Negociatat: Cila është pika e PD, që po mban pezull marrëveshjen?

4 Qershor 2020, 12:02Politika TEMA

Më shumë se sa një sqarim për publikun, Lulzim Basha u detyrua të dalë të mërkurën në mbrëmje vonë për t’i dhënë një përgjigje ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e cila i kërkoi publikisht atij që të bëjë edhe ai pjesën e tij për të firmosur një marrëveshje, të cilën ajo e cilësoi si shumë të mirë për t’i hapur rrugën Shqipërisë drejt BE-së.

Në 9 orë negociata të ditës së martë, palët folën me një gjuhë të drunjtë, ku pak u mor vesh se për çfarë ishte rënë dakord dhe jo.

Burime për gazetën “Si” thanë paraprakisht se shtrirja e identifikimit biometrik në gjithë vendin, kushti kryesor i opozitës në tavolinë, është arritur me ndërhyrjen e mbështetjes financiare që do të ofrojë delegacioni i BE-së në Tiranë.

Nuk është pranuar kërkesa e PD-së që Gjykata Kushtetuese të marrë në dorë zgjedhjet, ndërsa duket se është gjetur një zgjidhje e përbashkët për rolin që KQZ-ja do të ketë në zgjedhje.

Paraprakisht nga PD-ja mësohet se është rënë dakord nga palët që zgjedhjet të “drejtohen” nga ana administrative jo nga KQZ, por nga një krye-komisioner që do të asistohet nga një këshill ankesash i përbërë nga pesë anëtarë, tre nga mazhoranca dhe dy nga opozita.

Palët kanë mbetur tek një çështje për të cilën Basha foli vetëm si numër, por nuk u fut në detaje që lidhet me përbërjen e KZAZ-ve dhe KQV-ve.

Opozita kërkon që në komisionet me 7 anëtarë, vetëm tre prej tyre të jenë të depolitizuar, ku kandidaturat të vijnë edhe nga jashtë administratës.

Por për pjesën tjetër, PD-ja propozon që të jenë katër vëzhgues, dy nga mazhoranca dhe dy nga opozita, me kushtin që të kenë të drejtën e shënimit në procesverbal për vërejtjet që mund të kenë.

Nuk dihet ende se çfarë formule do të hidhet sot në tryezë, ku ambasadorët tanimë janë mbledhur veças, ndërsa nga selia blu nuk ka ende një sinjal nëse do të vijojnë ose jo negociatat, pikërisht për çështjen për të cilën foli Basha.

Ajo që dihet deri më tash është se palët ngecin në detaje teknike, ndërsa për kërkesat politike si krijimi i një qeverie teknike. Këshilli Politik nuk e ka marrë asfare në konsideratë.(SI)

9 komente në “Negociatat: Cila është pika e PD, që po mban pezull marrëveshjen?”

  1. Malsori says:

    Llul Bashes i eshte bere nje nder i madh se po mer pjese si i barabarte me PS-en per reformen zgjedhore,ne nje kohe kur eshte rrugve si zagar.Qeverija ka bere leshime dhe mire ka bere.Mbas Llulit qendron Sali Kerma dhe Ilir Floriri te cilet Reformen Zgjedhore dhe Reformen ne Drejtesi e quajne vdekjen e tyre,sepse do te vejne ne burg per vjedhiet dhe vrasjet qe kane bere.Lluli eshte me i favorizuar se ka vjedhur 230 milion euro ne Rrugen e Kombit dhe bashke me Sali Kermen kane vrare kater qytetar te pa armatosur ne Bulevard.Rrofte USA.Malsori Boston

    1. 666 says:

      Asgje per popullin nuk eshte bere e nuk do behet!
      Jane po ata qe e kane nxjerre jashte loje popullin per 30 vjet!
      Populli nuk e ushtron sovranitetin e tij ne Shqiperi prej 30 vitesh dhe ky eshte fashizem!

  2. shqip says:

    Ky lloj propozimi I fut zgjedhjet në ngërç. Dmth, ky thotë dy me dy komisioneret. Pastaj shton : me të drejtë shënimi në proçeset verbale . Atëherë ! Kqz apo kolegji, apo gj kusht, kur të marrin në dorë të shqyrtojnë një material, kanë përpara dy versione të ndryshme. Ku është parë që një komision nuk jep verdiktiktin final të numërimit? Atëherë pse u dashka bere gjithë ky debat ? Zëvendësojë gjithë administratën e zgjedhjeve me jo politike, dhe mbaron ky teatër. Po është e qartë, Pd do të bllokojë zgjedhjet duke mos pranuar humbjen e radhës. Dhe që mos dalë lakuriq para vëzhguesve ndërkombëtarë, vendos këto piketa absurde që vetëm mendja e tyre di ti prodhojë. Të jem si mazhoranca i le në mes të 4 rrugëve. Me dhe pa ata zgjedhjet bëhen po njësoj. Njerëzit nuk do rrinë të bëjnë sehir Lulin. Do votojnë parti të tjera, pasi e kuptojnë që ky nuk vjen në pushtet edhe sikur Rama të japë dorëheqjen nesër. Populli nuk ka komplekset e Monikes apo Lylit. Superliga, apo premier liga, nuk është se pezullohen pasi një, dy skuadra bien nga kategoria. Gara zhvillohet njësoj, vetëm që hyjnë skuadra të tjera për të kompletuar vendet e mbetura bosh. Duket paradoksale. Po opozita e rrugës duhet ti “beje” lapidar Rames. Është ai që po u jep një dorë për tu kthyer në sistem. E bëri edhe në 2017, pasi do kishin ngele në çadër. Po e bën edhe tani duke pranuar edhe më të papranueshmet. Kaq sa për partinë e Lylzimit. Ndërsa për LSI situata duket gati e pa shpresë. Po arritën të futin 2-3 deputetë, do ishte sukses. Në mos , “Harro mushkë Valarene se Ali Pashne e prenë”. Lesh e li-ja shkon me pushime ( për lesh).

  3. Doni me per Belulin? says:

    Shqiperia e mesme ka nje thenje: “Bathe, bathe, po nje kokerr”.
    Dikush tjeter do te thoshte: “U mbars mali dhe polli nje mi”.
    Mos u lodhni kot, sepse perseri Hajdutet do kemi mbi krye..

  4. Doni me per Belulin? says:

    Shqiperia e mesme ka nje thenje: “Bathe, bathe, po nje kokerr”.
    Dikush tjeter do te thoshte: “U mbars mali dhe polli nje mi”.
    Mos u lodhni kot, sepse perseri Hajdutet do kemi mbi krye.

  5. Al says:

    Lesh lesh…ik Prena hajde Lena…..

  6. Ziaqini me bisht says:

    Luli eshte ne dilemen me te madhe te jetes se tij. Une them se nuk do e firmose pasi nuk e le Babai dhe meta. Nuk do jete kurr me kryetar i pd dhe aq me pak Kryeminister.

  7. SHKODRAN I TERUN says:

    Gospodin Sali Berisha, ujin e zi po i qet ketij vendi dhe ketij populli, njqindfish ma zi se termeku.

  8. 666 says:

    Asgje per popullin nuk eshte bere e nuk do behet!
    Jane po ata qe e kane nxjerre jashte loje popullin per 30 vjet!
    Populli nuk e ushtron sovranitetin e tij ne Shqiperi prej 30 vitesh dhe ky eshte fashizem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje