Aleksis Tsipras kërkon mbylljen e marrëveshjes së “Detit” me Shqipërinë

6 Qershor 2020, 21:25Politika TEMA

Lideri i opozitës greke Aleksis Tsipras i ka bërë apel kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen e detit me Shqipërinë.

“Mitsotakis duhet të thërrasë liderët politikë në vend dhe të vendosim nëse do të vazhdojmë strategjinë për marrëveshjen e detit me Shqipërinë apo të ndryshojmë strategji. 

Jam i gatshëm të jap pëlqimin tim ndaj vendimeve që qeveria mund të marrë, duke iu referuar strategjisë kombëtare të dobishme për të mbyllur marrëveshjen për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë”.

 I pyetur për zgjerimin e ujërave territoriale, ish kryeministri  theksoi se pas arritjes së marrëveshjes së Prespës  me Maqedoninë e Veriut duhet të gjendej koha e duhur edhe për mbylljen e paktit detar me Shqipërinë.

Kreu i Syrizas theksoi se pa arritur këtë pakt, nuk mund të çojnë Turqinë për shkelje të marrëveshjeve ndërkombëtare në gjykatën e Hagës.

3 komente në “Aleksis Tsipras kërkon mbylljen e marrëveshjes së “Detit” me Shqipërinë”

  1. POPULLI-" I LUMTUR" says:

    PO LUMIN SHKUMBIN A do ta “Japim”????Se deri aty e quajne “Vorio-Epir” Greket???Po disa shkojne me Large:Thone Dyrraqis..PRA KERKOJNE EDHE Durresin..pse jo:Po kete Here do tja leme perseri ne Dore Lulezim Bashes….ja ka Marre dorene ketyre Puneve te Shitjeve ai..nje dite do te Cojne ne Pazare edhe Breket e se shoqes…..pse jo???

  2. abc says:

    Ramyn nuk e le Erdoganin qe te fismosi, e ka kapur prek koqeve gati per ta tredhur.

  3. Kosta says:

    Pronare te medhenj po dalin anadollaket grekista.Me origjine nga Ponti ne brigjet e Detit te Zi po kerkojne ujrat e Jonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje