SKANDALET/ “Babrruja” e viteve ’80-’90 pa media: Cila ishte shkolla me “pullë të kuqe” në zemër të Tiranës

5 Qershor 2020, 12:32Sociale TEMA

Shoqëria shqiptare ka marrë goditjen e radhës, duke qenë sa spektatore e sa protagoniste, në atë që është konsideruar skandal pedofilik, konsumuar në shkollën e Babrrusë.

Aty, roja, Abaz Dogu, mbi të 60-at, ka rezultuar një monstër pedofilie, duke abuzuar për mbi një vit me një nxënëse 15-vjeçare. Por flitet se të njëjtën gjë ka bërë dhe me të tjera nxënëse, së paku duke i ngacmuar.

Ajo që duhet veçuar në këtë rast, është fakti se ngjarje të tilla, si reflektim të një degradimi moral në disa vatra shoqërore, më rëndë në institucione arsimore, po serviret si diçka e vonë te ne, në Shqipëri, njëherësh duke e politizuar. Por nuk është kështu. Jemi thjesht në momentin kur nuk është ngjarja por konteksti informues mbi të keqen, më saktë ai mediatik.

Siç kjo e Babrrusë, më herët dhe ngjarja e Kavajës, pa roje shkollë por vetëm me nxënës protagonistë, kanë ekzistuar në çdo kohë, madje që para viteve ’90. Diferenca me të djeshmën e të sotmen është thjesht roli mediatik. Media e sotme, një furi informuese pa asnjë filtër, ku një pozitë të fuqishme ka dhe ajo sociale, nuk le gjë pa “zbuluar” e pa publikuar. E kjo bën që shumë fenomene, edhe pse ekzistente në të djeshmen e afërt apo të largët, por të papublikuara apo trajtuara, të ngjajnë sikur ndodhin për herë të parë në këto kohë.

Për ilustrim, duke qëndruar të skandalet seksuale në shkolla, një e tillë, plot të ngjashme, ka qenë, siç është dhe sot, në mes të Tiranës, pavarësisht se ç’roje ka te dera.

Në fund të viteve ’80, duke u prekur ’90, artistikja “Jordan Misja”, një shkollë që ka bërë historinë e arsimimit artistik shqiptar, përflitej deri për orgjira mes nxënësve, ku për këto zgjidhej dhe taraca e shkollës.

Po në këtë shkollë, atë kohë, qarkullonin të parat letra për lojë-letrash, me pamje pornografike në njëjën anë. Ndodhte kjo, edhe nga fakti i përbërjes sociale të shkollës; shumë nxënës vinin nga rrethet, e duke qenë larg familjes, tërhiqeshin pas sëmundjeve të kohës, ku ato imoralet ishin më provokueset, të sjella aty nga nxënësit e pjacës së Tiranës, edhe asaj artistike, që për vetë moshën tërhqeshin pas aventurave me Rock and Roll në sfond. Dhe atëherë ishte në modë që dehjes muzikore t’i shtoheshin dhe dy dehje të llojeve të tjera.

Pra, ajo që ka ndodhur në Babrru, edhe në Kavajë me herët, nuk është plagë e kohës së sotme, aq me pak me indikacione politike; është shumë më e hershme dhe për një sërë faktorësh kompleksë, jo vetëm lokalë por dhe globalë. Për këtë të fundit, mjaft të kujtojmë Revolucionin Seksual të vitit ’68 në Francë, nxitur dhe diktuar nga një lëvizje studentore, me efekte në të gjithë botën moderne. Pra, rrënjët janë shumë më të thella dhe e tejkalojnë më dekada e kilometra Besa Shahinin.

Sa për një paralele, në kohën kur “Jordan Misja” ishte “pulla e kuqe” e Tiranës, ministër Arsimi ishte Skënder Gjinushi, për hir të së vërtetës, në terma arsimorë e jo politikë, ndër më të mirët që ka patur Shqipëria nën komunizëm. (Tesheshi)

7 komente në “SKANDALET/ “Babrruja” e viteve ’80-’90 pa media: Cila ishte shkolla me “pullë të kuqe” në zemër të Tiranës”

  1. shkollat jane ktyer ne nje vend ku dalin femije pa edukuar says:

    Besa e Shahinit duhet te largohet vete pa ja vene gishtin km Rama
    ajo mezi ngren pantallonat e saj
    per kete i bej pyetje vehtes ku e ka gjetur Erdi Rama ket femer pa shtylle korrizore
    njkosisht drejtoret e shkollave dhe mesuset duhet tu behet nje qelizem i thelle se vetem marrin rrogat
    Besa e shahinit me e pakta duhet te jap dorheqje dhe pse jo ndekje penale
    rojet e shkollave duhet te testohen se per te bere roje si duhet eshte e veshtire
    Drejtoresha dhe mesusja kujdestare te arrestohen

  2. Fredi says:

    O njerez po pse ne para 90tes ishim andertal kujtoni ju , ne at koh tirana ishte shm shum me e kulturuar se sot , se banoret e Tiranes deri ne 90ten kishin 50 vjet ne Tiran ishin gati dy breza lindur e rritur ne Tiran , Kultura dhe njohja jetes ishte gati si ne Europ , por se çfar benin me deshir shok shoqe neper shpia kur benin parti , ajo i ngelej deshires se xhdo kujt , por monstruozitete si kto sot , qe shkon roja ben shantazh dhe perdhunon me an te presionit femijet e shkolles , kto gjera as jan imagjinuar perpara 90tes mos u mundoni ti njesoni gjerat sot me kohen die , kur shteti ishte strikt dhe ligji zbatohej pik per pik , ku denohej me 11 vjet heqje lirie prostitucioni dhe droga nuk imagjinohej fare , ne at koh pinim alkol shok shoqe dhe plotesonim deshirat e njeri tjetrit , por burr e bir kurve te bente presion dhe te ngacmonte femij nuk kish se 25 vjet ishte ligji ne at koh , por kur flas perpara 90tes kur hyje ne burg ti hidhnin çelsat ne det , prandaj kontrollo lapsin kur shkruan ti qe ke ber shkrimin qe baltos e njeson te tera sistemet kur esht per keq pis i pa ndershem legen. Ne nuk kemi perdhunuar por kemi ber dashuri me deshiren e te dy palve kto ligji nuk i ndalonte ne komunizem .

  3. Fredi says:

    O njerez : ore ti qe ke katranosur kte artikull per te baltosur kohen ton , po pse ne para 90tes ishim andertal kujtoni ju , ne at koh tirana ishte shm shum me e kulturuar se sot , se banoret e Tiranes deri ne 90ten kishin 50 vjet ne Tiran ishin gati dy breza lindur e rritur ne Tiran , Kultura dhe njohja jetes ishte gati si ne Europ , por se çfar benin me deshir shok shoqe neper shpia kur benin parti , ajo i ngelej deshires se xhdo kujt , por monstruozitete si kto sot , qe shkon roja ben shantazh dhe perdhunon me an te presionit femijet e shkolles , kto gjera as jan imagjinuar perpara 90tes mos u mundoni ti njesoni gjerat sot me kohen die , kur shteti ishte strikt dhe ligji zbatohej pik per pik , ku denohej me 11 vjet heqje lirie prostitucioni dhe droga nuk imagjinohej fare , ne at koh pinim alkol shok shoqe dhe plotesonim deshirat e njeri tjetrit , por burr e bir kurve te bente presion dhe te ngacmonte femij nuk kish se 25 vjet ishte ligji ne at koh , por kur flas perpara 90tes kur hyje ne burg ti hidhnin çelsat ne det , prandaj kontrollo lapsin kur shkruan ti qe ke ber shkrimin qe baltos e njeson te tera sistemet kur esht per keq pis i pa ndershem legen. Ne nuk kemi perdhunuar por kemi ber dashuri me deshiren e te dy palve kto ligji nuk i ndalonte ne komunizem .

  4. Eri says:

    Te gjithe drejtoret dhe ish-drejtoret e arsimit ne rrethe merrnin para per nje vend pune si mesues.Shikojini si jane te gjithe me pasuri dhe barkderra.Te gjithe jane njesoj nga pasuria dhe paraqitja fizike.

  5. labi says:

    Te paska ngel ora ne komunizem plako,te arrestohen te gjithe,pse ca eshte ministra arsimit police te ruaj shkollat.Femijet nuk edukohen vetem ne shkolle,baza eshte familja.

  6. Rinia e zhytur në mut says:

    Temë interesante identifikimi dhe përshkrimi përciptaz. ( ndoshta me bazë).
    Po atë ministri më i mirë profesional Gjinushi ku e gjetët merr jahu..!?

  7. Anna says:

    Pse meqenese kane ndodhur para viteve 90 atehere te bejme sikur nuk ka ndodhur ndonje gje e madhe. Ta justifikojme ate moster .zot na ruaj…Ai dhe ata si ai duhet te denohen maksimalisht ,te behen shembuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje