Periudha e ngjizjes nuk duhet ta shndërrojë seksin në proces mekanik

7 Qershor 2020, 12:19Lifestyle TEMA

Seksi gjatë periudhës që jeni në përpjekje për të ngjizur një shtatzëni shpesh nuk është shumë seksi ose romantik.

Fokusi për t’u përqendruar tek këshillat e mjekut, mund ta shndërrojë seksin si një punë e përditshme për arritjen e qëllimit.

“Seksi i orientuar nga qëllimi është zakonisht më pak i nxehtë dhe më pak i kënaqshëm për të gjitha palët e përfshira, sepse me të vërtetë duhet të ketë të bëjë me udhëtimin, jo për ndonjë destinacion”, thotë Laura Deitsch, PhD, seksologe.

Sipas saj seksi nuk duhet të jetë thjeshtë mekanik dhe të zbatohet si recetë mjeku. Një çift edhe gjatë periudhës që kërkon të ngjizë një fëmijë duhet të ketë një jetë të kënaqshme seksuale, edhe kur janë të përqendruar në konceptimin ose trajtimet e pjellorisë.

Gjeste të tilla si prekja, puthjet e forcojnë më shumë marrëdhënien, sepse edhe çështjet e fertilitetit mund të shkaktojnë stres dhe tendosje, tregon Diana Sadat, terapiste seksi dhe këshilltare e çifteve. “Ndërsa çiftet fillojnë të përfshihen më shpesh në këto aktivitete të vogla, ata ndjehen më të lidhur gjë që i bën ata të duan të bëjnë seks edhe për kënaqësi”, thotë Sadat.

Nëse procesi i përpjekjeve zgjat kjo nuk do të thotë që një çift të heqë dorë nga kënaqësia e jetës seksuale, ndaj ekspertët këshillojnë që marrëdhënia e tyre të jetë e njëjtë.

Dy partner herë pas herë duhet ta rikujtojnë dhe temën e pjellorisë, ovulacionit, si bashkëbisedim i hapur me partnerin, pork jo temë nuk duhet të ndikojë emocionalisht çiftin./Health.com/

1 komente në “Periudha e ngjizjes nuk duhet ta shndërrojë seksin në proces mekanik”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje