Reforma zgjedhore ka ngecur: Opozita pa përgjigje, ambasadorët në aksion për ta bindur për marrëveshjen

5 Qershor 2020, 11:35Politika TEMA

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga koha kur ambasadorja amerikane Yuri Kim i kërkoi Lulzim Bashës t’i thojë PO marrëveshjes së negociuar duke e lënë topin e fushën e tij.

Por nga ana e liderit demokrat nuk ka ende një përgjigje. Për tu konsultuar pasditen e së enjtes, Lulzim Basha mblodhi në seli dy negociatorët e opozitës Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili si dhe tre kryetarët e partive aleate Monika Kryemadhi, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi.

Si rrallëherë aleatët në përfundim të mbedhjes heshtën. Administra zgjedhore mban pezulll marrëveshjen pasi opozita nuk ka besim tek procesi i depolitizimit që ofron mazhoranca me punonjës të administratës publike dhe kërkon garanci.

Takimi i Lulzim Bashës me aleatët nuk ishte i vetmi. Ai në mesditë u takua me diplomatin gjerman pasi ky i fundit zhvilloi një takim pune me ambasadoren amerikane, atë të BE-së dhe OSBE dhe ambasadorit britanik./tch

2 komente në “Reforma zgjedhore ka ngecur: Opozita pa përgjigje, ambasadorët në aksion për ta bindur për marrëveshjen”

  1. Jorgo says:

    Nuk mendon per pipyllin por per vete e disa te tjere.Turp,turp.

  2. shqip says:

    Tani me që Basha nuk e gjuan topin , loja të përfundojë brenda parlamentit. Të miratohet në shumicë votash, ashtu siç e kanë dashur OSBE, ODIHR, SHBA, BE . Pas kësaj topin e gjuan populli. Në 21 populli thirret për votim. Kush do të garojë me ligjin e ri të rekomanduar tërësisht nga ndërkombëtarët, bujrum. Kush nuk hyn le ti kthehet punës , pasi boll kanë ngrënë qyl edhe duke mos marrë pjesë në parlament. Këtu duhet ndarë shapi nga sheqeri. Shqipëria o bëhet me anë të ligjit, o nuk bëhet kurrë. Me Maliqin u provua që mbetemi botë e tretë .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje