Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA).
Në një shënim në faqen e saj zyrtare ambasada e SHBA bën me dije se kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.
Gjithashtu Akademia do të ndihmojë Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti si dhe fondet e tjera publike.
Mesazhi i Ambasades se SHBA
Shtetet e Bashkuara njoftojnë me kënaqësi një ndihmë tjetër zhvillimi për Shqipërinë, në shumën 5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA).
Kjo Akademi do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.
Akademia do të ndihmojë gjithashtu Qeverinë e Shqipërisë të menaxhojë donacionet e marra për rimëkëmbjen nga tërmeti, si dhe fondet e tjera publike, në një mënyrë transparente dhe të përgjegjshme që do të jetë në dobi të atyre që kanë më shumë nevojë.
Kjo ndihmë është pjesë e kontributit mbi 700 milionë dollarë të Shteteve te Bashkuara për Shqipërinë në 20 vitet e fundit. (TemA)
Na sillni paratë sa më shpejt se nuk kemi çfarë të vjedhim, reformat i bëjmë pasi ti vjedhim paratë.
O ZOT, CFARE LAJMI ESHTE KY. I VETMI LAJM QE PRESIN SHQIPETARET NGA AMRIKA ESHTE LAJMI SE ‘ U ARRESTUAN ILIR META E SALI BERISHA’ KRYEMAFIOZE, KRYEBANDIT, KRYEHAJDUTE E VRASES ME REZIDENCE NE LAZEL, KU KARMINA E MNIKA BAXHELLA BEJNE ORGJI SEKSI. PLEASE, KUR DO TE ARRESTOHEN ILIR FLORIRI E SALI GERDECI
Kot sa hidhni para në një ngrehine që s’mbahet në këmbë. Më mirë të kishit sjellë një guvernator amerikan, një lloj Eulexi për rendin e drejtësinë . Do ju kishte dalë më mirë e më lirë. Ju thoni që u larguan kaq e aq. Po pse, ata që kanë ngele nuk e kanë lyer qerren? Këtu është për veting treçereku i shqiptarëve. Merri një per një , shumica kanë bëre dhe bëjnë pisllëqe. Me 700 milion dollarë, do binit këtu administratë ndërkombëtare, dhe ky vend do bëhej Zvicër. O ju te ambasadës ! Këta kanë qe më 1468 që s’bejne shtet. Do e besh ti se u dhe 5,5 mil §. 100 vite protektorat amerikan, britanik, gjerman, mor po edhe danez të themi, dhe janë mjaftueshëm për të ndërruar farën e keqe që nxjerr vetëm ferra e jo lule.