Biden: Mendoj se George Floyd do ta ndryshojë botën

9 Qershor 2020, 15:56Bota TEMA

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka thënë se i ndjeri George Floyd “do ta ndryshojë botën”.

Pas një takimi privat me familjen e Floydit në Hjuston, Teksas, për të ofruar ngushëllimet e tij, Biden ka thënë për CBS News se vdekja e tij është “një prej pikave më të mëdha të ndryshimit në historinë amerikane”.

Vdekja e afrikano-amerikanit Floyd, në duart e një zyrtari policor të bardhë, ka nxitur protesta në gjithë botën.

Një ceremoni private e varrimit do të mbahet në Hjuston në vonë gjatë së martës.

“Ata janë familje e mrekullueshme, vajza e tij e vogël ka qenë aty, ajo që ka thënë se ‘babai i saj do ta ndryshojë botën’ dhe unë besoj se babai i saj do ta ndryshojë botën”, ka thënë Biden për CBS.

Mijëra persona janë parë të martën në Hjuston, ku Floyd ka jetuar para se të shpërnguljes në Mineapolis, duke krijuar radhë të gjatë për ta parë trupin e tij para një kishe.

Ceremoni të ngjashme në nderim të tij janë mbajtur në Mineapolis dhe Karolinën Veriore, ku Floyd ka lindur.

3 komente në “Biden: Mendoj se George Floyd do ta ndryshojë botën”

  1. WuFlu says:

    Vjedhje masive dhe djegje te pronave – te orkestruara nga e majta anarkisto marksiste – qe martirizojne nje hajdut/kriminel ordiner. Kete eshte ndryshime ofroni ju z Biden ?

    1. Tan_Tironci says:

      Ik mer Kar. Zhuls she dobiç. Nuk foli Biden per ty e sorrollopin tend. Teveqel dhe I shapllamosur.

  2. american16al says:

    Shikojeni filmin me 3 seri Dark Knight dhe do te shikoni sa e persosur eshte anallogjia me realitetin, e pabesueshme.!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje