Mustafa Nano: Socialistët i vjedhin zgjedhjet, ashtu si demokratët. Nuk e përjashtoj bashkëqeverisjen, të dyja palët kanë interes nga kjo marrëveshje

4 Qershor 2020, 17:04Politika TEMA

Analisti Mustafa Nano të enjten është shprehur se Partia Socialiste i vjedh zgjedhjet dhe demonstrimi më i qartë është transmetimi i përgjimeve të famshme nga Bild.

Nano, i ftuar në një intervistë në studion e lajmeve të televizionit TemA TV, theksoi se pavarësisht këtij konstatimi, socialistët kanë përuruar fillimin e epokës së korrupsionit, duke shtuar më tej se demokratët janë ata që kanë kontrolluar epokën e zgjedhjeve të manipuluara që nga viti 1996.

Nano, gjatë intervistës, foli edhe për zërat brenda opozitës, të cilët kanë artikuluar qëndrimin pro një bashkëqeverisje të partive të mëdha.

Ai u shpreh se një bashkëqeverisje të tillë nuk do t’a përjashtonte si një mundësi, pasi po vë re se të dyja palët kanë interes nga kjo marrëveshje.

Edi Rama është në fund të mandatit të dytë dhe është një qeverisje e rraskapitur, e drobitur dhe me një imazh të plasaritur. Opozita ka 8 vite që po rri në opozitë, por nuk ka bërë asnjë lloj progresi dhe asnjë lloj përmirësimi të fytyrës së vet”, tha Nano.

Sipas tij, përkundrazi, gjatë gjithë kohës ajo vetëm ka humbur, duke shtuar se opozitë më deshtake se kjo nuk ka.

Nano deklaroi se nisur nga kjo premisë, beson se të dyja palët kanë interes ta çojnë vëmendjen tek një bashkëqeverisje.

Ai mendon se një marrëveshje e tillë është një medalje me dy anë; njëra anë do të krijonte mundësinë për të ulur tensionet dhe shuar gjakrat, si dhe do shmangeshin këto sherret e pafundme mes palëve.

Pyetje: Z.Rama i vjedh zgjedhjet dhe a ka dallim mes tij dhe z.Berisha?

Nano: Ne kemi përgjimet e famshme që janë demonstrimi më i qartë se socialistët i vjedhin zgjedhjet. Kjo nuk ka asnjë diskutim. Por, kur vjen puna tek ballafaqimi i dy palëve, unë kam bërë një diferencë. Socialistët i vjedhin zgjedhjet, ashtu si demokratët, por për mua janë demokratët ata që e kanë kontrolluar këtë epokën e zgjedhjeve të manipuluara që nga viti 1996. Ndërsa socialistët kanë përuruar fillimin e epokës së korrupsionit.

Sepse, periudha 1992-’97, nuk ka qenë ndonjë periudhë e karakterizuar nga një korrupsion i dukshëm apo spektakolar.

Në momentin që erdhën socialistët në pushtet, aty ka filluar epoka e korrupsionit dhe e një qeverisje të korruptuar. Kjo është diferenca që unë bëj. Këto dy parti janë shquar se kanë filluar dy epoka.

Partia Demokratike ka filluar epokën e zgjedhjeve të manipuluara, ndërsa socialistët kanë filluar epokën e qeverisjes së korruptuar.

Pastaj në këtë epokën e zgjedhjeve të korruptuara kanë marrë pjesë edhe socialistët, ndërsa demokratët kanë marrë pjesë në epokën e qeverisjes së korruptuar.

Pyetje: Zërat brenda opozitës po artikulojnë qëndrimin pro një bashkëqeverisje të partive të mëdha. A duhet të mendojmë se po shkojmë drejt një bashkëqeverisje?

Nano: Nuk do ta përjashtoja, sepse nuk do ta doja. S’e përjashtoj pasi vë re se të dyja palët kanë interes nga kjo gjë.

Edi Rama është në fund të mandatit të dytë dhe është një qeverisje e rraskapitur, e drobitur dhe me një imazh të plasaritur.

Opozita ka 8 vite që po rri në opozitë, por nuk ka bërë asnjë lloj progresi dhe asnjë lloj përmirësimi të fytyrës së vet.

Përkundrazi, gjatë gjithë kohës, ajo vetëm ka humbur. Opozitë më dështake se kjo nuk ka. Besoj se kanë interesa të dyja palët që ta çojnë vëmendjen tek një bashkëqeverisje. Unë nuk e di nëse do të ishte ndonjë gjë e duhur për vendin. Është një medalje me dy anë, njëra anë do të jepte ulje tensionesh dhe gjakrash, nuk do kishim këto sherret e pafundme.

7 komente në “Mustafa Nano: Socialistët i vjedhin zgjedhjet, ashtu si demokratët. Nuk e përjashtoj bashkëqeverisjen, të dyja palët kanë interes nga kjo marrëveshje”

  1. ??????⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️⚖️ says:

    Nano!
    Socialistët të vjedhin !
    DEMOKRATËT E BERISHËS DHE BASHËS ,
    TË VJEDHIN DHE TË VRASIN .
    LSI-tët, TË NGREJNË QIMET PËRPJETË NGA NEVERIA.

  2. USA says:

    Nano na e ke cpifur me kete baraslargimin tend,krimineli dhe hajduti i votave Sali Berisha nuk mund amnistohet duke e barazuar me kedo, ai eshte rasti unikal ne Europe.

  3. Besi says:

    Pseudoanalist i fryrë nga vetkënaqësia! Pra qenkan njëlloj, kur e di gjithë Bota se Berisha ka vjedhur vota, jetë njerzish, pasuri! Të bojkotoj z.Nano. Jo se jam socialist, por sepse jam realist! Edhe të kisha qënë xhanëm.

  4. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    Qelbesirat me te medhenj jan pikerisht keta horra pakurrizor qe mundohen ti barazojn te mire me te keqen, shtetin ligjor me rrumpallen Kriminale. Me kujtohej ky bir bushtre ne 2005 bente thirre te votohej berisha se kishte ndryshuar, dhe kishte reformuar me disa vemje si neritan sejamini. Qe ne fund doli se ishin Fasade. PD e vertete ishte PD e agim shehut, gazidedes, kuliqit, sefgjinit, ndrea prendit, agim llupos e plot vrases dhe bandite te tjere.

  5. Pelioni says:

    Z. Nano këto janë gjukime e vlerësime të tuat apo porosi të likes së çepanit pasi likja edhe për të vjedhur vota,fushë ku është rekordmen,dhe për të vrarë përdor të tjerët,por kjo tashmë nuk pi ujë ,pasi populli e di më mirë se ju opinionstët bythë lëpires .
    Z.Nano që të vësh shënjën e barazimit ndërmjet ps në pushtet dhe pd,po në pushtet në kohën e vet,për një njeri normal kjo,nuk ka byth të rrijë,me çtë drejtë ju nëperkëmbni dhe përdhosni jetët e marra nga pd në pushtet,vrasësin e barazoni me atë që jo vetëm se ka bërë një gjë të tillë ,por në shumë raste ka qënë viktimë.
    Vjedhja e votës e ka zanafillën në 26 maj të 96 dhe arkitekti e frymëzuesi i saj e ka emrin sali,dhe përfituesi klasik e kampion i saj e ka emrin like floriri.
    Barazimi juaj e ka emrin bythlëpirje,.

  6. Tonini says:

    Ore mik,ju kemi degjuar dhe ster ndigjuar ju,qe hiqeni si kokat analistikes Shqipetare,po ju kemi ndigjuar aq shume,sa na keni ca Hajdarin,po mire o shok qe na merke persiper te akuzosh PS se nga pergjimet e Blind na dilka se qenkan bere ca biseda te drejtusve te fushates me aktivistet e PS ne terren ku qenkan permend dhe pare,po a e din ti kush eshte urdherusi i katyre pergjimeve,keto pergjime jane kryer kur ne krye te prok.pergjithshme ishte Adriatik Llalla,po si ka mundesi qe ne ate fushate paskan komuniku vetem shtabi i PS,kurse PD dhe LSI,qe kan ba namin ato dit,nuk paska asnje pergjim,po kush e beson kete,mor zotni,po kush e ndoqi kete problem ne prokurori,e ndoqi nje Hajdarmataj,po pse ky zotnia nuk procedoi per kete ceshtje,se i dha urdher marshalli,po ky eshte krim,po ky krim i mbrojtur nga ju vetem me llogjiken e militantit,eshte shume here me i rrezikshem,prandaj mik,jepi Cezarit ate qe i takon dhe anshmerine ne pergjimet e bera,kerkoje ne emisionin tend,per opinionin ,se jo se ka ndonje rendesi,se ketu ka nje gje qe ju nuk doni ta kuptoni,se populli e din shume,qe shkatrrusit e zgjedhjeve ne kete vend kane emer konkret,PD dhe S.Berisha,si dhe lsi dhe I.Meta.

  7. Lanabregesi says:

    Mustafa mos bej rolin e batakciut,shqiptaret jane keta qe jane,me te mirat dhe te metat e tyre,po krimineli Sali Berisha me partine e tij kriminale te pd-es eshte i njohur nga te gjithe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje