FOTOT: Katastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme

5 Qershor 2020, 09:09Bota TEMA
FOTOT: Katastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u detyrua të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, pasi rreth 20 mijë ton naftë janë derdhur në Arktik nga një depozitë e një termocentrali pranë qytetit siberian, Norilsk, të premten e kaluar.

Termocentrali është në pronësi të kompanisë “Norilsk Nickel”, e cila është prodhuesi kryesor i nikelit dhe paladiumit në botë. Drejtori i termocentralit, Vyacheslav Starostin, u vu në pranga pas ngjarjes.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë nisur hetimet për ndotjen dhe neglizhencën e pretenduar. Presidenti Putin reagoi me zemërim, pasi autoritetet lokale e njoftuan qeverinë me vonesë për ngjarjen.

Pamje tronditëse janë shpërndarë në internet nga lumi Ambarnaya, uji i të cilit ka marrë ngjyrë të kuqe. Një ekspert vendas ka parashikuar që kostoja e pastrimit do të arrijë mbi 1 miliard dollarë, ndërsa ambientalistët janë shprehur se mund të duhen dekada të tëra për të pastruar totalisht zonën nga ndotja.

2 komente në “FOTOT: Katastrofë në Arktik, Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme”

  1. Abraham says:

    Fuckin commies !

  2. Tirana says:

    Bejme mire te merremi me ndotjet e Shqiperise, per te cilat nuk pergjigjet askush, se Rusia eshte e zonja e vetes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje