Pas SHBA-së, prag skandali me policinë edhe në Francë

6 Qershor 2020, 22:10Bota TEMA

Teksa e gjithë bota ka kthyer sytë nga protestat që po zhvillohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër policisë, duket se Franca është në prag të një skandali të ngjashëm.

Disa komente të bëra nga punonjësit e policisë dhe xhandarmërisë franceze në një grup privat në Facebook, janë bërë publike në media dhe kanë ngjallur zemërimin e qytetarëve.

Në këto komente të policëve francezë, ka deklarata raciste dhe seksiste ndaj personave që kanë qenë viktima të brutalitetit të policisë.

Në këtë grup privat në Facebook, punonjësit e policisë dhe xhandarmërisë tallen me qytetarët e dhunuar nga policia dhe përdorin terma racistë.

Për këtë ngjarje ka reaguar ministri i Brendshëm i Francës, i cili i ka konsideruar të papranueshme këto komente dhe që baltosin uniformën e policisë, nëse provohen se janë të vërteta.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Francës ka nisur një hetim për punonjësit e policisë që janë pjesë e atij grupi privat në Facebook. Ata do t’u nënshtrohen një hetimi disiplinor.

Edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë franceze kanë dënuar komentet e pahijshme dhe i kanë konsideruar si “veprime të mjerueshme të disa individëve”. Ndërsa kritikët thonë se racizmi është një problem sistematik në Francë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje