Deputeti "xhentëllmen" largohet nga grupi demokrat: Nuk do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale

4 Qershor 2020, 10:45Politika TEMA

Deputeti i opozitës së re parlamentare Kostaq Papa njoftoi se do të largohet nga grupi demokrat.

“E lëshoj grupin parlamentar dhe jap dorëheqje prej tij duke i lënë paudhësitë politike, duke i falënderuar për bashkëpunimin po i lë në pseudodemokracinë e tyre që paraqesin të fshehur realitetin. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin realisht as me prezantime fiasko papagalli por me fenomene politike dhe fshehjen që duan t’i bëjnë demokracisë dhe fasadës që duan të veshin veprimet jo korrekte të shtetit për përfitime personale, më falni për fjalën për bythëlëpirje”, deklaroi Papa.

Ndërkohë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, i tha se “Lidhur me atë që thatë për nënkryetaren nuk ndaj të njëjtin mendim, por është e drejta jote nëse ke vërejtje për mua apo zëvendësen, rregullorja është e qartë drejtoju institucioneve të parlamentit të marrin masa nëse e shohin të arsyeshme. Sa per ikjen nga grupi është e drejta juaj ku të futeni ku të dilni”.

2 komente në “Deputeti “xhentëllmen” largohet nga grupi demokrat: Nuk do merrem me by**lëpirjet për përfitime personale”

  1. leri shkerdhatat bandat e krimineleve te shkeerdhehen
    ne orgji me te huajt dhe bejne pazaret
    si do ndajne fitimet dhe pronat ee shqiperise

  2. Neri says:

    Filluan pazaret…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje