Edhe pak orë kanë mbetur nga lidhja e linjës së re që do të dyfishojë prurjet e ujit në Boville. Lajmin e mirë e ka dhënë kryebashkiaku Veliaj, teksa ka postuar edhe fotot nga punimet intensive që po kryhen për një nga investimet më madhore në ujësjellës për dekada me radhë.
“Edhe pak orë punë – mirënjohje kolegëve të Ujësjellës Tiranë. Linja e re nga Bovilla bashkë me impiantin e ri, investime të nevojshme prej dekadash, që dyfishojnë ujin në Tiranë”, shkruan Veliaj.
Flluska mediatike, te dyfishosh do te thote 24 ore uje ne rrubinetat e taksapagueseve. Mir qe uje s’do kemi 24ore, po depozitat pse na i hoqet. Na eshte kthyer ne ferr orari ujit, na eshte bere jeta, sikur jetojme ne konvikt apo burg prej orarit te ujit. Nuk ta beson kush, kur i thua qe banoj ne qender te tiranes, 150m, larg bashkise te tiranes, zona e ushtarit te panjohur, nuk kemi uje, orari qe vjen na gjen ose ne pune ose jashte shtepie, duhet te lahemi me urgjence prej frikes se po iken uji, tmerr, stres, fobi. Kjo eshte panorama e qendres se kryeqytetit, e jo ajo qe duket naten me drita.