108 vjeçarja fiton betejën me COVID-19

6 Qershor 2020, 14:09Bota TEMA

Fatima Negrini, një grua 108 vjeçe nga Italia e Veriut, është ndër më të moshuarat në botë që u shërua nga COVID-19.

“Zoti më harroi”, deklaroi Negrini për “Corriere della Sera”, duke raportuar se të mërkurën e moshuara mbushi 108 vjeç.

Gazeta publikoi një foto të saj në karrike më rrota, duke qëndruar përpara një torte me çokollatë dhe krem, si dhe një letër urimi në formë zemre.

Në letër shkruhej “Fatime 108, Të duam!!! S. Faustino”.

Negrini ka qenë për shumë vite banore në shtëpinë e të moshuarve “Anni Azzurri San Faustino” në Milano, deklaroi një zëdhënës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje