Pas investimeve për modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës, NATO po studion edhe mundësinë për investime edhe në bazën detare të Pashalimanit.
Kërkesës zyrtare të dorëzuar në tetor të 2019-ës nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila ka parashtruar planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, Aleanca e Atlantikut të Veriut deklaron se ka nisur punën në bashkëpunim me autoritet ushtarake shqiptare, për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si kjo bazë mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të Aleancës.
NATO iu përgjigj zyrtarisht interesit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare lidhur me kërkesën e autoriteteve shqiptare për investim në Pashaliman.
“Autoritetet ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si baza detare e Pashalimanit mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, konfirmoi për ATSH një zëdhënës i Aleancës.
NATO, tha për ATSH, se e mirëpret mbështetjen e Shqipërisë ndaj planeve dhe sigurisë detare të Aleancës.
“Ne mund të konfirmojmë se NATO ka marrë një letër nga Ministria shqiptare e Mbrojtjes, ku shprehet mbështetja e qeverisë shqiptare për modernizimin e Bazës Detare të Pashalimanit. Ne mirëpresim mbështetjen e Shqipërisë ndaj planeve dhe sigurisë detare të NATO-s nëpërmjet dhënies së aftësive detare të saj për misionet dhe aktivitetet e drejtuara nga NATO”, deklaron për ATSH zyrtari i Aleancës.
Për NATO-n, nënvizon zëdhënësi për ATSH , kjo pasqyron solidaritetin, kohezionin dhe unitetin e përpjekjeve të Aleancës.
“Kjo është në të njëjtën linjë me qëndrimet operacionale të NATO-s dhe pasqyron solidaritetin, kohezionin dhe unitetin e përpjekjeve të Aleancës. Autoritetet Ushtarake të NATO-s janë duke punuar ngushtë me autoritetet ushtarake shqiptare për të përcaktuar mënyrën më të mirë se si kjo bazë mund të mbështesë kërkesat operacionale detare të NATO-s”, nënvizohet në reagimin zyrtar për ATSH-në.
Në tetor të vitit të shkuar, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka iu drejtua përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D.Wolters që Aleanca të konsiderojë Pashalimanin edhe për shkak të gjeografisë dhe avantazheve që ofron, për të investuar edhe aty një bazë detare.
Ministrja ka theksuar se Shqipëria është gati për zbatimin e një plani të përbashkët për zhvillimin e bazës detare për Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Ndërkaq baza ajrore e Kuçovës do të jetë gati së shpejti, sipas projektit të hartuar nga NATO, një investim ky që kap vlerën e 50 milionë eurove.
Paturpesia e Radhes qe Degjojme….!!!!!!!!Por se paku Mos na e Beni Fakte te Kryer…..shikojme se keni kerkuar nga Aleanca nje “ZHvillim aktive” te Bazes???Bukur po Pastaj???
-1-Na Lodhet duke thene se Baza e Kucoves do te “Moderrnizohet”, kemi ketu e 3-e Vjete…POR NE BAZEN E KUCOVES se bashku me Avjonet e Bardhe te lene ne Meshiren e Fatit, Kullosin te pa-shqetesuara Dhente e Xha-Zeqos…..asnje Koqe leku nuk po duket ne Baze….lol
@@Turpi Vazhdon:::::lol
‘shqiptare-berlini me gjak greku! Nuk eshte turp te thuash je grek,serb a turk…c’ti besh ..!
Asnjë kontrat s’ka respektuar Amerika me vëndin tonë, ndaj është mir që baza të jepet me qera Kinës ose Rusis.
Merreni gjithe Shqiperine e behemi bazen ushtarake me te madhe ne bote,por me pare pastroheni ata nga pleherat politikane.
Bravo baza ushtarake do ta bej vloren dhe jugun tepert te sigurt dhe pike te rendesishme zhvillimi ekonomik,rrofte SHBA-ja
Si kerkesa per bazen e kucoves e si per pashalimanin kane per qellim per te perzene turqit te cilet ne te dyja bazat kane trupa e bashkepunim me shqiperine.nuk kane qene dhe aq propozime nga ministria jone e mbrojtjes sesa urdhera nga amerika.eshte nje menyre e sjellshme per ti nxierre nga bazat duke i kthyher ne baza te natos
‘shqiptare-berlini me gjak greku! Nuk eshte turp te thuash je grek,serb a turk…c’ti besh ..! U nxive o derezi???
Po mire moj Amerik , po pyetni Rajersonin dhe Rajersonat tjere , pse e prishet kete baze ku ka qene me e mire dhe me e sigurte qe nuk kishte ushtri ne bote çfare ti bente . Pse tash me harxhu lekun e taksave te popullit amerikan e shqiptar me e bere prap dhe kurre nuk mund ta bani si ka qene as ju as keto drejtuesat shqiptare te ketyre 30 vjeteve te fundit . Keto vite as nuk u ndertu nje fabrike nje kombinat nje hekurudhe apo nje hidrocentral .
Daku shume koment i sakte , me se e vertete usa po u ben dalje me stil turqise
Duhet me dite nje dicka.per traktatin e varshaves dhe per rusin baza e pashalimanit, ne ate kohe ishte nje avanpost,po keshtu dhe kucova,ndersa per naton sote nuk e kane ate rendesi dhe vlere.nato ka plote baza te tjera edhe me te rendesishme ne rajon,keshtu qe nuk ka pse ngutet, pamvarsisht deshires dhe interesit shqiptar
Kjo eshte ministrja me koti qe kam pare ndonjehere ,keta i bejne ne makete tridimensionale dhe i mbajne neper sirtare, si aeroporti vlores .Po mire moj ministre cfare e ke, pronen e sateme qe thua do ja japim natos .E para cfare fiton populli shqiptar ,se dhe per bazen e kucoves s ke thene gje ,,apo vetem pike karburanti furnizohu ndot ajrin dhe detin dhe ik .Bashkohem me nje komentues me lart Rusia ,te pakten do shikonim hajer dhe ne turizem ,dhe ata s kane llafe po vepra ,,,,,,,,,,u lodhem me kete ameriken 20 vjet mashtrime dhe asgje konkrete