.Pra policia ka bere detyren dhe jemi shume te kenaqur.

  9. pjeter says:

    Ne nje vend si i yni,ku njerzit nuk respektije ligjet e vendit,ku fyejne e kercenojne ne mes td dites policet,me familje e fare e fis,eshte e mjaftueshme te thuash qe nuk duhet ti kthehemi policise? Policet gabuan ne force te tepruar,ok,por tani po e egzagjerojme fare,jane pezulluar,dhe eshte e mjaftueshme nga ana displinore,nuk e masakruan.Precedent krijohet po te ndeshkohen policet ne krye te detyres ashtu sic po kerkohet,kush punon si duhet pastaj? Qe te kerkosh ate standart nga policia,duhet edhe ti japesh policit ato standarte,qe te afrohen elemente me cilesi.E kuptoni qe policia nuk eshte kot?fhe keta tonit,vihen ne mes dy zjarreve.Policet ne fjale u ndeshkuan,te mbahen ne vezhgim per cjelljet e tyre,e stop.Kurse per drejtorin,beri nje gafe te madhe,por aman te mos bejme te perfeksionuarit,se çdo dite shofim gafa,edhe me te renda,kerkoi falje.

  10. Andi Bush says:

    shembulli me i mire i je individi pa personalitet e shtylle kurrizore (Muci nga Skrapari) qe na paraqet ketu qarte mungesen e integritetit dhe te te shkuarit ne drejtimin e eres. Pra jo qendrime principiale dhe tej ngacimimeve mediatike te dites apo te ores po qendrime te turpshme sipas situates – dje thashe keshtu por sot po them nje tjeter gje. Dhe si ndodh rendom ne te tilla raste, vecanerisht tek qenie primitive-individe qe menderisht kane ngelur provincial – qendrimi i ri eshte edhe me radikal sesa nje qendrim normal/objektiv.
    Te ndryshosh qendrime lidhur me informacione te reja eshte shpesh gjeja e duhur – por mes shqiptaresh/ballkanikeve dhe mesdhetareve ne prgjithesi nuk sheh kete forme evoluimi te mendimit por nje pandeshmeri totale mentale dhe intleketuale.
    Pra mesa duket eshte ne gjenezen tone qe shpesh te themi dhe te bejme ate qe fillojme te besojme se eshte gjeja e duhur (per momentin). E sheh kete tek shumica e ketyre idioteve pseudo-opinioniste qe ne thelb te tyre kane pandershmerine totale ne mendim e veprim – e sheh sesi flaisn per njeri tjetrin dhe per te tjeret kur i kane perballe dhe mbas krahut. E sheh si ne kete rast kur Mucit i duhet te ndryshoje fleten sipas drejtimit te eres sepse ajo qe ka thene ca dite me pare nuk duket trendi tashme. Me e bukura eshte qe “deep down” dhe meqenese ky kopuk mendon se eshte edhe i lecitur dhe ndjek trendet boterore – ndryshimi i mendimit tek ky injorant “par excellence” nu ka te bej ehde aq me ate qe ndodh vertet ne Shqiperi por me shume ka te bej me ate qe po ndodh ne USA – pra nuk eshte trendi sot te dukesh se je ne krahun e policeve. Dhe kuptohet per kete fajin e ka Rama… filani i rradhes — Per keta individe pa skrupuj, MUci i Nanos dhe gjithe lumpeni corientues i gjoja analisto-opinionisteve, faji eshte kurdohere i te tjereve – kurre i tyre.
    Pandeshmerine e tyre e sheh cdo dite tek mungesa e pergjegjshmerise per ato qe thone dhe bejne – dhe tej diferenca e thlle mes asaj qe thone dhe qe bejne. Une e refuzoj programin e tij idiot si nje platforme tjeter te corientimit te publikut dhe si hapersira vaniteti personal te personave me personaltit te demtuar rende.
    Mos u cudisni qe nje dite kryemistri i rradhes te jete nje nga keta hajvane /imbecil qe sot kane nje program televiziv si ky ketu apo Qerosi/Syri/Ylli i partise/ Sonila e italianit etc….

  11. ppa says:

    Disa dite me pare, Qafoku beri nje klasifikim te gazetarve , sipas tij, ne baze te meritave; ne fakt me pare duhej bere nje ndarje – gazetare /analiste qe kryejne detyren e tyre normalisht ; dhe gazetare/analiste kazani.
    Ti M.Nano, je ne grupin e pare, por gati per te zbritur ne grupin e gazetarise se kazanit.

  12. Marko says:

    Une nuk dua te komentoj asnje gje tjeter, sepse dhuna nuk tolerohet aspak, por dua ti kujtoj autorit te këtij shkrimi se nese fëmijet jane nen moshe, pergjegjesia morale e ligjore mbi edukimin dhe veprimet e tyre është vetem e prinderve te tyre. Sic thashe nuk komentoj mbi vertetesine e videove por vetem se eshte i pa tolerueshem përkufizimi i artkull shkruesit ne paragrafin “Askush nuk mund te penalizohet per shkak te biografisë familjare. Pergjegjesia është individuale” .

  13. ilir says:

    Mustafait duhet ti kujtojm qe ne nje rasht 99% analog nje zyrtar qe mori ne mbrojtje verasesit e protestuesve, e justifikoi veprimin e gardisteve duke then qe protestuesit qe u vrane ishin KOKPALAR!.
    Ate zyrtar Ne e bem PRESIDENT.
    Ardi Veliu e ka rrugen hapur per Kryeminister dhe me lart!

  14. romi says:

    Jam dëshmitarë i një kohë ku polici merej me shpulla nga kushdo! Do ishte me mire ashtu? Me tej, dakort që përgjegjësia personale por, një fëmije 15 vjeç në protestë i detyrohemi vetes ndonjë pyetje apo jo?

  15. boston says:

    Muc Nano do besh mire te dalesh ne pension .te eshte plakur truri . e dredh nga fryn veriu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje