57 efektivë të Policisë së Bufalos, në Nju Jork, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, pas pezullimit të dy kolegëve të tyre që akuzohen se përplasën në tokë një protestues 75-vjeçar.
CNN mësoi se efektivët dhanë dorëheqjen nga skuadra speciale, por jo nga puna e rregullt në Policinë e qytetit.
Për ngjarjen, e cila u filmua në kamera, ka nisur edhe një hetim. Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, e quajti të pajustifikuar dhe të turpshëm.
Në pamjet filmike, protestuesi shfaqet përballë efektivëve të policisë të cilët ndërsa përparojnë e shtyjnë duke e hedhur në tokë. Koka e tij përplaset me trotuarin e ndërsa ai qëndron i shtrirë dhe i gjakosur, ata e lënë aty dhe vazhdojnë rrugën.
I moshuari, Martin Gugino, ndodhet i shtruar në spital në gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Avokati i tij tha se ishte në gjendje të stabilizuar dhe se ai ishte thjesht një protestues paqësor, i njohur në komunitet për aktivizimin në shoqërinë civile.
Eshte komplet nje mashtrim kolosal mediatik edhe video eshte e manipuluar per te rritur urrejtjen tek populli kundra forcave te policise dhe kundra trampit,verifikojeni lajmin perpara se ta kopioni o gazetare injorante
E kane dhene edhe televizionet e Europes e amerikes. Tani a duhet me te besu ty mashtrues apo videon direkt kur e hellin ne toke te moshuarin? Thirri trurit po e pate akoma ne koke. Ndoshta e ke qu trurin me pushime.
kafshe..dhe ankohen keta per policet tane tek teatri
Sa te papergatitur keta policet amerikane..as maska, as doreza..do ti vdese e shuaje Korona..apo Korona??!!