Çështja “George Floyd”, Erdogan: Ja ç’ka thënë Profeti Muhamed për ngjyrën e njeriut

9 Qershor 2020, 20:52Bota TEMA

Erdogan kujtoi hadithin: Një njeri i bardhë nuk ka asnjë avantazh ndaj një njeri të zi dhe as një i zi nuk ka përparësi ndaj një njeriu të bardhë

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan komentoi vdekjen e George Floyd nga brutaliteti policor, për çka janë ndezur protesta të fuqishme në SHBA e një pjesë të globit.

Përmes profilin e tij zyrtar në Twitter, Presidenti Erdogan lëshoi ​​një deklaratë në anglisht në lidhje me vuajtjet e amerikanit Floyd, një i zi, për të cilin aludohet se pikërisht ngjyra e lëkurës i morri dhe jetën.

“Qasja raciste dhe fashiste që çoi në vrasjen e George Floyd si rezultat i keqtrajtimit policor në Minneapolis, jo vetëm që na mërziti, por ishte gjithashtu një nga manifestimet më të dhimbshme të padrejtësisë me të cilën përballemi në të gjithë botën.

Si pjesë e Islamit, një besim që na mëson se përveç Zotit duhet të duam edhe njerëzimin, unë e dënoj me forcë këtë veprim çnjerëzor. Turqia gjithmonë do të kundërshtojë çdo lloj dhune, pavarësisht se në çfarë mënyre dhe pse ndodhi.¨

Duke kujtuar hadithin (thënien) e Muhamedit a.s. “Një njeri i bardhë nuk ka asnjë avantazh ndaj një njeriu të zi, dhe as një i zi nuk ka përparësi ndaj një njeriu të bardhë (përveçse në devotshmëri)”, Erdogan shkroi:

“Në përputhje me këtë parim, ne do të vazhdojmë të luftojmë për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë njerëzimit, pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjuhës ose besimit.”

“Unë besoj se autorët e këtij akti çnjerëzor do të marrin dënimin që meritojnë. Ne do të ndjekim këtë ngjarje. Vlerësim për të ndjerin George Floyd, ngushëllime për familjen”, shkroi presidenti turk.

4 komente në “Çështja “George Floyd”, Erdogan: Ja ç’ka thënë Profeti Muhamed për ngjyrën e njeriut”

  1. ??? says:

    Avantazh dhe Perparesi kane kuptime te ndryshme. Do ishte mire qe shprehjen ta kishit publikur edhe ne gjuhen origjinale. Kshu si e keni perkthyer nuk tingellon drejt.

  2. tropoja says:

    po ata kudet te ju ne turqi a jane te bardhe a te zi apo te mesem ?

  3. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

    erdhi dite e keqe per sunitin,cti besh Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj…………allah uakbar!

  4. Trojani says:

    Te te japi dhe erdogani leksione drejtesie !!
    Kesaj i thone , shan i dhjeri te permjerin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje