Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se topi tani është në fushën e Lulzim Bashës për Reformën Zgjedhore.
Gajtë fjalës në Kuvend, Rama u shpreh se nuk do ta thotë mendimin e tij pa pritur ku do ta çojë lideri demokrat topin.
“Nuk e di si mendoni ju, unë kam mendimin tim që nuk do ta them. Le të presim ata që kanë topin të thonë se ku do të çojnë topin, do e nxjerrin nga stadiumi, do e kapin apo do të thonë topin e kam unë, penalltinë do ta gjuaj unë.
Po ti referohemi bibliotekës së fëmijëve në Kamëz, topi nuk do të gjuhet, por do të mbahet poshtë fanellës. Nuk e dimë si do të shkojë procesi, ajo që dimë është që ne nuk e kemi harruar që ka edhe një opozitë tjetër këtu dhe procesi do të vazhdojë duke ndarë draftin e marrëveshjes me ju” tha Rama. (TemA)
Basha nuk e gjuan, eshte me raport mjeksor,me convid- 19 !
Me pelqen per gozhdet e tratti bravo.
E sigurt eshte qe ja ka mar plaku lalzit.dhe ai do i fusi thiken.Do shikojm te qarat e Lulit si gjithmone ne rol.
LULI DO TA COJ TOPIN, ATY KU I THOT KRYEMINISTRI, AI TASHME ESHTE VASAL I RAMES .